Trillime të montuara me karakter politik të Dick Marti - Bota Sot
Trillime të montuara me karakter politik të Dick Marti

Opinione

E mërkurë, 15 gusht 2018

Trillime të montuara me karakter politik të Dick Marti

Nga: Ragip Guraziu Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:05
Ragip Guraziu

Qëllimi i Beogradit dhe i Moskës përmes Dick Martit është si vijon:Të koprometonte shqiptarët duke i paraqitur kriminelë të llojit të veçant. Të arsyetonte krimet monstruoze serbe mbi shqiptare e Kosovës. Të pengonte njohje të reja te pavarësisë së Kosovës. Të rikthente me diplomaci perfide Kosovën nën sundimin e Serbisë, ose tek e fundit të merte pjesën Veriore të saj Të pengonte investimet e huaja në Kosovë.

Të përvetësonte edhe ato shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për terheqjen e njohjeve.Të heqte Serbia njollën si agresore dhe krimenele e luftës. Të komprometonte NATO-n, sidomos SHBA-në për shkak të bombardimeve Të rehabilitohet Serbia në botë gjoja se vetëm ajo nuk ishte fajtore për krimet e bëra në Kosovë, por ishin edhe shqiptarët që paskaë bërë krime më të vrazhda. Të atakonte imazhin e shteteve demokratike perëndimore. Dick Marty,sif pohon edhe vetë se ka qene kundër krijimit te shtetit te pavarur dhe sovran te Kosovës.Dhe ditën e sodit te gjitha këto deri me tani kan realizuar Beogradi,Moska përmes Dick Martit.Na pëlqeu apo jo…

Dick Marti i quan shqiptarët kanibalë,  ashtu sikur që dikur i ka quajtur shovinisti i mallkuar serb, Vladan Gjorgjeviqi e ca të tjerë.? Asnjë. Ndaj akuzave të paraqitura në raportin e Dick Martit nuk vlen vetëm reagimi por demantimi me fakte të pamohueshme. Pra, kërkohen prova dhe argumente e jo llafe. Dick Marti ka hyrë në shërbim të Beogradit dhe të Moskës për levërdi financiare. Siç duket, këto dy qendra e kanë joshur me lëmoshë të majme. Të bëhesh vegël e pansllavizmit do të thotë të zhvishesh krejtësisht nga njerëzia. Shqiptarët me dekada vuajnë nën sundimin e sllavëve të Jugut, por për këtë nuk di gjë Dick Marti! Nëse rezultati vërteton të kundërtën e Cili serb u ngrit kundër gjenocidit të pandërprerë të bashkatdhetarëve të tij akuzave të Dik Martit, ai do të bie shumë poshtë, në fund të pusit, tok me bashkëpunëtorët e tij. Nuk duhet të prejudikohet, as të spekulohet para se të përfundojë padia e Dick Martit. Vërtet raporti i Dick Martit tronditi botën jo vetëm duke i akuzuar si kriminelë, ajo që i përket serbëve, por edhe atakoi NATO-n, veçmas SHBA-në. Asnjë prognozé e saktë e parakohëshme nga kushdoqoftë lidhur me rezultatin e rastit të Dick Martit nuk tregon matësi dhe urtësi diplomatike. Le të pritet epilogu pas hulumtimeve, shqyrtimeve dhe vendimit definitiv nga ana e komisionit përkatës. Shqiptarët e fyer, të ofenduar e të poshtëruar të mos e humbin durimin as qetësinë. Krahas zbulimit të së vertetës duhet kërkuar edhe motivin që e shtyri Dick Martin në këtë aventurë ekstravangande,u tha në atë kohë.

Eksplodimi i shqiptarëve të irituar nuk sjell asgjë të mirë, ndaj duhet ruajtur gjakftohtësinë.

Dick Marti është një politikan dinak dhe qesharak, por me ndikim të madh në botën antishqiptare dhe antiamerikane. Gati të gjitha qarqet diplomatike botërore, po edhe vetë Dick Marti, e dinë se Kosova nuk është tokë serbe dhe se kjo trevë shqiptare nuk u nda nga Serbia po u çlirua nga sundimi i egër i saj. Edhe Vojvodina njësoj duhet të çlirohet nga sundimi kolonial serb. Pason Sanxhaku i Novi Pazarit, i cili është ndarë midis Serbisë dhe Malit të Zi. Në kundërshtim me politikën proserbe të Rasim Lajiqit (Muftiu i Sanxhakut), Muhamer Zukorliq ka plot të drejtë për atë që kërkon zgjidhjen e çështjes së Sanxhakut me mjete paqësore, por nëse nuk arrihet në këtë mënyrë atëherë ndërmmeren edhe masa të tjera adekuate. Është cekur disa herë se kurrë nuk duhet sulmuar një individ, siç është rasti me Slobodan Milosheviqin, për krime, gjenocid dhe spastrime etnike me dimensione të gjëra siç ndodhi në hapsirat e ish Jugosllavissë, as të fajsohet si i vetmi, sepse një person nuk arrin dot të masakronte aq civilë dhe viktima të panumërta pa përkrahjen e institucioneve shtetërore. Në histori nuk mbahet në mend që një indivit të krijojë ideologji, fe, shtet, sistem, regjim, rregullim shoqëror, apo ndonjë forcë magjike për shkatërrime masovike, po këto i krijojnë grupet, klasat dhe elita intelektuale. Ndaj për të gjitha pushtimet e territoreve të huaja, krimeve, masakrave, gjenocidit, shfarosjeve, djegjeve, shkatërrimeve, plaçkitjeve, dëbimeve me dhunë etj., i përkasin një përgjegjësie kolektive duke i fajsuar institucionet shtetërore, profilet e ndryshme intelektuale, kleri pavarësisht se cilit religjion i përket, gjithë potencíali i forcave të armatosura: ushtria, policia, shërbimet sekrete dhe paramilitarët.

Ekzistojnë shumë elemente të dyshimta që demantojnë akuzat e Dick Martit

Parasëgjithash le të na kujtohen qëndrimet e tij gjatë luftës agresive serbomadhe në hapsirat e ish Jugosllavisë. I njëjti person ishte kundërshtear i rreptë i intervenimit të NATO-s kundër caqeve ushtarake pushtuese serbe dhe pavarësisë së Kosovës. Ku ishte Dick Marti kur forcat pushtuese serbe ushtronin krime dhe gjenocid të paparë në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë ? Pse nuk e ngriti zërin kundër agresorit të egër i cili vriste dhe prente civilë të pafajshëm, digjte, plaçkiste dhe përdhunonte? Tani shtiret si njeri i drejtë dhe human. Pos luftës së drejtë, të shenjtë dhe me karakter çlirimtar të UÇK-së, Dick Marti atakon edhe Shqipërinë dhe shtetin demokratik të SHBA-ës. Pra, me një të qitur mundohet të vrasë disa zogj. Plani famëkeq i nxitur nga Rusia dhe i kurdisur nga Serbia, e cila i ka premtuar Dick Martit duke e joshur me një shumë të hollash, që të sajonte shpifje të montuara me karakter antishqiptar. Nëse vërtetohet akuza e Dick Martit për krimin e organizuar, për trafikim me veshka të serbëve të vrarë, për korrupcionin e kontrabandës me drogë dhe me pisllëqet e tjera, atëherë le të dënohen pamëshirë kryesit e veprave të tilla, por nëse vërtetohet e kundërta Dick Marti duhet të përgjigjet para drejtësisë më dënim heqje lirije më së paku 30 vjet, sepse e ka njollosur një popull pa patur pikë faji, i cili nuk dëshiroi kurrë të mbetet nën sundimin e huaj. Serbët si pushtues kanë vrarë, kanë maltretuar, kanë burgosur dhe dëbuar me dhunë shqiptarët jashtë atdheut të tyre, kurse vetë nuk pranojnë të jetojnë të barabartë me ta.

Më tepër se dhjetëmilionë shqiptarë të dëbuar nga serbët pushtues sot gjinden në Turqi.

Edhe akoma ata kanë sy e faqe t’i fajsojnë shqiptarët duke ua hedhur të gjitha të këqiat që i kanë bërë serbët. Nga doli vallë burimi për «Shtëpinë e verdhë» në Shqipëri?

Dik Marti qëndrimi i tij nuk përputhet me një shtet demokratik dhe neutral ku jeton. Dik Marti ndonëse drejtohet direkt në adresë të Hasim Thaçit, atakon imazhin e popullit liridashës shqiptar. Pos mosngritjes së zërit kundër krimeve serbe në Kosovë, i njejti nuk interesohej fare për dorëzimin e kriminelëve ordinarë të luftës fashizoide serbe: Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq. As për katër serbët e zbuluar para do kohe që ishin nxitur nga Beogradi për të blerë më të holla disa shqiptarë të cilët do të pranonin të gënjenin lidhur me "shtëpinë e verdhë" të supozuar dhe nxjerrjen e organeve të serbëve të Kosovës. Ndër shpifjet e imagjinuara bën pjesë edhe dënimi i montuar politik i nëntë shqiptarëve të rinj kinse për krime në Gjykatën e Beogradit. Ka edhe iks raste të tjera me të cilat është i obliguar të merret «humanisti» Dik Marti.

Sa i përket Rusisë, ky shtet imperialist që është zgjeruar duke pushtuar territore të të tjerëve dhe duke shfarosur popullatën vendëse josllave. Rusia që nga sundimi i car Petrit të Madh, në pjesën e parë të shekullit 19-të e deri sot e kësaj dite, vepron si armik i përbetuar kundër popullit autokton shqiptar. Turp i madh një shtet fuqi botërore të ketë një qëndrimi të këtillë ndaj një populli të vogël. Moska gjatë ushtrimit të gjenocid serb në hapësirat e ish Jugosllavisë, as që ia tërhoqi vërejtjen Serbisë agresore. Madje edhe e përkrahu, sidomos kundër shqiptarëve. Edhe kësaj herë Moska është përzjerë në punët e fëlliqura të Dik Martit. Në kohën kur jam duke shkruar këtë analizë, Dik Marti gjendet në Moskë. Përse vallë ai shkoi në Moskë? Dihet se Rusia përgadit Dik Martin për të diskredituar SHA-në. Eshtë për tu çudutur me mediat ndërkombëtare se si ranë nën ndikimin e Dik Martit i cili shkaktoi kaos në konstelacionin ndërkombëtar. Gazeta autoritative britanike "Gardian» harroi se Toni Bleer dhe Robin Kuk mbanë anën e luftës së drejtë të shqiptarëve të robëruar. Beogradi ka kohë që eshtë përgaditur për një skandai të natyrës së tillë. Tendenca e zyrtarëve aktualë të Serbisë ndaj Mitrovicsë është që të komprometoj në luftën e shenjtë të popullit shqiptar të Kosovës, UÇK-në dhe shtetin shqiptar, me një fjalë të gjithë shqiptarët. Nga ana tjetër, për t’i hedhur hi në sy botës gjoja se serbët nuk ishin fajtorët e vetëm në kohën e luftëtarve në Kroaci, Bosnjë e dhe Kosovë.

Prokurorja e Tribunalit Të Hagës për krimet e luftës në ish Juaosllavi, Karla del Ponte, në mungesë të fakteve hoqi dorë nga hulumtimet e mëtejme të inicuara nga Serbia lidhur me trafikimin e organeve të serbëve etj. Tani Dick Marti, pasuesi i saj, ripërtriu procesin e dështuar më parë. Serbia kurrë nuk do ta ndërprejë armiqësinë patologjike ndaj shqiptarëve. Derisa mbetet ashtu siç është, pa u paralizuar ushtarakisht, Serbia si faktor i përhershëm destabilizues në Ballkan e më gjëre, do ta rrezikojë edhe në ardhmëri paqën e qëndrueshme në këtë pjesë të Europës. Mjerisht, Dick Marti dënon viktimën, ndërsa shpërblen agresorin. Ku po mbetet ndërgjegja, dinjiteti dhe morali personal i një shteti demokratik, neutral dhe human? Luftën me karakter çlirimtar orvatet ta njollosë, kurse luftën agresive me krime monstruoze, Dik Marti e arsyeton Karla del Ponten, prej së cilës u inspirua dhe u frymëzua Dik Marti, pas deklaratës së saj lidhur me trafikimin e organeve, të publikuar më 2008 në librin "Gjahu", por për shkak të mungesës së provave u tërhoq nga akuza e parashiquar. Pra, ish prokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar me seli në Hagë, i  themeluar enkas për dënimin e krimeve të luftës kundër njerëzimit në ish Jugosllavinë, më lart e përmendura hoqi dorë nga shpifja e kurdisur. Tani trillimet e saj po i vazhdon Dick Marti,i cili duke sharrar thellë e më thellë, po pëson dhe do të pësonjë fiasko. Mjerisht gazeta autoritative britanike "Gardian" iu bashkangjit intrigave të Dick Martit, pavarësisht nga ajo se edhe vetë Anglia ka marrë pjesë në bombardimet e caqeve ushtarake serbe në kuadër të NATO-më 1999, dhe se është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarë-sinë e Kosovë.

Drejtësia e paaftë na solli "bakshish" Specialen

Pikërisht mosllogaridhënia dhe mosndëshkueshmëria, por edhe faktorë të tjerë të kësaj natyre, kanë ndikuar që të stagnojë puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe bartësve të tjerë të institucioneve të drejtësisë, e mbase për rrjedhojë e kanë sjellë edhe Gjykatën Speciale.

Drejtësia jofunksionale dhe e degraduar, e dobët dhe me ndikime nga politika e inkriminuar, përveç shumë dëmeve të tjera që i solli Kosovës tash e shumë vite me radhë, ia solli si 'bakshish' edhe Gjykatën Speciale. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozitarët e vendit, të cilët kanë thënë se një drejtësi efikase dhe e pandikuar nga politika do ta bënte një shtet të fortë ligjor dhe nuk do të kishte nevojë as për gjykata ndërkombëtare, të cilat erdhën si rezultat i dështimit të drejtësisë sonë të rrënuar. Ndaj është shtuar edhe çështja se a është tani momenti i fundit që të fillohet me reformimin e thellë të drejtë- sisë përmes edhe një 'Vettingu', për të pastruar kësisoj Prokurorinë dhe Gjyqësorin nga të këqijat që e kanë kapluar dhe kësisoj më pastaj të ndërtohet një sistem i shëndoshë i drejtë- sisë së re dhe nga e para, që ka në themel vetëm respektimin e ligjit, duke i trajtuar të gjithë njësoj dhe të barabartë para ligjit, qofshin ata pushtetarë apo qytetarë të rëndomtë!

Ndryshe dështimi i drejtësisë dhe kapitullimi i politikës kosovare për një shtet funksional Kosovës për 'bakshish' i sollën Gjykatën Speciale, derisa, sipas tij, edhe ndikimi i politikës së inkriminuar në sistemin e drejtësisë ndikuan negativisht në degradimin e procesit të shtetndërtimit. Por, një drejtësi efikase dhe e pandikuar nga politika do të bënte që Kosova të jetë një shtet i fortë dhe ligjor, për çka nuk do të kishte nevojë për gjykata ndërkombëtare, të cilat erdhën si rezultat i dështimit të drejtë- sisë kosovare.Ndryshe është momenti i fundit që të fillohet me reformimin e thellë të drejtësisë, përmes edhe të një 'Vettingu', për t'i pastruar kësisoj prokuroritë e gjykatat. Po kështu kjo është më se e domosdoshme edhe për ndërtimin e një sistemi të shëndoshë të drejtësisë që e ka për bazë respektimin e ligjit, që i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetaret, qofshin ata pushtetarë apo qytetarë të rëndomtë, në mënyrë që askush të mos u shpëtojë ligjeve dhe drejtësisë vendore.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test