Kush është më trim, Hashimi, Kadriu apo Ramushi?

Opinione

Kush është më trim, Hashimi, Kadriu apo Ramushi?

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 3 shkurt 2018 Në ora: 09:01
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Sipas një anekdote denicake kur vëllai i madh e rrihte të voglin, i vogli e rihte gruan e vëllait e gruaja e rrihte burrin. Pra, kush më trim ?

Gruaja apo vëllai i vogël ?

Rexhep Shahu për këto gra do të thoshte “Ato gra qe pshurrin ne kembe jane gra lidere dhe mund ta udheheqin kete vend”.

Emrin e Ramushit, nuk di as vetë pse e futa me Hashimin e Kadriun. Ai, si duket as vetë nuk e din se çka po bënë, ”unë kryeministër”.

Dita e pavarësisë po afrohet e pavarësi nuk ka Kosova. Nuk ka as sovranitet. Kufinjët e Kosovës nuk janë të mbrojtur e brenda saj ka edhe disa komuna serbe, gjithësejt 10 që përveç parasë së taksapaguesve shqiptarë dhe të tjerë, jo serbë, marrin e asgjë të mire nuk bëjnë dhe janë të privilegjuar, më shumë se sa në kohën kur Kosova ishte Krahinë Autonome në kuadër të RSF-së. Serbët sot kanë më shumë të drejta në ”Republikën” e Kosovës se sa Kosova që kishte të drejta në ish jugosllavinë socialiste. Ata (jo të gjitha komunat) nuk i paguajnë tatimin, rrymen, ujin etj.Kosovës. Veriu në përgjithës dhe MitrovicaVeriore janë ndarë në dy pjesë, në ate Veriore, që udhëhiqet nga serbët dhe Mitrovicën Jugore.

E Ramushi, “unë kryeministër” mban një minutë heshte për Oliver Jovanoviqin, një I dyshuar për krime lufte e Hashimi I nderon “viktimat serbe”. Ai veç edhe ”Talkinin” e ”Mevlud” që ende nuk iu ka këndua serbëve.

As Millosheviqi po të ishte gjallë nuk do të bënte ate që e bënë ”udhëheqja” shqiptare në krye me Hashim Thaqin, pas qershorit të vitit 1999 kur Hasimi do të thonte “Unë, I priva luftës”, “unë e çlirova vendin”, ”unë e shpalla pavarësinë” … dhe unë do ta qojë Kosovën në Atlantik (vr. Imja).

Po të shkojmë me radhë e të flasim me “gjuhën” e tyre.

Në një shkrim të cilin e gjeta e ku mund ta lexoj çdo lexues e për ”analfabetë”, mund edhe ta dëgjoj ”zërin” e ”Ismail Qemalit”, të Gjorgj Vashingtonit” e të ”nominuarit” për Nobel, ”zotëri” Hashim Thaqit.

Unë … Tash edhe fjalën ”unë”, vetën e parë të numritt njëjë dhe as të shumësit, nuk dëshiroj ta përdor pasi që kjo fjalë është flliq nga ”komandantët”. Unë i mora vetëm disa fjalë nga autori i shkrimit dhe nga Hashimi ”Thaçi ju premton qytetarëve të Mitrovicës se qyteti i tyre nuk do të ndahet dhe se ata duhet që të kenë besim në bashkësinë ndërkombëtare.

Ish-drejtori politik i UÇK-së këtë deklaratë e kishte bërë gjatë vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës.”

Shkrimin e plotë, mund ta gjeni në linkun më poshte me titull: ”Thaçi e Veseli në protestat e vitit 1999 në Mitrovicë: Problemet do të zgjidhen! (Video), Telegrafi.com, 26.03.2014 • 14:13

Po këta ”trima” nuk u ndalën nuk e ndalën trokun, vazhduan rrugëtimin e tradhëtisë deri më tash, në vitin 2018, duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve e ata sa herë që iu hynë ujë e iu laget B… thirren në ”Vlerat e uçk-së” e në ”standardet më të larta ndërkombëtare” për çdo gjë që (s`) e bënë.

Kishte edhe aso provokime sa që që Hashimi do të deklaronte para “pleqëve në kuvendin e Kosovës”, ”pleqnarëve se ”nëse kuvendi merr vendim, ne do të shkojmë” deri te Molla e Kuqe”, dhe Kadriu, pasardhësi i Hashimit para pakë ditëve, në mes të janarit 2018 (Kadri Veseli paralajmëron Serbinë: Nuk do të ndalemi deri në Nish, Periskopi,15 janar 2018)

 do të shkonte edhe më larg, ”Nuk do të ndalemi deri në Nish”, paralajmëronte Serbinë.

Po të kthehimi prap te ”ushtria” e Kosovës”. Hashimi tha vitin që e lame se Kosova do të bëhet me ushtri, me ligj ose pa te …. Ose unë do të jap dorëheqje.

Kjo nuk ndodhi e tash prap doli para kamerave, I pispillosur e flokët e lyera ma llak apo gell apo si i thonë dhe si lepulli e lëshoj rrenën e radhës. Ama Hashimi e din se “Lepuri kur ka rrejt, herën e dytë, bishti I ka mbetur cub).

Emrin FAK, duke e hequr fjalën ”Republikë” ai bashkë me ”komandantët e leshit e të pamukit”, ia hoqen sepse ishte ishte FARKU, ushtria institucionale e udhëhequr nga ushtarakët, Kolonel Ahmet Krasniqi e të tjerë por u munduan ta mbulojnë ”Maca M…”

Ndërsa ”komandant pamuki” tjetër, Fatmir Lima do të thonte ” Kosova e ka Ushtrinë, edhe komunitetet ta shohin si siguri dhe forcë të tyre”.
O Zot i madh, jep aty ku s`ka, kthjelloju mendjen atyre që s`dinë e s`don!
Ndërsa disa antarë tjerë të të ashtuquajturit “shtab i përgjithshëm”,, Azem Syla, Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, në një gjykim që po mbahet në Gjakovë, kundër Fatmir Limajt për vrasjen e dy vendasëve nga Banja e Bellenica, nuk i pranuar, përsëri ato “kumtesa” apo “komunikata” e as që kanë pasur “njohuri” për to e as për burgjet. Pytja që iu bë Jakup Krasniqit ishte: -Ti në Hagë ke thëne se ata janë zënë duke iu dhëneë informata” policisë e ushtrisë serbe.... ai tash tërhiqet.
Pra Jakup Krasniqi, paska dëshmua rrejshëm në Hagë. 
Ai, madje pa fije turpi, Cen Deskun që dikur e kishte quajt “kolaboracionist”, tash e bëri hero.
Herë pat e herë s`patë “polici ushtarake”, “burgje” e të “burgosur”.
Ore të uruar, folni me një gojë kur rreni.
E tash?
Ata u tërhoqen edhe nga “Shfuqizimi” i gjykatës speciale.
Nuk është çudi që ata, do ta tërhjekin edhe ”pavarësinë”, sikurse që e hoqën “Republikën” nga “FAK-u.
Por, nuk duhët të na habisin as një “vendim”, as Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare që “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, ishte e drejtë (nuk e përdora negacionin “ Nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkmbetare).
Dhe një ditë, “komandantët” tanë që tash kanë hypur në maje të “Sanës”, nuk do ti njohin as vendimet e veta, rezolutat e Kuvendit ....

Më vjen keq por dua ta përdor një thënie të Rexhep Shahut, i cili në mnyrën më mirë dhe me një humor e satirë shumë të qëlluar shprehet

 “A ke piçkë ti?
Kështu e pyeste përditë shitësi i dyqanit të ushqimeve gruan e kryeministrit, Janush Kadar, të Hungarisë. Vietnamezja e bukur skuqej dhe nuk fliste asnjë fjalë.
Dikur kjo pyetje u bë e padurueshme dhe i tregon burrit të saj kryeministër.
I shoqi e porosit, që t'i thoshte shitësit, po, kam.
A ke piçkë ti, e pyeti si zakonisht shitësi gruan e kryeministrit.
Po kam piçkë, u përgjigj menjëherë ajo.
Po pse nuk ta fut ty kryeministri por na e fut ne të tjerëve...

Histori me Hungari”

(Rexhep Shahu, 19 korrik 2017).

Edhe unë po e mbyll këtë shkrim timin me ” … Mos ja futni popullit o kryetar hashimi, Veseli e ti Ramush … ”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat