Edhe njëherë për Jakup Krasniqin, dëshmitarin e rrejshëm në Hagë e në Gjakovë

Opinione

Edhe njëherë për Jakup Krasniqin, dëshmitarin e rrejshëm në Hagë e në Gjakovë

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 4 shkurt 2018 Në ora: 15:06
Jakup Krasniqi

Për ata që nuk e dijnë, këto ditë, javë e muaj është mbajtur edhe një gjykim për kundër Fatmir Limajt. Ky gjykim, për krime lufte po mbahet në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Fatmiri dyshohet se nuk ka marrë masa për parandalimin.

Dhet përmendur se më 2 Nëntor 1998 janë vrarë Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi dhe më 30 Tetor 1998 janë burgosur edhe Jakup Kastrati e Cen Desku ….

Ajo që askush s`e ka pritur është se Jakup Krasniqi, si ish zëdhënës i të ashtuaquajturit shtab i përgjithshëm i uçk-së, ka mohuar krejt ato që ka thënë përpara në Gjykatën e Hagës, si dëshmitar, edhe atje kundër Fatmir Limajt, i akuzuar për krime lufte, si ”komandant” i brigadës 121 për të parandalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Prokurorja ”Hajdari, ia ka rikujtuar dëshminë e tij në Tribunalin e Hagës, ku Krasniqi kishte thënë se Hoxha e Binishi, me informatat që kishte pasur, ishin vrarë, pasi ishin zënë duke bashkëpunuar me policinë serbe”, Jakupi do të përgjigjet se atje ”ka mbrojtur Kosovë, luftën e drejtë të uçk-së dhe Fatmir Limajn. Ai ka mohuar edhe ato ”kumtesa, komunikata” që janë lëshuar në emër të të ashtuquajturit ”Shtab… ”

Image

Jakupi në Hagë ka thënë ”Ramizi e Selmani janë zënë duke dhënë informata policisë serbe (…dikush thotë te Shupa e Bajës e të tjerët në Malishevë”. E vërteta është së Ramizi është marrë në Xhaminë e Bellanicës, ditën e Xhuma, pas Faljes së Namazit kurse Selmani është marrë në shitore, të dytë në Bellanicë, të njëjtën ditë.

Jakup Krasniqi paska rrejt në Hagë për me ”mbrojtur” Kosovën (???), ”ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe Fatmir Limajn.

Sa për informim për lexuesit, unë kam shkruajtur një fejton në 16 vazhdime e ku flas gjerësisht edhe për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe të Selman Binishit dhe për burgosjen e Jakup Kastratit e të Cen Deskut, maltretimet e plaqkitjen e Fatmir Azem Kastratit nga Damaneki e të Brahim Jup Kastratit nga Turjaka … nga Hashim Thaqi dhe Fatmir Lima.

Edhe dy detaje të vogla, për gjykatësit, prokurorët, policët, ”avokatët” dhe lexuesit.

Ushtarët me maska apo qorape në krye (jo ftyrë se ata që vrasin me maska, nuk kanë ftyra) kanë shkua me e marrur Hoxhën e fshsatit, Imamin, Mulla Imerin e jo Ramizin por Ramizi I ka pyet :-Pse me e marrë Imamin ? Imamin nuk keni me e marrë …. Dhe tradhtohet Ramizi. Ramizi iu thotë: Hajde shkojmë në odën time dhe flasim. Ata ”pranojnë” por nisen në drejtimin tjetër, për në Banjë. ….

Ndërsa Selmani ”ushtarët” pa maska i sheh në Banjë dhe pasi ”përshëndeten” iu thot Selmani:- Ju sot pa dojki me bâ nji t`zezë” dhe ndahen. Selmani shkon ne Bellenicë me traktor me marrë NAFTË. Në shitore hyn dhe e pine një pije. Ushtarët që I kishte takuar në Banjë, hyjnë në shitore port ash me maska. Selmani, pa të keq iu thotë: -Hiqni maskat se e di kush jeni. Ushtari ose ushtarët, kthehen dhe e lajmërojnë ”kallauzin” se Selmani që na ka parë në Banjë, na njohi dhe ka me na lajmërua. Atherë hyjnë disa ushtarë dhe e marrin edhe Semanin. I mshojnë me kondak pushke dhe e alivanosin e pastaj e shtinë në gypek, si thastë me bykë … deri sa i vrajnë.

Image

Këto thuhen kështu me ndonjë ndryshim të vogël që pas disa decenieve, do të tregohen edhe si legjenda e ”prralla”.

Po për Jakup Krasniqin kam edhe diçka? –Jakup, Kosova nuk mbrohet në Hagë. Atje janë gjykua udhëheqësit dhe komandantët e ish Jugosllavisë për KRIME LUFTE, si të dyshuar, si Sllobodan Millosheviq … e Fatmir Lima. Por pse ti ke dhënë deklaratë të RREJSHME që edhe vetë e pranon, po të ketë Drejtësi ndërkombëtare ose edhe këtu vendore, ti duhët të përgjigjesh.

Qysh e ndien vehten ti Jakup kur të gjithë ”shtabi … ” keni rrejtur. A e din ti o Jakup Krasniqi se për ato ”kumtesa” e ”komunikata” Fatmiri përgjegjës e ka lënë ”shtabin… ” që edhe ti paske qenë he mos kofsh se edhe të vdekurit po ta shohin sherrin.

Pastaj, pse Jakup, ti si ”zëdhënës”, nuk i demantove në kohën kur ”Zëri … i juaj” i publikoi?

Aty flitet edhe për Jakup Kastratin, Cen Deskun dhe Agim Krasniqin, gjoja këta kanë dashur të formojnë një ”polici autonome” (?)

Jakup, ti me rrejt ke rrejtë por, ku dhe kur ke tregua të vërtetën?

-Në Hagë paske rrejt, për të ”mirën” e Kosovës, po në Gjakovë pse nuk e the të VËRTETËN?

E vërteta është se ti e as Fatmiri e bandat e juaja nuk keni pas kurrfarë kontrolli (e thotë Fatmiri) e as nuk keni pasur zona të çliruara në Malishevë e as në Kosovë.

Nëse do të ketë drejtësi, ju duhët të merrni denimet e merituara sepse ju i keni burgos (J. Kastratin, C. Deskun e …), i keni plaqkit dhe i keni vrarë, jo veç këta por edhe të të tjerët: në Damanek, Bubavec, në Qabic, në Sferrkë të Gashit, në Volljak e në … Drenofc të Zatriqit etj.

Emrat i kam përmend në shkrimet e mëparshme.

P.S. Unë për lexuesit e nderuar po i paraqes disa fakte, fotokopje nga gazetat që për Jakup Krasniqin e Fatmir Limajn nuk janë të panjohura e të cilët edhe atherë kanë mundur me i demantua.

Kam edhe dëshmi e dëshmitarë të tjerë e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat