Mos të dorëzohemi

Opinione

Mos të dorëzohemi

Nga: Hajdar Rexhahmetaj Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Nuk e dija se do bëhët kështu se kurr nuk kisha qendru në Kosovë. M`a thot këtë më lot në sy. Tepër deshpëruese. E njoh, e kam shok që nga fëmirija. Është profesor. Ka tetë fëmij. Gjashtë  vajza e dy djem. I ka 3 hektar tokë në Isniq. Ka hisën në bjeshkët e Isniqit-Roshkodol. Mbi të gjitha ka ideal dhe karakter prej njeriu, intelektuali dhe burri shqiptar. Ka ligjeruar, mësuar dhe edukuar fëmijt në shkollën e mesme gjimnazi “V.Frashëri” gjatë viteve `90 të shekullit të kaluar para tytave të policisë se pushtuesit si shumë tjerë kolegë dhe kolege anë e kënd Kosovës. Nuk ishte lehtë apo jo?

Po si u bë qe ky profesor, ky burrë me karakter dhe ideal të bie në dëshprim të thellë, t`i zvetnohet ideali?

Iu gëzuam shumë hapjes së Unevesitetit të Prishtinës në vitin 1970. E dinim se uneversiteti do të përgatis kuadra që të udhëheqë vendin në procesët e mëtutjeshme të avansimit të statusit të Kosovës. Dhe ashtu doli. Në vitin 1974 Kosova fitoj subjektivitetin Federativ në Kuadër të RSFJ-ës. Si njësi federative, kishte të gjitha prerogativat e një republike-shteti brenda federatës. Kishte përfaqësim shumë të denjë në organet e qeverisë qendrore të Federatës, Kuvend e kryesi të saj. Kishte qeverinë e vet me të gjtha organet (Këshillin ekzekutiv), ku këto organe i udhëhiqnin kuadro shumë më të përgatitura se sa sot qe ka qeveria aktuale. Kishte edhe mbrojtje Teritorjale që ishte baza e një armate të ardhshme. Në kuadër të qeverisë kishte edhe drejtorat për marrëdhenjë me botën e jashtme. Të gjitha këto edhe shum tjera ia garantonte kushtetuta e vitit 1974.

Kah fundi i viteve `70 përfunduam shkollimin e mesëm dhe fituam statusin e studentit të universitetit të Prishtinës, kurse në fillim të viteve `80 arritëm të diplomonim dhe të fitojm ofiqin e intelektualit, ai gjeograf kurse unë jurist dhe gjithnjë me krenari kemi cekur se ishim sudent të prof.Mark Krasniqit dhe prof.Gazmend Zajmit. Na mësuan dhe edukuan ata burra dhe shumë tjerë nëpër fakultete tjera që gjithnjë i konsideronim si rilindasit e gjeneratës se tretë. Pra atyre intelektualve që na brumosën me idealet e mirëfillta kombëtare, rrugëtimin ton që duhej ta ndiqnim qe koloniztorët serb të shporreshin nga këtu-të shkonin kah kan ardhur.Këte e themi pa anashkaluar edukaten dhe idealin qe kishim marr nga baballarët, gjyshërit dhe familjet tona nëpër familje dhe oda tona në Isniq.

Gjithnjë mendonim se  proceset dhe Kosovën duhet udhëheqë entiteti i intelektualve i dalë si produkt i këti universiteti.Dhe ashtu filloj me LDK-ën e formuar nga ai entitet me 23.10.1989 (Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Xhavit Ahmeti, Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti, Xhemajl Mustafa…etj), pa kursyer të ndihmuar nga Gazmend Zajmi, Mark Krasniqi, Hivzi Islami, Dervish Rozhaja, Azem Shkreli, Dom Lush Gjergji, Anton Qetta, Rexhep Boja, Bardhyl Qaushi, Ejup Statovci, Esat Stavileci etj. Ndihmonin shum publicistët, Veton Surroj, Blerim Shala, Halil Matoshi, Flaka Surroj, aktivistja e zgjuar Donika Gërvalla (e bija shembullore e  e heroit shembullorJusug Gërvallës) etj.

LDK ishte levizje e pashembullt në anën komuniste të kontinentit. E kam thënë edhe më par se ajo i gjasonte shum Livizjes se Solidaritetit të Leh Valenses në Poloni. Por në filozofinë e saj e të vepruarit politik ndoshta kishte edhe më shumë , falë Ibrahim Rugovës. E themi këtë për shkak të raportit të forcave që ndërthureshin brenda në Kosovë, Shqipëri por edhe në Jugosllavin e atëhershme. Ne nuk kishim fqinj sikurse kishte Polonia, Gjermaninë, Qekinë, vendet nordike etj. Por ne kishim nanën Shqipri e tëra e dërmuar mga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, e cila kontrolohej nga Jugosllavia-lexo nga Serbia për 50 vite për  shkak t`marrëdhenjeve specifike dhe të veçanta qe kishte krijuar partia komuniste e Shqiprisë në zanafillen e saj dhe Enver Hoxha.

Orjentimin propërendimor, Ibrahim Rugova e nxori nga vet populli shqiptar i cili veq e kishte dëshmuar në imanencën e tij, dekada më parë edhe të rilindasit. Ky burr i ditur hoqi nga programi i LDK-së tërësisht at çka vuanin shqiptar në të vepruar politik-hoqi folklorizmin, bajraktarizmin, fodullëkun dhe azganllëkun etj. Në të vepruar politik promovoj urtinë dhe diturinë e pashoqe qe kishte, guximin dhe maturinë, thjeshtësin dhe modestinë, punën ekipore dhe këmgulësinë, përgjegjësinë dhe përgjegjeshmerinë etj.

E tha më të drejt një anglez, citojm”Vet kerkesa e doctor Ibrahim Rugovës për pavarësi dhe e popullit të Kosovës, ishte shpallje luftë Serbisë”. Iu kujtohet porosia që të mbrohet pragu i shtëpisë. A menduan kundërshtarët e tij dhe skeptikët se kush ishte shtëpia e shqiptarve? More të marrë, shtëpia e shqiptarve ishte vet Kosova. Shoku im i respektuar, Ibrahim Rugova dhe ne menduam se luftën duhet bërë intelegjenca ushtarake-ajo që kishim, kurse shtetin të bënë intelegjenca qytetare-produkti intelektual qe solli universiteti i ynë publik. Ua kam rrëfyer bisedën me Komandantin dhe oficerin e karieres z.Adem Ukëhaxhaj që kisha me të me dt.28.05.1998 në shtepinë e tij. Autorit të këti shkrimi i tha: “Kishte me qenë mire që të pranosh pa vonuar funksionin e zëdhendësit të UÇK-s”.Unë ia ktheva më këto fjal: “Adem, Ju jeni oficer kariere dhe Ju (intelegjenca ushtarake) bëni luftën kurse ne bëjmë shtetin. Në luftë unë të dëgjoj ty, nese më cakton edhe detyrën më të thjeshtë-qeroj edhe qepë në kuzhinen e UÇK-s”.Iu kujtoj lexuesve se komandant Adem Ukëhaxhaj u vra me dt. 02.06.1998 dhe varrimi u bë me dt.03.06.1998. Notën mesatare në akademinë ushtarake në Beograd e kishte 9.80, por për Ademin dhe Rrustem Bruqin do të shkruajm enkas.

Quditërisht nuk ndodhi ashtu siq menduam. Riçard Holbruku në Montry të Zvicres kontaktoj ata…ata të levizjes (sot të grupit “pronto”) të cilet me gojen e Enver Hoxhës për 50 vite civilizimin europërendimor e quante dekadent të pa shpirtë, gllabrues dhe revizionist. Amerikanët, e keqja planetare me një sistem të kalbur borgjez, anti human dhe çka jo tjetër. Veq kan filluar edhe sot ashtu ta quajn. Këta ndërrojn qimen por ideologjinë, pra zanatin nuk e harrojnë. Pra si ndodhi që në luftë dhe shtetndërtim perëndimi ti përkrah pikërisht këta njerz. A mendon ti shoku i im që perëndimi nuk e ka njoft Ahmet Krasniqin, Ramadan Qehajen, Tom Berishen , Fadil Quranollin, Tahir Zemaj, Anton Qunin,Agim Ramadanin,Ekrem Regjën, Skender Rexhahmetaj, Adem Ukëhaxhaj, Fadil Hadergjonaj, Ramiz Avdylin etj. Pra Intelegjencën ushtrake shqiptare në Jugosllavi. Pra një pyetje që ne spo mund ti japim përgjigjje, apo nuk po guxojmë të përgjigjemi.

Si u bë që përkrahen njerzit e “banhofeve” të Europës, njerzt e ligatinave dhe shavarinave të tokave shqiptare  të hyping në pushtet dhe të bëjn shtet kur nuk e dinin se çka është fjala shtet as pushtet, ligj as kushtetutë. Kishin disa kuadro me veti që dinin diçka, por ishin tërsisht të shitur, shpirtra të humbur (Dr.Arsim Bajrami dhe Dr.Hajredin Kuqi psh.), për të cilët kam një pyejte “të vogël”? A e dinin se çka ka bërë Auatrohungaria për shqiptarët? Si u bë që lëshuat Parlamentin me rastin e ligjeratës se OTO FON HAUSBURGUT pinjollit të perandorit Austrohungarez  i cili për qeshtjen shqiptare mobilizoj 1 milion ushtar të dy formacioneve-të rregullt dhe ati rezerv dhe bëri të mundur shpalljen e pavarsisës së shtetit shqiptar pasiqe shtyri për këtë qeshtje rrafsh tetë muaj konferencen e Ambasadorve në Londër me 1912-13. Ti Arsim Bajrami dhe ti Hajredin Kuqi lexojeni librin “Si e krijoj Austrohungaria Shtetin Shqipëtar” nga Elena Kocaqi-Levanti.

Mos u dorzo shoku i im i respektuar. Vëllezërit tonë perëndimor  (ne jemi popull arian dhe këta duhet ti quajm vëllëzer e jo Erdoganin ,Stalinin dhe Maocedunin) nuk iu kan friguar, Stalinit,Carit të Japonisë, Sadamit po në fund as Millosheviqit dhe do ti shporrin nga pushteti këta njerëz. Mos po gabohemi ti quajm njerëz?

Shoku  im i respektuar, ka edhe më keq. Kujto luftën civile në Shqipëri pas prishjes se Konferencës se Mukjes. Mos e hiq prej mendsh islamin politik- radikal qe na mbollën serbët dhe rusët.

Të porosis: mësoj fëmijt (nxënsit t`uaj) siq i ke mësuar gjer më tani, vazhdo t`i edukosh fëmijt tuaj siq i ke edukuar gjer më tani, puno token siq e ke punuar gjer me tani, dil në bjeshk të Roshkodolit siq ke dale gjer metani, duaje Kosovën dhe Shqpërinë siq i ke dasht gjer më tani. Mos u lako dhe të vazhdojm kështu të jetojm me nderë, dhe këte rrugë tua lëm fëmijëve tan.

Biseda u zhvillua me prof.Deli Sh. Ahmetxhekaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat