Rekordi i kobshëm i korruptimit të votës së lirë dhe sfidat aktuale të preshevarëve

Opinione

Rekordi i kobshëm i korruptimit të votës së lirë dhe sfidat aktuale të preshevarëve

Nga: Nehat Hyseni Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 11:55
Nehat Hyseni

Uragani i “revolucionit islamik” në Luginë dhe në komunën e Preshevës filloi stuhishëm para tre vitesh, paralelisht me Lëvizjen “Besa” në Maqedoni.
Me shumë para e përplot “humanitet”, si dhe me xhihadizëm “revolucionar”, ata paralajmëruan epokën e revolucionit islamik në këtë pjesë të gjeografisë shqiptare, në Serbinë jugore dhe në Maqedoninë perëndimore.

“Organizatat humanitare” me burime enigmatike të financimit, ishin celula themelore e veprimit të tyre “humanitar”, që së shpejti u konvertua në veprimtari militante të proviniensës së islamit politik, duke hasur në terren të përshtatshëm të veprimit në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe në Kumanovë, Shkup, Tetovë e Gostivar por dhe në vise të tjera të banuara me shqiptarë.

Yryshi i tyre drejtë pushtetit ishte i suksesshëm fillimisht. Sepse ata shikoheshin si “shpresë ideale” drejtë “progresit”, për këtë pjesë të shqiptarve, të harruar nga Tirana e Prishtina dhe të denigruar nga presionet e reprezaliet e shfrenuara antishqiptare të shovinizmit sllavo-maqedon e serbo-rus me anë të pushtetit represiv.
Prandaj, një pjesë e shqiptarve filluan t’i kthehen radikalizmit islamik, si reagim ndaj dhunës shtetërore të regjimit antishqiptar.

Në rethana të tilla na u paraqitën, pra, Alternativa për Ndryshim në Luginë të Preshevës dhe Lëvizja “Besa” në Maqedoni, duke arritur suksese të befasishme në zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016 në komunën e Preshevës.

Por, mendësia xhihadiste afro-aziatike e qeverisjes së APN-së dhe Shqiprim Arifit, nuk u tolerua pafundësisht nga PVD, si partner koalicioni në komunën e Preshevës dhe më 10 mars 2017 u formua koalicioni i ri qeverisës, PVD - Grupi LRPDSH, më zonjën Ardita Sinani kryetare të komunës.

Por, askush nuk kishte pandehur së me këtë veprim do të revoltohej dhe do të tërbohej Serbia, si dhe do të reagoj aq ashpër vet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 10 prill në një konferencë për shtyp në Leskovc.

Kështu, e mbështetur nga Serbia, APN e shpërfaqi mentalitetin e saj mesjetar dhe arrogancën ekstremiste e destruktive, duke shfaqur fytyrën e vërtetë anticivilizuese të bllokimit të funksionimit të Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Prandaj, Qeveria e Serbisë, më 14 shtatorit 2017, për habinë e të gjithëve, emëroi Shqiprim Arifin kryetar të Organit të Përkohshëm, me dy anëtarë të APN-së dhe një të SNS-it, dmth partisë së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë mënyrë, regjimi antishqiptar i Serbisë e shkarkoi kryetaren legjitime, zonjën Ardita Sinani dhe emëroi vasalin e vet politik, si kryetar të dhunshëm të Komunës së Preshevës.

Me këtë veprim antishqiptar, Serbia ia la në dorë buxhetin komunal APN-së, për të abuzuar në mënyrë ekstreme me tendera dhe me paranë e taksapaguesve preshevarë, për pasurim personal e partiak, si dhe për blerjen e votës së lirë në zgjedhjet e parakohëshme lokale të 24 dhjetorit 2017, si dhe në rivotimin e 28 janarit 2018 në njësinë zgjedhore numër 5.

Sipas disa ekspertëve financiarë lokalë, llogaritet se nga APN janë abuzuar mbi tre milion euro nga buxheti komunal për blerjen e votës së qytetarëve të kësaj komune.
Kjo i bie se për 15 mandatet e fituara, APN dyshohet të ketë paguar mbi 450 euro për një votë, ose reth 200 mijë euro për një këshilltar!!!

Poqese vërtetohen dyshimet e këtilla reth abuzimeve për blerjen e votës, atëherë Presheva do të shënonte një rekord të kobshëm kriminal, që duhet të vihet para drejtësisë dhe të merr ndëshkimin e merituar ligjor.

Prandaj, është më se i domosdoshëm një auditim i brendshëm financiar, nga një kompani profesionale dhe e paanëshme, i menaxhmentit dhe funksionimit të administratës së Kuvendit Komunal të Preshevës për vitin 2016 e deri në fund të mandatit të Organit të Përkohshëm, dmth të zgjedhjes së kryetarit të Komunës në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të parakohëshme lokale të 24 dhjetorit 2017 dhe rivotimit të 28 janarit 2018.

Qytetarët e Komunës së Preshevës kanë të drejtë të kërkojnë që të zbardhen prapaskenat e keqpërdorimeve dhe abuzimeve me buxhetin për qëllime korruptive të blerjes së votës së lirë dhe vullnetit politik të tyre për të ardhur në pushtet në mënyrë abuzive dhe joligjore, madje edhe kriminale.

Sepse, para zgjedhjeve, në mënyrë joligjore, pa kurrëfarë procedurash ligjore u shpenzuan miliona euro për “asfalltim ekspres” dhe rregullimit me kubëza betoni, si dhe vendosjen e shtyllave elektrike e ndriçimit elektrik të rrugëve e rrugicave, madje dhe oborreve të shtëpive private. Sidomos në ato lokalitete e vendbanime ku llogaritej se do të votonin për parti të tjera. Kështu u vepruar më disa rrugica në fshatin Zhunicë, në Norçë, Miratoc, Corroticë dhe në shumë venvotime në Preshevë, ku disa familje që kishin votuar tradicionalisht për PVD-në, BDL-në apo PDSH-në, ata brenda natës mdryshuan qëndrim.

Ndërkaq, edhepse dyshohet se APN me SNS-in abuzuan aq rëndë, është çudi e madhe së si nuk arritën që së paku 60-70% të votave nuk i fituan qysh më 24 dhjetor 2017 dhe u detyruan që të bëjnë kalkulime djallëzore në rivotimin e 28 janarit 2018 në njësinë zgjedhore numër 5, duke ia dhuruar listës serbe 41 vota, me qëllim të eliminimit të UDSH-së-Naser Azirit dhe ia mundësuan kalimin e pragut zgjedhor Listës serbe dhe fitoren e dy këshillëtarve serbë, si partnerë të qeverisjes në Organin e Përkohshëm.
Në këtë mënyrë ata llogaritën dhe ia dolën që t’u merren dy mandate shqiptarve, një LR PDSH dhe një UDSH-së dhe me marrëveshje sekrete nga prapaskena, ia mundësuan serbëve dy mandatet e përmendura, duke shpresuar të krijojnë shumicë qeverisëse prej 20 këshilltarëve: APN (15) + LR PDSH (3) + Lista serbe (2).

Në të kundërtën, poqese APN nuk do merrej vesh më Listën serbe për dhurimin e votave të përmendura, serbët edhe kësaj radhe nuk do të hynin në Kuvend dhe rezultati do të mbetej baraz, 19:19, që do të thotë se do të shkonim në zgjedhje të reja lokale.

Natyrisht se, sipas taktikës së kaherëshme antishqiptare të Serbisë, APN si vasale e SNS-it, e hudhi gurin dhe “e mëshefi dorën”, duke i akuzuar partitë tjera të shqiptarve për këtë “tradhëti kombëtare”?!

Realisht, APN është e interesuar që me ndihmën eventuale të tre këshillëtarëve të LR PDSH-së, të hyjë në koalicion me Listën serbe, për ta qeverisur komunën e Preshevës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2018-2022, të varur nga vullneti politik i (dy) këshillëtarëve serbë.

Kurse, në anën tjetër kemi: PDSH (11) + PVD (6) + BDL (1) = 18 këshilltarë shqiptarë, që me LR PDSH (3) do të krijonin mazhotancën prej 21 këshillëtarëve shqiptarë, të cilët do të mund ta qeverisnin komunën e Preshevës të pavarur dhe të pakushtëzuar e të pashantazhuar nga Lista serbe.

Rrjedhimisht, çështja është në vullnetin e LR PDSH-së se a do t’i bashkëngjitet APN-së dhe së bashku me serbët ta formojnë shumicën qeverisëse, apo do i bashkëngjitet partive politike të shqiptarve dhe do e qeverisin komunën e Preshevës në periudhën 2018-2022 nga koalicioni qeverisës i shqiptarve.

Pra, mbetet të shihet se a do të formohet koalicioni më APN dhe Listën serbe, i cili objektiv politik kryesor ka përcaktuar realizimin e Planit Aksional (2017-2021) të Qeverisë së Serbisë për kolonizimin e Preshevës me serbë, apo do të ndodhë e kundërta, dmth formimi i koalicionit qeverisës të shumicës shqiptare, që është kategorikisht kundër këtij Plani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat