Dritëhijet e Gjykatës Speciale

Opinione

Dritëhijet e Gjykatës Speciale

Nga: Gani Asllani Më: 22 janar 2018 Në ora: 00:24
Gani Asllani

Në procesin e vet ligj-bërës Kuvendi i Republikës së Kosovës pati miratuar kohë më parë ligjin për “Dhomat e Veqanta të Gjykatës Speciale” si një instrument i ardhur nga ndrydhja e vazhdueshme nderkombëtare drejtuar udhëheqësve politik të vëndit pas një morie ngjarjesh lidhur me raportin e Këshillit të Europës drejtuar nga senatori zvicerian Dick Marty. 

Ishte pa mëdyshje presioni i Serbisë dhe aleatëve të sajë që edhe një her ti kthehet damkosjes së luftës çlirimtare të Shqipëtarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare me një mori çellimesh të mbrapshta të ciles duket se disa nga bashkësia nderkombëtare iu nënshtruan. E them disa sepse shum nga aleatet e Kosovës tashmë jan terhequr dhe vetem jan shëndrruar në vëzhgues pasiv të gjëndjes së përgjithshme në vend.

Mllefi i Serbisë që po manifestohet vazhdueshëm me gjith lloj sajesash ka burimin te fakti se ky shtet agresor e ka humbur luften në Kosovë dhe se nuk shohin as edhe një mundësi që ndonjëher ta rikthejn si të tyren Kosovën, përkunder një vargu të pa fund të lëshimeve që iu jan bërë Serbisë në proceset e deri tanishme politike.

Është edhe një arsye tjeter që duhet theksuar! Elita politike serbe është pjesërisht po ajo elite që kan qenë politikbërës në Serbi gjat luftës së Kosovës, dhe për ta humbja e Kosovës është e theksuar jo vetem në planimetrinë politiko-shtetërore serbe por edhe në atë emocionale e personale. Prandaj ngarendja e vazhdueshme e Kryetarit të Serbisë Aleksander Vuçiq që gjat luftës së Kosovës kryente detyren e ministrit te informatave në qeverine Federale të Jugosllavisë, e Ivica Daçiqit që ishte zëdhënës i Partisë së Millosheviçit apo Velko Odalloviq që ishte kryeshef (ose naqallnik) i qarkut të Kosovës, e ndonjë tjetri si ata, është e nxhyrosur edhe me devizen personale. Ata nuk duan të quhen humbës të Kosovës. Shih për këtë do të bëjnë çdo përpjekje të baltosin, fëlliqin dhe poshtërojnë luftën çlirimtare të Shqipëtarëve të Kosovës.

Aspekti tjetër është ai i shteteve pak të interesuara për fatin e popujve që kërkojnë liri por që vendosin me shumicen e numrave në arenën ndërkombëtare. Një mori syresh vendosin në bazë të premises se duhet me çdo kusht të ndalen krizat rajonale dhe se mënyra më e mirë të arrihet kjo gjë është nese barazohet viktima me agresorin ashtu që të pamundësohen luftat e tjera sepse njerzit do të jenë të vetëdijshem se nese rrokin armët mund të denohen nga sajesat nderkombëtare që propagandojnë drejtësinë.

Dhe arsyeja e tretë është loja e fuçive të mëdha me ambiciet e tyre gjeo-politike e gjeo-strategjike. Në këtë mes faktorizimi ekonomik global gjithnjë e më i shtuar i Rusisë dhe Kinës po zbehin ndikimin e vëndeve Europiane në politiken nderkombëtare dhe po shtyejnë SHBA-të që si vend matan pellgut Atlantik ndihen të prirura ti qartesojnë ujrat në rajonin e paqësorit për shkak të interesave të veta sesa të hedhin vështrimin në Europë ku Bashkimi Europian trumbeton se punon për liri e barazi mes njerzëve, por se ngadal po shëndrrohet ne grumbull interesash të vëndeve anëtare.

Në mes të kësaj situate Kosova gjindet përpara dilemës së gjykatës speciale – por a duhet të zhbëhet ajo? Kurrsesi! Përkundrazi duhet nxitur puna e sajë për këto arsye: një nga akuzat e Dick Martit drejtuar UÇK-së, me sa percjellin mediat, është se “diku në Burrel të Shqipërisë njerzit e kësaj organizate ushtarako-politike mbi serb kosovare kan realizuar vjelje organesh që të shiten në tregun e huaj”. Kush madje hamendet rreth kësaj qështje ështëi i marrë. Kam degjuar disa her të ndjerin Bajram Rexhepi kur fliste në intervista rreth veprimtarisë së tij si mjek për çlirimtarët kur thoshte se në ato pak qendra mjekimi që kishin ngritur UÇK gjithmon mungonin mjekët, infermjerët e personeli tjeter shëndetësorë. Pra UÇK nuk ka pas mjek për vehte e lere më të organiozoj vjelje organesh. Pastaj kushdo ka sado pak njohuri mjeksore mund ta dij se sa e koklavitur është një procedure e heqjes së organeve nga trupi i njeriut, mund ta dij për kushtet e jashtzakonshme që ai organ i hequr kerkon për tu ruajtur deri sa të bëhet transplantimi ashtu që të mos kalbet, dhe për faktin se duhen një varg procedurash për të ndermarre nese trupi i dhuruesit është apo jo i pershtatshëm me trupin e marrësit. Pra jo çdo organ është i përshtatshëm për cilindo. Këtu duhet reflektuar dhe menduar për këtë akuzë e cila çartazi duket që vjen nga terbimi dhe inati serb për humbjen e Kosovës, sepse duke prodhuar një inskenim kaq rrënqethës ata perpiqen ta genjejne boten qe te mendoj se Shqipëtarët e Kosovës jan xhakatar.

Akuza tjeter është se “Shqipëtarët e armatosur kan vrarë nëpër lokalitete serbe civil të pa armatosur”. Kush do e ka perjetuar luften e fundit në Kosovë e di se serbet kudo që ishin ata, kan qenë të armatosur deri në dhëmb. Ata përpara se të dilnin nga vendbanimet e tyre për të vrarë, plaqkitur e shkrumbuar do të mbronin shtëpitë e tyre dhe plaqken që kishin filluar ta grumbullonin nga shtëpitë e Shqipëtarëve, dhe se armatimet e kryengritësve Shqipëtarë nuk jan barazuar me fjalen e fundit të teknologjisë luftarake që serbët kishin siguruar gjat luftës së Kosovës por edhe në luftërat e mëparshme në ish Jugosllavi.

Dhe akuza tjeter se; “UÇK ka dëbuar popullatën e pa mbrojtur Shqipëtare nga shtëpitë e tyre drejt kufinjëve të Kosovës vetëm që të shkaktoj sensacion mediatik me numrin e të ikurve”. Dëshmitarë të së kundërtes për këtë hamendesim jan grrellat, grykat e gropat e pyjeve të Kosovës ku me mijëra civil Shqipëtarë plaknin dimrat e pritnin verën pikërisht sepse ndiheshin të sigurtë nga mbrojtja e kryengritësve Shqipëtarë.

Pra gjykata speciale do të jet një cak i atillë që do të shperlaj një her e mire të gjitha përbaltjet, shpifjet e spekulimet lidhur me luftën e Kosovës. Gjykata speciale do të ngris besueshmërinë në lirinë e Kosovës në sytë e botës ngase është një anomali që duhet tejkaluar.

Dhe gjykata speciale ka mundësi, nese përdoret mjeshtërisht dhe me kujdes në sferën diplomatike, që të nxis faktorizimin ndërkombëtarë të Kosovës i cili proces ka ngecur fort këtyre 2-3 vitet e fundit. Kjo ngase me argumenta mund të sqarohen Madridi, Athina, Bratislava, Nikosia e Bukureshti zyrtarë, por edhe shum vënde tjera që refuzojnë të pranojnë vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuari i lirë, se tshmë me gjykaten speciale nuk ka mbetur asnjë ashkël në të drejten nderkombëtare qe parandalon të drejten e Kosovës për sovranitet ndërkombëtarë.

Për fund edhe një qështje! Kuvendi i Republikës së Kosovës mundet edhe ta zhbëj gjykatën speciale, por vlen të permendet se rezoluta e OKB-së 1244 është Akoma në fuqi në Kosovë.  Nepermjet asaj rezolute ata që gjetën mundësinë ta krijojnë gjykatën speciale do ta gjëjnë mundësinë ta ngrisin ndonjë kurdisje tjetër jasht kompetencave të institucioneve të Kosovës, duke rikthyer sistemin e drejtësisë në Kosovë në piken e vdekur. Gjykata speciale e miratuar nga Kuverndi i Kosovës është institucion që shteti i Kosovës e ka krijuar, prandaj kushdo që pranon atë, një trajtshmërisht pranon edhe shtetin e Kosovës dhe institucionet e sajë, përfshirë këtu Serbinë, Rusinë të pestit e BE-së dhe nja 90 vënde të tjera anëtare të OKB-së.

Autori është ekspert i maradhënjeve ndërkombëtare pran Universitetit Glasgow dhe hulumtues shkencorë në Universitetin Leicester në Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat