Dita e falenderimit dhe e mirënjohjes për Presidentin Historik, Ibrahim Rugova!

Opinione

Dita e falenderimit dhe e mirënjohjes për Presidentin Historik, Ibrahim Rugova!

Nga: Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:29
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Vjen dita e lindjes e falenderimi dhe mirënjohja per Ibrahim Rugovën rritet sa nje mal! Vjen dita e amshimit të tij e dhimbja shkon deri në zemër të tokës!

 Sot u bënë 12 vjet pa njeriun që “i vetëm” e mundi mitin serb 200 vjeçar të viktimizimit, si dhe shkatërroi mitin "e të drejtës serbe mbi Kosovën"! U bënë 12 vite pa Presidentin që nuk i tha kurrë plaç njeriut! Pa liderin që pa e ndjeu kohën njësoj si Jezusi! Por ndryshe nga Jezusi ai nuk u gjuajt me gurë!

Mbi 90 përqind e shqiptarëve e deshën dhe e nderuan në të gjallë e pas amshimit të tij! Bëhen 12 vjet që e kujtojmë Dr. Rugovën çdo ditë! Për veprën e tij, por edhe se na bëjnë ta kujtojmë minutë për minute këta suzarë, të pangopur e të paditur, të cilët i kemi në krye dhe për pasuri e pushtet shesin atdheun, familjen dhe gjithçka tjetër!

Si sot 12 vite ndërroi jetë njeriu më i madh i historisë së Kosovës, njëri prej tre-katër dishepujve shqiptarë të të gjithë historisë sonë kombëtare! Ibrahim Rugova ndërroi jetë për të jetuar me qindra e mijëra vjet! Ai që dukej aq i brishtë në pamje, por për nga guximi politik, këmbëngulja, përkushtimi, urtësia, dituria ishte i pashoq, ndaj dhe i dha Kosovës lirinë e merituar!

21 janari është e duhet të jetë dita e falenderimit në Kosovë e në të gjitha trojet shqiptare! Ibrahim Rugova u dha shqiptarëve një jetë të dytë! Së paku t'ia japim ne atij një ditë falenderimi e mirënjohjeje në Kosovë e në të gjitha trojet tona! Le të jetë kjo ditë edhe ditë reflektimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat