Shqiptarët më së pari në Republikën e Maqedonisë

Opinione

Shqiptarët më së pari në Republikën e Maqedonisë

Nga: Abdulah Ahmedi Më: 20 janar 2018 Në ora: 07:24
Abdulah Ahmedi

Republika e Maqedonisë rrugëton drejtë Evropës dhe Botës, ajo me përmisimin e relacioneve të gjeodistancës veçë po ka fituarë besimin tek komuniteti nërkombëtar. Në këtë kontekëst shoqëria në Republikën e Maqedonsë (dy etnitetet maqedon dhe shqipëtar) me frikë po presën ndryshimet në nivel nacional, anëtarsimin e Republikës së Maqedonisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe  Bashkimin Evropian (BE) si dhe ndryshimin  e  emrit.

Një debat i nxhetë po bëhet në instancat e ndryshme tek Maqedonët të cilët po frikësohen se nga ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë do të humbin identitetin kombëtar, një debat i gabuar në fakët se një bashkësi etnike nuk zhbëhet me ndrimin e emrit të një Shteti.

Një debat latent po bëhet tek instancat e niveleve të ndryshme tek Shqiptarët të cilët observojnë ndryshimet në nivel nacional dhe janë shumë inertë. Sot, shqiptarët duhet të jenë të parët me një zë të ri në Republikën e Maqedonisë. Ato e kanë shansin e fundit në historinë e vendit që të formojnë një ’’opinion juris’’ që do të mundësonte që vlerat e etnitetit shqipëtar të prezentohen në nivel Shtetror. Republika e Maqedonisë po ndrishonë, redifinohet  dhe prezenton një  ‘’sui generis’’ në vete dhe ajo do të  duhet të jetë nji Shtet që do të prezentojë vlerat e shoqërisë që ate e përbëjnë edhe ate të shqipëtarve.

Me këto ndryshime, dy etnitetet (maqedon dhe shqipëtar) do të jetonin pa frikë të respektuar dhe të barabartë në mes tyre në nji Shtet binacional, kjo poent çonë në një maximë latine ’’primus inter pares’’.

Nga këto ndryshime pozitive mundet të fitojnë vetëm qytetarët, në kuptimin se Republika e Maqedonisë do të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare-euroatlantike-, aty ku edhe është synimi i pjesës dërrmuese të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët kërkojnë perspektivë, e të cilën mund ta gjejnë vetëm në rendin e ri juridiko-ekonomik të BE-së dhe me anëtarësimin e vendit në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat