Gjykata Speciale: Çka ndodhë nëse anulohet?!

Opinione

Gjykata Speciale: Çka ndodhë nëse anulohet?!

Nga: Seremb Gjergji Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:19
Seremb Gjergji

OKB-ja menjëherë formon Gjykatën për Krime të Luftës (jo më Gjykatë Special). Kryeprokuror caktohet një Rus apo një Serb. Paneli gjyqësor do të udhëhiqej nga një Serb, nga një Rus, një Kinez dhe një Spanjoll. Aleatet tanë nuk kanë asnjë mundësi por edhe nuk do të reagonin, që të na mbrojnë NE – pas veprimit tonë. Jetëgjatësia e kësaj gjykate, mendoj se do të jetë 15 vjet. Në të njëjtën kohë e largojmë influencën Perëndimore dhe i hapim rrugë influencës Lindore.

“Kur shkon Amerika, shkon edhe shqiptaria”, thot miku im nga Holanda, Sadik Fejza.

Nga anketa personale që kam bërë me qytetarë të ndryshëm të Kosovës para disa ditëve – mbi 170 respondent; 87% e tyre janë Pro Gjykatës Speciale. Në një referendum të mundshëm, do të humbiste udhëheqja politike. Kështu do të humbin edhe Partitë që e përkrahin këtë koncept.

Me anulimin e Gjykatës Speciale, politika kosovare tregon papjekuri, mos besim në institucionet e saj dhe mbi të gjitha mbrojte e interesave të ngushta personale. Poashtu, heqim dorë nga aleatët tanë për 20 vjetet e ardhshme.  

Në aspektin e ngushtë politik, politikanë që do të votojnë apo promovojnë anulimin e Gjykatës Speciale do të futen në Listat e Zeza; ata, familjarët dhe bizneset e tyre, do t’i kenë të ndaluara udhëtimet dhe bizneset drejt perëndimit. Do të jetë një sanksion i ngjashëm politiko-diplomatik që i është bërë udhëheqjes dhe bizneseve  ruse nga Amerika dhe BE. Por, mbi të gjitha, si komb dhe si vend humbim përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare të botës demokratike.

Çka humbim NE për vendimin e 60-70 vetave? Populli i Kosovës dhe vet Kosova izolohet. Kosova bie në rangun e vendeve të Botës së Tretë – krah për krah me disa vende të Afrikës. Pa perspektiva dhe varfëria do ta kaploi vendin; dhe mendoj se Kosova nuk e merr vetën për 50 vjetët e ardhshme. Tash kush vendosë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat