Të përgatisim një gjeneratë të re

Opinione

Të përgatisim një gjeneratë të re

Nga: Fran Gjoka Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:42
Fran Gjoka

Në dekadat e fundit, është bërë shumë në politikat e shtetit për mbrojtjen e të rinjve, të cilët kanë filluar të konsolidohen si “prioriteti i prioriteteve “. Por kujdesi për të rinjtë tanë nuk është kurrë i tepërt. Si është rinia shqiptare sot, është shoqëria shqiptare nesër. Ndoshta është momenti të mendojmë dhe të thellojmë politikat sociale, përpjkejet dhe zgjidhjet më të mira institucionale, për të parandaluar dhe zbutur sadopak këtë dukuri që dëmton shëndetin e sotëm dhe të nesërm të shoqërisë shqiptare. Shkolla jonë, si institucion i specializuar, po bën përpjekje maksimale, që të rinjtë tanë të kuptojnë se si funksionon një shoqëri demokratike dhe se si mund të fitojnë ato disa përgjegjësi për të ndihmuar veten dhe shoqërinë. Mbështetja e të rinjve të sotëm nga shkolla, prindërit, shoqëria dhe ligji është një detyrë dhe domosdoshmëri, sepse ndodhja përballë disa faktorëve negativë, si alkooli, duhani dhe droga, krijon nevojën e një fronti unik shkencor për t’i përballuar dhe bërë të mundur që kjo rini t’i thotë vetë jo alkoolit, duhanit e drogës. Shpesh adoleshentët, duke krijuar varësi nga pija, nuk gjejnë kënaqësi. Ajo çka përfiton, janë çastet e shkurtëra të qetësimit të përkohëshëm fizik e emocional, duke tentuar të ndjehet normal, por në të vërtetë krijon precedentë të rrezikshëm për shendetin e tij fizik e mendor dhe jetën në tërësi.

Ne, shkolla, familja, organizmat e specializuar të shendetit publik dhe vetë shteti me legjislacionin e nxjerrë, duhet t’u shpjegojnë rreziqet reale e detyrimet ligjore. Adoleshentët duhet të kuptojnë se gjithë interesimi i shoqërisë sonë dhe shtetit demokratik është për të mirën e shëndetit të tyre mendor e fizik me qëllim që shoqëria shqiptare të rrisë njerëz të aftë në përballimin e sfidave reale që koha nxjerr para tyre. Është fakt që alko lizmi është sëmundje, si: diabeti, epilepsia ose sëmundjet e tjera, që kanë pasoja shumë serioze për shëndetin, që krijojnë sëmundjet e mëlçisë, zemrës, ndryshime të humorit etj. Dhe të gjitha këto çojnë në një sjellje agresive apo depresive.

Është mirë që të punohet edhe nga legjislatorët e drejtorisë së shëndetit publik për të përcaktuar detyra ligjore për duhanpirësit dhe të alkolizuarit nën moshë, sepse sot në botë, nga kompani të fuqishme prodhimit të duhanit shpenzohen mbi 5 mijë dollarë në minutë, ku përfshihen dhe reklamat për promovimin e produkteve të tij. Përballë kësaj reklame të fuqishme botërore, të rinjtë tanë detyrimisht bëhen viktimë e këtij presioni propogandistik. Adoleshentët sikur duan siguri të vazhdueshme që çfarë ndodh me ta është normale dhe e drejtë dhe bëjnë përpjekje për t’u bërë të dukshëm. Ata besojnë që të rriturit në jetën e tyre nuk janë të aftë të dallojnë shqetësimet që ata mbartin. Kjo është koha e ndryshimeve të mëdha në marrëdhienet e tyre me të tjerët. Familja nuk është pjesa e identitetit të tyre, grupi i moshatarëve fìton më shumë rëndësi dhe komunikimi midis të rinjve dhe familjeve të tyre fillon të bjerë. Pra, është një periudhë stuhie dhe tensioni, të cilën, me përvojën tonë, të familjes, të shkollës, institucioneve të shëndetit publik etj., duhet ta menaxhojnë mirë e me shumë kujdes që të kemi një brez që t’i thotë jo alkoolit, duhanit e drogës.

Arsimi ka detyrim human e njerëzor, ligjor e social për zbutjen deri në parandalim të fenomenit negativ dhe me pasoja komplekse që lidhen me trafikimin. Mbi të gjitha, ai ka edhe mekanizma për arritjen e një synimi të tillë. Kjo lidhet me faktin se shkolla është institucioni i vetëm që jep arsim dhe edukim në mënyrë të organizuar dhe të vazhdueshme.

Dukuria negative, në se nuk është e pranishme, në mënyrë ta hapur, ajo shfaqet fshehurazi dhe vepron në përshtatje me terrenin dhe rrethanat. Kjo do të thotë se në një mjedis shkollor dhe në një komunitet, aq më tepër edhe në një familje, ku edukimi funksionon me mangësi, ose me të meta të
dukshme, ku familja ia lë spontanitetit edukimin dhe arsimimin e fëmijëve,
atëhere krijohen lehtësira për trafìkantët. Ata, duke qenë mjeshtër të
shfrytëzimit të rrethanave favorizuese, nxitojnë të punojnë, kryesisht në
mënyrë të organizuar, për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta.

Sipas një studimi të fundit të Unicef, rezulton se janë mbi 2000 fëmijë shqiptar që shfrytëzohen në rrugë si lypës dhe aktivitete të tjera kriminale. Madje sipas studimit në fjalë mbi një e treta e fëmijëve ndodhen në situata rruge, ku tregohet edhe rreziku trafikant i tyre. Është detyrë imperative e pushtetit lokal dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale të ndjekin me përparësi që çeshtja në fjalë të shikohet deri në fund, duke mbrojtur e trajtuar këtë kategori fëmijësh si të gjithë fëmijët shqiptarë. Është shkolla,institucioni i specializuar, ku brenda saj qindra psikologë e të punësuar të tjerë socialë, që duhet të japin ndihmesën e tyre në evidentimin e numrit të nxënësve që braktisin shkollën, duke vënë kështu shkollën në pozita kërkimi dhe studimi për një mbarëvajtje të mirë të punës mësimore, edukative në shkollë.

Duke njohur mirë rrezikun social dhe pasojat që sjell fenomeni, gjykojmë se vëmendja e arsimit dhe strukturave tona drejtuese për parandalimin sa të jetë e mundur e dukurisë, duhet të përqëndrohet në disa drejtime. Ato përbëjnë në të njëjtën kohë edhe prioritetet e institucionit për vitin në vazhdim.

Së pari, forcimi i rolit edukues të shkollës, përbën një prej prioriteteve për të ardhmen. Ne po përpiqemi që edukimin dhe normat kulturore dhe vlerat demokratike t’i realizojmë përditë e në çdo hapsirë të krijuar, për të mos lënë boshllëk, që mund ta shfrytëzojnë për interesa të tyre trafìkantët, të cilët veprojnë në fshehtësi të madhe. Masat e marra nga MAS përmes ndryshimeve në legjislacion dhe lëshimit të disa udhëzimeve për krijimin e hapsirave dhe mundësive të gjetjes së kohës, janë një mundësi më shumë për riorganizimin më me efektivitet të punës së kualifikuar dhe të organizuar edukative.

Së dyti, prioritet do të jetë edhe koordinimi dhe bashkërendimi i punëve të arsimit me të gjithë aktorët e tjerë të interesuar për edukimin në tërësi dhe mënjanimin sa të jetë e mundur të fenomenit të trafikimit që është me pasoja shkatërruese për viktimën dhe familjen e saj. Në radhë të parë, përparësi do të ketë bashkëpunimi me organet e pushtetit vendor, me qeveritë e nxënësve dhe strukturat e prindërve në shkollë, siç është bordi drejtues dhe këshillat e prindërve dhe më shumë dhe në mënyrë të organizuar dhe të përhershme me familjen, pasi kjo e fundit është institucioni më i rëndësishëm për edukimin e fëmijës dhe parandalimin e fenomenit.

Së treti, do të vlerësojmë maksimalisht frymën e bashkëpunimit me shoqërinë civile, me specialistë të kësaj fushe, duke blerë edhe shërbime, me shoqata që veprojnë në territorin lokal, që janë të mirorganizuara dhe që e kanë për detyrë funksionale edukimin. Në këtë kuadër do të punohet me projekte, të cilat do t’i shërbejnë më mirë edhe trajnimit të prindërve për problemet e edukimit dhe të parandalimit të fenomenit në tërësi. Është një praktikë pune jo e lehtë për t’u arritur, por jo e pamundur, pasi bota e qytetëruar ka kohë që e ka bërë të sajën.

Se katërti, do të synohet sigurimi i detyrimit shkollor, pasi vajzat e pashkolluara janë më të rriskuara ndaj fenomenit dhe më të pambrojtura. Në këtë kuadër ka filluar të zbatohet një plan veprimi për ngujimin e fëmijëve në gjakmarrje, duke u nisur edhe nga fëmijë që, për arsye të ndryshme, asnjëherë nuk e kanë shkelur shkollën. Kryesisht këta janë fëmijë të pakicave si dhe të familjeve me nivel shkollimi shumë të ulët, me probleme të mprehta sociale dhe ekonomike dhe që nuk vlerësojnë edukimin dhe arsimimin. Plani i veprimit, i miratuar nga MAS, do të zbatohet hap pas hapi, ku shkollat kanë detyrimin kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat