Trimëresha e shkrimeve Kimete Berisha

Opinione

Trimëresha e shkrimeve Kimete Berisha

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 12:37
Kimete Berisha

Ju gazetarë e intelektualë të rinj të Kosovës pse heshtni, pse nuk reagoni e kritikoni qeverinë, si s'ju vjen turp prej Kimete Berishës, femër e pëpë syri s'ia bën prej Ramushit, Kadrisë e Hashimit, pse, a vetëm ju e doni jetën ë?, vetëm ju frikoheni nga pushtetarët e fuqishëm, ajo jo a?, vetëm ju keni shpirt e asaj si dhimbset shpirti?, po Kimetja s'është si ju pa ideale e qëllime jetësore, s'është e qetë  sikurse ju që e pranoni hilen, padrejtësinë, ngushtësinë fizike e shpirtërore të robërisë;  Ajo e di dhe e kupton se robëria individuale është më e trishtë e më e rëndë se ajo shoqërore; robërimi territorial e tokësor i jashtëm serb ndaj Kosovës ka qenë shumë më i lehtë  sesa robërimi i mbrendshëm qeveritar shqiptar. Robërimi  serb shqiptarëve ua dhuronte lirinë e mbrendshme të dashurisë,  bashkimit shpirtëror e kombëtar, kurse robërimi i mbrendshëm shtetëror i Ramushit dhuron urrejtje e neveri, ndarje pikëlluese e shkatëruese, psikologjike e individuale, familjare, kombëtare e shpirtërore.

Jo vetëm kaq, por  trishtoheni e frikoheni t'i afroheni Kimetes, i rrini larg pse ashpër e trimërisht kritikon pushtetin tuaj të Ramushit. E keni lënë të vetmuar për të luftuar vet kundër të gjithëve, si s'ju vjen mbare nga vetvetja, nga burrëria, nga mos guximi juaj, ngase para asaj jeni gogla fëmijësh, kufoma lëvizëse, ju s'jeni të aftë t'i dilni zot vetvetes, e ku Kimetes e Kosovës që në katër anët e coptojnë hijenat politike ramushiane.

Ku jeni ju djelmosha intelegjentë, të mençur e të pashëm të Kosovës, ç'prisni, a me të vërtetë mendoni se e mira juaj do vijë vetvetiu e pa një çik përpjekje e sakrifice, ë? Keni parë e dëgjuar që e keqja t'ia lëshonte vendin të mirës pa mos e luftuar fare, jo. Keni parë pa punë e mund të bëheni të pasur?, po, vetëm te shqiptarët, te asnjë popull tjetër në botë. Keni parë ndonjë opinioniste tjetër të vuante psikikisht e shpirtrisht për popullin e vet sikurse Kimete Berisha?, jo. Të kishte lindur e jetuar në vendet perëndimore për çdo artikull të shkruar Kimetja do kishte marrë më pak 500 euro, po këtu në Kosovë asgjë e vetëm asgjë, nervozë psikologjike e psikologjike, sakrificë e hiç kurrgje nga Kosova e saj. Vet shkrimet bombastike ndaj politikanëve të korruptuar e të degraduar shprehin vrulle vullkanesh traumatike-psikologjike  shpirtërore të pakënaqësisë jetësore kosovare.

P.S.
Ju djelmosha intelegjentë, të mençur e të pashëm, ç'prisni, a mendoni se do gjeni çikë, gocë e bukuroshe përtej Kimetes, se do gjeni bashkëshorten e nënën e fëmijëve tuaj më të mençur, më edukuese e më të urtë se Kimete Berisha?, se do gjeni më intelegjente e më besnike se Kimete Berisha?, jo djema jo. Sa fat i madh do ishte për djaloshin që do përvetësonte gazetaren, opinionisten, kritikuesen, trimëreshën e bukur të Kosovës Kimete Berishën. 
Po ç'prisni ju djema të mençur që e dini veten se jeni për Kimeten, bëhuni të guximshëm sikurse ajo ndaj pushtetarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat