Protesta e hallexhinjve dhe fukarenjve - Bota Sot
Protesta e hallexhinjve dhe fukarenjve

Opinione

E diel, 27 maj 2018

Protesta e hallexhinjve dhe fukarenjve

Nga: Sali Leka Më: 20 janar 2018 Në ora: 10:19
Sali Leka

Shkrimtar dhe poet lirik erotik dhe eposik me vepra letrare dekadente mikroborgjeze reakisonare dhe degjeneruese për njeriun e ri soicialist proletar që ka formuar Partia dhe shoku Enver, vigjilentë revolucionarë.

Me këto akuza mizore më burgosën, më persekutuan tmerrësisht. Më dikriminuan dhe më diskretituan me ligësinë dhe egërsinë e ujkut. Me kane urryer me zilinë e llahtarshme dhe tregimet dhe poezitë e mrekullueshme brilante të mahnitshme shembullore të dobishme për jetën nejrëzore.

Me shumë nderim dhe kujtim për shkrimtarët dhe dramaturgët e burgosur të përndjekur që sot nuk jetojnë, por edhe mbas vdekjes duan me i diskretituar, se të vdekurit as flasin as reagojnë as kanë avokat mbrojtës. Janë burgosur dhe persekutuar 125 shkrimtarë të talentuar dhe 750 intelektualë të kulturuar, të përkushtuar për liri dhe demokraci.

Me shumë admirim për ata që jetojnë dhe kontribuojnë për letërsinë artin e kulturën, drejtësinë dhe demokracinë shembullore triumfatore, me të drejta të plota njerëzore, por akoma më keq, edhe sot duan me na rraskapitur dhe stërmunduar zgërdheckit, gëlbockit, falsifikatorët, mizoristët dhe persekutorët zuzaristë që kanë rrëmbyer stafetën e antikomunizmit.

Nëpër gazeta dhe televizione hallexhinjtë edhe fukarenjtë gumëzhisin ulërasin dhe llomotisin: Shqiptarët po mbyten nga krimi dhe varfëria. Prandaj të bashkohemi me 27 janar 2018 të protestojmë të rrëzojmë qeverinë Edi Rama të burgsoim kriminelët Saimir tahiri, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini.

Në fakt hallexhinjtë e protestës i kanë nga 20 milion lekë por kanë halle shumë dhe u duhen 40 milion. Edhe fukarenjtë i kanë nga 4 milion, por duan të kenë 8 milion.

Edhe unë me shokët e mi do të protestojmë por me konditë të na japing 2 milion lekë. Neve i kemi 2 milion, por na duhen 4 milion. Të na i japin publikisht me 26 janar, se tinëzisht u japin të tërëve nga 2 mijë lekë të reja fringo.

Unë me shokët e mi jemi demokratë dhe antikomunistë të vëretë të betuar, humanist modernistë me punë të madhe me kontribut të çmuar për kombin atdheun, drejtësinë dhe demokracinë, port ë burgosur, të internuar, të persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga mizorizmi I tërbuar enverist-ramizist.

Shkrimtar dhe poet me 105 libra dhe 5500 tregime të vërteta të dobishme për jetën njerëzore, që nga viti 1966, por redaksitë e gazetave “Bashkimi”, “Zëri I rinisë”, “Nëntori” nuk i botuan, por i mbyllën, i censuruan 25 vjet rresht. Nga ana tjetër po këto gazeta kanë botuar miliarda trillime me gënjështra falsifikime, duke mësuar dhe stërvitur dy million shqiptar për të gënjyer për të shpifur, për të intriguer dhe për të sajuar kusarë, zuzarë, kriminelë dhe mizorë imagjinarë. Kurse zuzarët kusarët krimnelët dhe mizorët e vërtetë kanë 72 vjet që bëjnë kërdi, batërdi dhe tragjedi në Shqipëri. Dhe akoma nuk pakësohen por shtohen se nuk demaskohen nuk izolohen dhe nuk ndëshkohen.

Njerëzit e mirë fisnikë të drejtë, të sinqertë, humanistë të admiruar dhe mendimtarë vizionarë të kulturuar ishin dhe janë në mëshirën e kriminelëve të zuzarëve mizorëve dhe kusarëve.

Unë me shokët e mi i falenderoj kriminelët dhe mizorët që akoma nuk na kanë vrarë dhe masakruar.

Kurse për zuzarët, kusarët, gënjeshtarët dhe langarët e gëlbosur kam shumë fjalë për të thënë, shumë ngjarje për të treguar, shumë libra për të botuar, por në Shqipëri nuk ka shtëpi botuese për të botuar libra me demaskime të drejta për zuzarët, kusarët, gënjeshtarët, langarët, as për rezilët, delenxhinjtë dhe maskarenjtë, që spekulojnë livadhisin dhe shtiren sikur janë hallexhinj dhe fukarenj në agoninë e shpirtit.

Në Shqipëri kusarët, zuzarët, falsifikatorët, spekulantët dhe gënjeshtarët kanë të drejtë të vjedhin, të grabisin, të falsifikojnë, të gënjejnë, të shpifin sa më shumë, por kanë edhe të drejtën tjetër të japin ultimatum publik: Mos na pengoni! Do të vjedhim akoma më shumë, do të gënjejmë sa të duam, të shpifim, të falsifikojmë derisa të mbushemi se jemi mangut.

Kusarët e mëdhenj kanë nga 200 milion lekë të vjedhura por duan 400 milion euro dhe u japin ultimatume familjeve shqiptare: Mos paguani ujë, drita as taksa! Se bëheni fukarenj dhe u vdesim fëmijët nga uria! Këto fjalë janë sajime dhe trillime. E vërteta qëndron ndryshe: Pagesa e ujit, dritave, taksave nuk të bëjnë fukara, por të bëjnë fondet monetare të kusarëve dhe zuzarëve, që i kanë depozituar nëpër banka të Evropës dhe Azisë, duke ndërtuar motele, lokale dhe kazino të pista, të ndyra në Qipro, Dubai dhe Panama dhe në vende të tjera.

Del pyetja: Pse ka ndodhur kështu? Pse populli shqiptar duhet të qëndrojë nën komandën e zuzarëve, kusarëve, gënjeshtarëve, spekulantëve dhe obskurantëve monstruozistë?

Përgjigja: ka ndodhur se në Shqipëri as kishte  e as ka dikaster juridik ekzekutiv inventari, verifikimi e kontabiliteti, por kishte dhe ka zyra dhe mënxyra rrëmeti, ibreti dhe mysybeti si në kohën e otomanizmit obscurantist “O mete, tërhiqe për vete!...Pjesa që mbetet, merrja Lenës, jepja Prenës!”. Këto mënxyra obskurante monstruoze kanë ndodhur në shekujt XVI-XVII-XVIII kur asnjë shqiptar nuk dinte me shkruar shqip, ishin komplet analfabetë.    

Sot shqiptarët janë të arsimuar por duhet të bëhen të kulturuar dhe mendimtarë vizionarë të admiruar. Duhet larguar nostalgjia për komunizmin se nuk ishte legjendarë por zuzarë langarë. Të dallohen dhe të shkulen veset dhe huqet e liga që na kanë ngulur otomanizmi obskurantist dhe komunizmi tragjik i tmerrshëm. Me propoganën negative regresive gazetareske dhe televizive partia e lavdishme heroike me në krye shokun E. Hoxha, gjeniu i madh i revolucionit i mposht, i vret, i shtyp armiqtë e tradhëtarët.

Në fakt, komunzmi enverist nuk ka vrarë asnjë armik por ka mbushur Shqipërinë me gënjeshtarë shtrembalarë, falisifikatorë sharlatanistë, mizorë dhe persekutorë të pamëshirshëm që i kanë shtydhur kockat popullit. Pas vitit 1991 këta mizorë të egër bashkë me zuzarët dhe persekutorët nën maskën e zhdukjes të pasojave të komunizmit, kanë shkaktuar katastrofë shekullore, duke atrofiuzuar mendjen njeërzore dhe kanë tharë logjikën aftësinë e mendimit. Pa logjikë të shëndoshë s’ka mendim të aftësuar, por ulërasin nëpër studio televizive si të tërbuar, pa vision, as program dhe pa asnjë perspektivë për zhvillim, progres dhe modernizim të atdheut. Me atdheun e pa zhvilluar kombi venitet, shkërmoqet.

E kanë harruar fjalën e urtë të popullit: “Mendja bën kala, por edhe hata, e mira bën shkëlqim dhe mrekulli, e liga bën kërdi dhe batërdi”.

Zyrtarët dhe funksionarët e shtetit, liderët dhe aktivistët partiakë, nuk e kanë zemrën dhe mendjen për t’u dituruar dhe kulturuar, por si e si për tu pasuruar duke vjedhur grabitur rrënuar e shkretuar.

Sot Shqipëria ka shumë parti politike por asnjëra nuk ka financier as revizorë për tu bërë inventarin kusarëve dhe zuzarëve të zhytur në afera korruptive galopante.

Militantët partiakë i ka mbërthyer psikoza sa të jeshë në funksion, sa të keshë post e zyrë në bashki, ministri vidh sa të mundesh, se nuk të jepet më rasti i volitshëm. Ky mentalitet është përtej komunizmit dhe otomanizmit dhe nëse do të vazhdojë kështu Shqipëria do të kthehet shtatë shekuj prapa!

Në vitet 1996-1997 u formua firma piramidale kusare. U formuan nga zuzarët e armatës të klikës enveriste ramiziste të instruktuar dhe të stërvitur për të grabitur. U përkrahën u favorizuan nga dy partitë edhe ajo Socialistë opozitare. Partia Demokratike në pushtet nuk izoloi asnjë kusar, nuk pengoi asnjë zuzar, por për interesat e vandalistëve shkatërroi repartet ushtarake, strukturat policore, shkretoi tërë ekonominë, industrinë sociale ushqimore dhe objektet shkollore.

Koamndën e sundimit të popullit e morën kriminelët dhe organizuan bandat terroriste dhe vranë 2500 djem dhe burra, vajza dhe gra. Më shumë vranë në Vlorë, Lushnje, Fier dhe Berat.  

Masakrat vazhduan dhe në 15 mars 2008 u dogj fshati Gërdec dhe u vranë 26 njerëz.

Në vitin 2011 zuzarët iu vërsulën kryeprokurores Ina Rama se filloi procdeimet e dosjeve të krimeve.

Tani I janë vërsulur kryeprokurores Arta Marku. Këtu unë po e ndërpres tregimin dhe do ta vazhdoj ditë tjetër. Por sot theksoj: Zonja Arta Marku e lindur e rritur në familje fisnike atdhetare nga plejada e familjeve të deklasuara të diskriminuara tmerrësisht dhe padrejtësisht.

E kam obligim të shkruaj të vërtetën, të flaës të drejtën. Arta Marku duhet të dijë: Njerëzit demokratë të vërtetë, antikomunistë të betuar akoma sot urrehen më shumë se në kohën kur sundonte E. Hoxha dhe R. Alia, urrehen me ligësi dhe egërsi njerëzit mendimtarë vizionarë.

Arta Marku, juriste mendimtare vizionare duhet të bëhet dhe guximtare. Mendimi vizioni dhe guximi duhet të jenë paralel.  Nëse  mendimi dhe guximi nuk janë në unison njeriu bëhet sakat dhe çalon. Frikacaku pa guxim është injorant i rëndomtë dhe naiv dhe mediokër naiv.

Ai bëhet sherbetor i zellshëm i çdo zuzari, mizori, krimneli dhe kusari. Një naiv pa guxim ish kryeprokurori Adriatik Dhalla mjerë prokurorët që e kishin epror. Kanë publikuar për Llallën se ishte pa deftesë të shkollës së mesme, por akoma më keq ishte komplet pa dituri dhe vision dhe nuk kuptonte çështë misioni i juristit juridik. Me naivitet dhe pa guxim nuk mund të bëshë as gjykim as drejtësi, as ndëshkim, por batërdi.

 Unë me shokët e mi do të protestojmë më 27 janar 2018 dhe do të kërkojmë: në Tiranë të ngrihen dy mbikalime: tek Zogu i Zi, në rrugën e doganës dhe tek Shqiponja. Kush të dojë, le të na bashkohet. Ne protesojmë për zhvillim, proges dhe modernizim të Atdheut.

Me protesta, demonstrata nuk zhduket korrupsioni, as krimi.

Kemi 25 vjet që bëjmë protesta dhe bilanci janë rrënimi, batërdia dhe shkretimi i Atdheut. Pyjet dhe pemët frutore janë rrafshuar. Kanalet kulluese, drenazhimet janë prishur dhe vërshimi i llumrave mbyt shtëpi dhe bagëti.

Fjalët mendim, vizion dhe guxim që shkruajta i shkruaj përsëri e theksoj: Synimi i protestës më 27 janar është të frikësohet zonja Arta Marku, Kryeprokurore e Republikës, e caktuar në këtë funksion jetik nga Parlamneti i votuar nga populli më 25 qershor 2017.

Edi Rama nuk rrëzohet as në vitin 2021, as në vitin 2025. E ka votuar dhe besuar populli dhe do të qëndrojë në pushtet sa kohë që të jetë i përkushtuar për popullin. Ai dhe stafi i tij janë të obliguar për reformën në drejtësi. Reforma që sapo ka filluar është e domosdoshme, por nuk mund ta zbatojnë juristët frikacakë, injorantë dhe mediokër si A. Llalla, as ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë zhgarravitur dhe koklavitur dosjet e firmave piramidale, të Gërdecit dhe dosjet e peshqeve të mëdhenj, për të cilët flet Donald Lu, ambasadori i nderuar amerikan.

Bariu nuk frikohet kur shikon ujkun dhe nuk largohet nga delet, por ish Kryeprokurori Llalla frikësohej kur shikonte kriminelin e mizorin dhe largohej e përpiqej të llangoste dosjet dhe proceset penale sipas oreksit të kriminelit dhe mizorit.

A.Llalla, ishte funksionari më I dobët, më skurrik, I ardhur ndonjëherë në krye të organit të akuzës. Unë përsëris shpesh fjalët mizor, zuzar, skurrik, por e di që zyrtarët mediokër dhe funksionarët  skurrikë të dikastereve të shtetit shqiptar nuk I lexojnë tregimet me këto fjalë. Për të lexuar duhet kulturë dhe dituri, por zuzarët dhe langarët nuk kanë as kulturë as dituri, se po të kishin nuk bëheshin sherbetorë të mizoristëve, duke shkelur ligjet me afera me botën e krimit dhe të llangosjes.

Edi Rama ishte dhe është shumë humanist, nuk ka larguar nga zyrat e shtetit as kusarë, as zuzarë, sidomos pëdëistë dhe lësistë, por u thotë: Shërbeni mirë popullit! Shërbeni sa më mirë!

Fatkeqësisht deri tani langarët dhe zuzarët e dikastereve të shtetit  u kanë shërbyer mizorëve dhe kusarëve.

Dy persona të njohur më thanë: “Dëgjo shkrimtari Sali Leka, Edi Rama që ti e don shumë është kurvi i kurvit. Shkrimet e tua nuk i lexojnë se janë të ashpra, të forta, të rënda. Neve duam shkrime të buta, të ëmbla si mjalti e sheqeri, ashtu si i kishte Enveri!…

Edhe unë u fola: Tregimet e mia nuk janë të ashpra, as unë nuk jam i egër, por ju të dy jeni zuzarë, langarë dhe kusarë të zyrave, mizorë të mënxyrave e batërdive.

Ata më thanë: ”Nuk të kemi vjedhur ty Sali Leka, por shtetin e kurvit dhe mos guxo të shkruash nëpër gazeta emrin tonë, se të piu e zeza, të shkon koka”  

Edhe unë u tregova: “Nuk frikem prej zuzarëve, langarëve e kusarëve, por emrat nuk ua shkruaj se nuk i botojnë emrat e kusarëve, nuk i demaskojnë korruptimet e zuzarëve, as trillimet e langarëve të gëlbosur.

“Prandaj vidhni, grabisni, korruptoni sa më shumë, derisa Edi Rama të nxjerrë në publik gazetën kombetare antikusare, antizuzare, antilangare, antimizore, antikorruptive dhe antikriminale. Kurse juve, gënjeshtarë shtrembalarë dhe spekulantë sharlatanistë, shpifini, gënjeni, shtrembëroni, mashtroni e falsifikoni sa të doni,  derisa të ngrihen nga varri Todi Lubonja, Fadil Paçrami, Xhemal Broja, Ibrahim Uruçi, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Minush Jero, Dhimitër Fullani, Shaqir Palamani, Aleksandër Xhorxhi, Mentor Përmeti, Dani Mehmeti, që të hapin televizionin publik  dhe të demaskohen fort gëlbocët, zgërdhecët, maskarenjtë e delenxhinjtë .

Në Shqipëri nuk ka as gazetë, as televizion investigativ mediatik antikorruptiv.

Asnjë gazetë, asnjë televizion nuk bën investigim, as demaskim të keqbërësve dhe mizorëve të vërtetë, por bëjnë sajime dhe trillime artistike për keqbërës dhe mizorë imagjinarë.

Me shumë admirim për Edi Ramën

Me shumë nderim për ata juristë të devotshëm, që do të shkëlqejnë reformën në drejtësi.

Edi Rama reformatori, shkëlqimtari, mendimtari dhe vizionari guximtari.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test