Bravo Baton Haxhiu për guximin

Opinione

Bravo Baton Haxhiu për guximin

Nga: Sefedin Krasniqi Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 11:26
Sefedin Krasniqi

Ja pse ?

– Baton Haxhiu ishte këshilltari kryesor që i futi në kurthin politik krerët e UÇK-së.Fillimisht me Kohën ditore dhe më vonë me Televizionin Klan Kosova ua prishi marrëdheniet, së pari me Bashkimin Evropian, e më vonë edhe me SHBA.

– Baton Haxhiu dhe TV Klan Kosova e futi ne kurth Azem Sylën, kur Azem Syla e pranoi publikisht se ka dhënë urdhër te vras Gani Gecin, gjatë luftës, por nuk tregoi se a e kishte tërhequr atë urdhër ndonjëherë. Për rrjedhojë, nga ajo ditë e përfundoi karrierën politike dhe ushtarake « Daja » ose Azem Syla.

– Baton Haxiu ishte këshilltari kryesor i Hashim Thaçit. Pas luftës ia organizonte takimet në RTK me Agim Zatriqin.

– Baton Haxhiu, të lumtë, se edhe pajtimin me Imer Imerin e Hashim Thaçin e ke realizuar me sukses!

– Batoni me ndërmjetësimin e tij, për ta dobësuar LDK-në, e dogji edhe Veton Surroin, sepse me këshillat e Batonit, Vetoni e formoi ORËN, të cilën në fund ia shkatërroi.

– Batoni jepte te gjitha informatat nga dora e parë te Sherbimet e huaja për krerët e UÇK-së, e ndoshta, të njejtat, i dërgonte edhe në Serbi. Por, në këmbim, nga Sërbia, i sillte thasët (e vjedhur) me informata të UDB-së për SHIK-un e Kadri Veselit

– Batoni me këshillat e tij edhe me ndihmën SHIK-ut e formoi Lëvizjen Vetëvendosje, por kur VV filloi t’i dal nga duart, me këshillat e tij, në VV futi këshilltarët e Hashim Thaçit dhe më në fund e ndau (faksionoi !) për momentin në dy grupe.

– Batoni e thirri në TV Klan Kosova dhe e shkatërroi politikisht Milaim Zeken. E futi në kurth me Frashër Krasniqin dhe ia shkatërroi karrierën politike Milaim Zekes si dhe Frashër Krasniqit.

– Batoni me këshillat e tij i futi në kurth edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe ua prishi deri në shkatërrim marrëdheniet me SHBA-në, sepse me Bashkimin Evropian ua kishte shkatërruar më herët.

– Batoni tash se fundmi e shkatërroi edhe Hashim Thaçin me organizimin e konferencës së presidentit Thaçi, ku filloi të sulmohet Gjykata Speciale dhe si pasojë erdhi te organizimi i mbledhjeve të nënshkrimeve të veteranëve të UÇK-së për zhbërjen e kësaj gjykate. Pastaj në të gjitha emisionet e TV Klanit u fol per zhbërjen e Gjykatës dhe përfundimisht e shkatërroi politikisht edhe Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin.

– Baton Haxhiu kur ia arriti t’i bëj përshesh të gjithë këta alament politkanë, sipas të gjitha gjasëve, ia shkroi letrën Kadri Veselit, gjoja për ta nxjerrë me fytyrë, duke i lënë në gjysmë të rrugës Ramushin dhe Hashimin !

– Baton Haxhiu, guxoi të bëj atë që askush nuk guxuar as nuk ka mundur. Nxori nga burgu i Sigurisë së Lartë të burgosurin, Shkumbin Mehmeti, dhe duke udhëhequr personalisht emisionin « Zona e Debatit » goditi për vdekje politike vëllezërit Ibrahim dhe Qerim Kelmendi si dhe Ramush Haradinajn. Madje Ramushin e goditi me shumë diplomaci duke ia zhurmuar zërin Shkumbinit, por duke ia mundësuar ta da godas me lëvizjen apo gjuhën e buzëve.

Krejt në fund, pasi e çoroditi Lëvizjen Vetëvendosje, liderin e saj (BABEN) Albin Kurtin e krahasoi me Sheshelin ! Kësaj radhe, e bëri në TRK, pasi e dinte se kështu e mbulon çdo cep të botës, pasi RTK është TV publik dhe shikohet kudo.

NB : A duhet të pështyhet Baton Haxhiu a të falenderohet le të gjykojë secili me kutin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat