Ofenziva turke kundër kurdëve në Siri, me rreziqe dhe eskalon situatën

Opinione

Ofenziva turke kundër kurdëve në Siri, me rreziqe dhe eskalon situatën

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 janar 2018 Në ora: 14:31
Sherif Ramabaja

Ashtu siq kishte paralajmëruar presidenti turk Erdogan, ushtria turke filloi operacionet luftarake kundër luftëtarëve kurd, që shtrihen rreth kufirit turk në Siri. E keqja më e madhe është sepse, kurdët po viktimizohen nga perendimi edhe pse kishin luftuar, krah forcave aleate kundër shtetit islamik IS. Organizata luftarake kurde e quajtur YPG në Siri, po akuzohet nga Turqia se është dorë e zgjatur e PKK ,( Partia Komuniste Kurde) në Turqi, që po ashtu edhe nga perendimi është cilësuar si organizatë terroriste. Për dallim YPG në Siri është armatosur dhe është përkrahur nga SHBA që kishte nxitur reaksionin e Ankarasë.

Frika e Turqisë ishte se SHBA kishin paralajmëruar se do ta formonin një forcë të armatosur që do të kujdeset rreth kufirit Turqi - Siri. Kjo forcë e armatosur kuptohet ishte paramenduar nga luftëtarët kurd. Turqia frikësohet se kurdët do të shpallin autonomi në Siri dhe kjo autonomi me gjasë i josh edhe kurdët e Turqisë që të ndërmarrin hapa të njejtë. Një delegacion ushtarak turk javën që lam ishte për konsultime në Rusi, ngase pa lejen ruse Turqia nuk do të guxonte me aviacion luftarak të sulmonte, sepse rusët kontrollojnë atë hapsirë ajrore të Sirisë. Përkundër reagimeve ndërkombëtare, që eskalimi i situatës do të ishte i rrezikshëm, Turqia dje me aeroplanët luftarak dhe tankse kishte sulmuar vendbanimet dhe pozicionet kurde. Gjatë bombardimeve kishte pasur të vdekur dhe të plagosur. Së shpejti është paralajmëruar edhe intervenimi i këmbësorisë.

Rreziqet e intervemit turk

Po të ofronte dëshmi Turqia se luftëtarët kurd të Sirisë YPG janë të lidhur drejtëpërdrejtë me PKK e Turqisë plotësisht do të kishin të drejtë që t`i sulmonin.  PKK edhe në perendim është cilësuar si organizatë terroriste. Pjesëtarët e tyre në Gjermani ndiqen, burgosen dhe jan duke mbajtur denime.

 Në të kundërtën, Turqia po e rrezikon edhe stabilitetin e vetë. Ka kohë PKK kurde në Turqi ska ndërmarr kurrfar aksionesh luftarake dhe terroriste ndaj shtetit turk dhe me këtë rast, Turqia do të nxiste kundërakcione. Pastaj Në Siri jan rusët dhe iranianët që mbrojnë kryetarin sirian Asad. SHBA dhe perendimi, mesiguri janë të zemëruara me operacionin turk, po Turqia si anëtare e Natos kan konsideratë dhe e mbyllin njërin sy. Sot u raportua po ashtu se në drejtim të Turqisë nga territori sirian jan lansuar tri raketa luftarake. Siria po ashtu ka deklaruar se aeroplanët turq, po shkelën hapsirën ajrore siriane, do të marrin përgjigje nga njësia kundërajrore. Të gjitha këto flasin se gjendja mund edhe më tutje të eskaloi dhe refugjatët dhe popullsia civile, të pa mrojtur do të marrin sërish arratinë. Siguria e shtetit dhe popullit turk nuk bëhet duke sulmuar popujt tjerë, po duke kërkuar zgjidhje për një popull numerikisht të madh, por pa shtet të vetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat