“Rrofte revolucioni”!

Opinione

“Rrofte revolucioni”!

Nga: Alket Veliu Më: 23 janar 2018 Në ora: 11:27
Alket Veliu

Derrkuci Napoleon, personazh i George Orwell në librin i tij brilant “Ferma e kafshëve”, spikati si derrkuci që hungërrinte më shumë parrullën “rroftë revolucioni” kur ndjeu dëshirën e kafshëve për të marë pushtetin. Kur pushteti erdhi dhe Napoleoni u ul në karrigen e kreut, me parimin “karrige zanun”, kauza e revolucionit vdiq për të dhe filloi të ekzekutojë çdo “revolucionar”.

Në 2013, Napoeloni ynë bertiti më shumë se të gjithë për çështjen çame, duke vrapuar ta përfshine këtë çështje programin qeverisës. Zjarri i “revolucionit” të Napoleonit tonë zgjati edhe pak më vonë për sa kohë karrigen e ndjente të lekundur edhe pse nuk pati veprime konkrete por vetëm delir për protagonizem në Ballkan duke përdorur edhe kauzën e Çameve për këtë qëllim.

Në 2017 kur karrigia e zanun kundërmonte era kanabis, çështja Çame nuk ishte më pjesë e programit qeverisës të Napoelonin. Tashme karrigia është “solide” për të cilën ndihmuan edhe zagarët të cilët kërkojnë thelat e tyre dhe Napoeloni është i zellshëm për të shpërblyer këdo që i shërben karriges së zanun.
Shpërblimet e Napoelonit tonë filluan me thikën pas shpinës që i nguli përfaqësimit Çam në Kuvend duke lenë jashtë Kuvendit të Shqipërisë edhe kryetarin Shpëtim Idrizin të i cili u përbetua në 2013, për të trajtuar çështjen Çame në reciprocitet me çdo kërkesë të palës greke.

Napoeloni ynë shkoi edhe më tej, duke respektuar parrullën e Napoelonit të Orwell: “Te gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerët”.

Sot, ne jo vetem respektojmë pushtuesit e vrarë në tokën tonë, por edhe po vidhen lekët tona duke përshfirë edhe të Çamëve për të paguar për varret e pushtuesit, ndërkohë që Çamët e rënë në luftën kundra nazi-fashistëve nuk meritojnë të respektohen njëlloj për të njëjtin kontribut luftë. Pra një grek i vrarë në luftën kundra fashistëve paska më shumë vlera se një çam që ka luftuar të njëjtin armik?

Unë do të dal të ndez një qiri para Ministrisë së Jashtme në Tiranë jo vetëm për Çamët e masakruar nga genocidi Zervist, por edhe për çamët e batalionit të 4-rt të regjimentit të 15-të të EAM-ELAS, apo për çdo çami të vrarë në luftë kundra nazi-fashistëve.

Napoleon, “revolucioni” vazhdon për sa kohë kauza nuk ka vdekur.

“Rroftë revolucioni”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat