Viti 2018 - Viti i Vetting-ut për shqiptarët, faleminderit SHBA

Opinione

Viti 2018 - Viti i Vetting-ut për shqiptarët, faleminderit SHBA

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 21 janar 2018 Në ora: 13:16
Skënder S.Kapiti

Ky shkrim nuk kufizohet vetëm për Shqipërinë por përfshin edhe Kosovën pasi realiteti është njëlloj për të dy shtetet.

Gjëndja e rëndë dhe jo normale ku ndodhet SOT  Shqipëria dhe shqiptarët: të fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, të qytetërimit, të demokratizimit, të shtetndërtimit ligjor dhe të integrimit, si dhe vëndi i parë për papunësi,për varfëri ,për korrupsion dhe për largimin nga atdheu; gjëndje e cila u ka ardhur  shqiptarëve nga politika dhe politikanët e tyre kërkon dhe shtron para shqiptarëve detyrën parësore kombëtare dhe që është domosdoshmëri dhe urgjencë : zbatimi i VETTING-ut, në mënyrë që shqiptarët të çlirohen nga prangat e korrupsionit, të krimit dhe të padrejtësisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Beteja më e rëndësishme sot për shqiptarët është lufta për të fituar VETTING-u kundër krimit, korrupsionit e hajdutërisë,pra, beteja për ta fituar luftën drejtësia.

Në këtë betejë shqiptarët kanë përkrah aleatin e madh dhe superfuqinë e vetme botërore, SHBA-të. 

Falë SHBA-ve shqiptarët arritën një fitore tjetër të madhe, jetike, patriotike, kombëtare dhe demokratiko-ligjore, atë të Kryereformës, Reformës më të madhe në historinë e shtetit shqiptar, atë të Drejtësisë, pasi ka 100 vite që shqiptarët vuajnë , pësojnë dhe largohen nga atdheu prej  tmerrit  të padrejtësive.

Faleminderit SHBA që edhe tani me VETTING-un të cilin e patët prioritet për Shqiptarët, pasi me VETTING-un do të Rilindë Shqipëria, faleminderit edhe për përkrahjen tuaj që u keni dhenë historikisht shqiptarëve ,dhe që falë Jush kombi shqiptari mbijetoi si shtet, Shqipëria. Ju keni qenë siguria dhe garancia e Shtetit shqiptar të Shqipërisë. Pa Juve nuk do të kishim sot shtetin e pavarur  të Kosovës, dhe jeni po Ju që kontribouni aq shumë për shtetndërtimin modern dhe për integrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës. VETTING-u është për nga rëndësia një liri apo Çlirim i dytë i Shqiptarëve pas Çlirimit nga diktatura ,dhe është pavarësia e dytë, është një pavarësi dhe lirim i shqiptarëve prej prangave të korrupsionit, krimit, prej vjedhjes, prej papërgjegjshmërisë dhe prej abuzimeve të tmerrshme që kanë bërë mbi shqiptarët politika ,drejtësia dhe korrupsioni të cilat kanë kapur shtetin, shoqërinë ,autoritetin, pushtetin, ligjin, drejtësinë dhe që e mbajnë larg zhvillimin ,mirëqënien dhe integrimin.Shqiptarët nuk duhet ta humbasin këtë shans, si shansin më të mirë në Historinë e tyre.

Shpresoj që edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë  të ushtrojë gjith ndikimin dhe presionin e tij demokratik  dhe të politikës e të prioriteve amerikane shqiptarodashëse edhe mbi politikën dhe pushtetarët e Kosovës që edhe ata t’i nënshtrohen ligjit dhe drejtësisë ashtu sikurse edhe ka filluar në Shqipëri. Të gjithë shqiptarët kudo ndodhen u  janë mirënjohës SHBA-ve për atë se çfarë kanë bërë SHBA-të për Shqipërinë dhe për shqiptarët prej më shumë se një shekull në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave  të tyre njerëzore, kombëtare dhe shtetërore, për demokracinë dhe për integrimin.

Prandaj  shqiptarët kanë bindjen,shpresën dhe besimin e madh vetëm te SHBA-të për triumfin e demokracisë, të ndërtimit të shtetit ligjor  me standarte moderne dhe për integrimin perendimor dhe nuk e kanë te politikanët  e pushtetarët e tyre aktualë. Kjo për faktin se politikanët ,pushtetarët dhe drejtësia shqiptare  e sotme  kuptojne dhe kanë si kulturë të tyre të drejtën dhe lirinë për të bërë gjithçka edhe amorale, joligjore, korruptive dhe kriminale duke guxuar t’i bëjnë këto sepse  kanë në dorë dhe si  pronë të tyre edhe pushtetin, edhe drejtësinë ,edhe korrupsionin. Pra ata janë injorantë “demokratikë”, të pashpirt  e zullumqarw dhe se mendojnë që janë edhe të pasfidueshëm.

Prandaj Viti 2018 për shqiptarët duhet të jetë Viti i VETTING-ut, Viti  i pajtimit, i bashkimit, i tolerancës, i humanitetit dhe i  integrimit, viti i kthimit të besimit te ligji, te drejtësia, te demokracia dhe te shteti.

Kjo nuk mund të arrihet pa një skanim i cili duhet ta purifikojë( pastrojë) politikën, pushtetin dhe sidomos drejtësinë në Shqipëri dhe Kosovë. Prej padrejtësive burojnë krimi, korrupsioni, urrejtja, përçarja, mosbesimi, humbja e shpresës, varfëria, mjerimi dhe të gjitha të këqijat shoqërore dhe mosintegrimi. Pra, le të jetë Viti 2018 viti kthimit te besimi, te demokracia, te progresi të cilit i paraprin zbatimi i Kryereformës së drejtësisë ,të politikës dhe të shoqërisë , zbatimi i  VETTING-ut. Vazhdon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat