Integrimi i Ballkanit në BE, interes jetik për Brukselin - Bota Sot
Integrimi i Ballkanit në BE, interes jetik për Brukselin

Opinione

E diel, 25 shkurt 2018

Integrimi i Ballkanit në BE, interes jetik për Brukselin

Nga: Arben Sylejmani Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 23:45
Arben Sylejmani

Zyrtarët evropian janë të pa kompromis sa i përket kushteve që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet plotësuar për anëtarësim në BE, por integrimi i këtij rajoni në këtë organizatë politike është jetike edhe për Brukselin.

Kjo për faktin se as shteteve anëtare të këtij unioni nuk i konvenon që pranë kufijve të tyre të kenë vende të varfëra, të qeverisura nga politikan të korruptuar që shumë shpejt mund të shndërrohen në problem dhe kërcënim serioz për vet sigurinë e BE-së.

Problemi i parë për Brukselin me këtë rajon, është se duke pasur përball shtete të korruptuar dhe me një drejtësi të kapur, ato nuk do të jenë në gjendje të ndalin trafikimin e drogës, armëve dhe të prostitucionit për në vendet e BE-së.

Migrimi ilegal është një problem tjetër për Bashkimi Evropian, për faktin se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një numër të madh të rinisë të papunë për shkak të politikave të gabuar që nuk krijojnë kushte për zhvillimin e vendit.

Duke mos pasur një punë në vendet e tyre, këta të rinj mundësin e vetme për një jetë dinjitoze e shohin në njërin nga shtetet e BE-së. Por, mundësia e tyre për tu vendosur në këto shtete është përmes emigrimi ilegal.

Migrimi ilegale sjell problemet e tjera, sepse një i ri më të shkuar në njërin nga shtetet e BE-së, ai duhet të gjej një punë për të mbijetuar. Nga ana tjetër, punësimi pa pasur dokumentacion përkatës është shumë i vështirë. Kështu që shumë të rinj në pamundësi për të gjetur një punë, ata përfundojnë në jetën kriminale.

Nga ana tjetër, ardhja në mas të madhe të huajve ndikon që të vijnë në pushtet  partitë e djathta që politikat e tyre populliste i drejtojnë kundër emigrimit. Këto parti politike të gjitha problemet në shtetet e tyre ia faturojnë të huajve, dhe nëse vendi përmbytet nga vërshimet.

Për të parandaluar hyrjen e të huajve, këto parti të djathta po kërkojnë rivendosjen e kufijve në mes të shteteve të BE-së dhe daljen nga unioni Evropian.

Mos integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, rrit edhe apetitet e Rusisë për të kthyer disa nga këto shtete në sferën e saj. Aktualisht, lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik haptas del në përkrahje të politikës së Moskës. Madje, ai nuk heziton që publikisht ta thotë se Serbia duhet të braktis BE-në, e të forcoj lidhjet me Rusinë. Bashkimin e Srpska Republikës me Serbinë ai e sheh përmes ndihmës së Kremlinit.

Edhe nacionalistët në Serbi kanë qasje të njëjtë me atë të Dodikut. Ata kërkojnë që Rusia t’i ndihmojë Serbisë për ta rimarrë Kosovën. Aktualisht, Rusia i ka ushtarakët e saj në Nish, nën ombrellën e një qendre humanitare.

Vendosja eventuale e forcave ushtarake ruse në Serbi, nëse dështon integrimi i saj në BE përbën rrezik të drejtpërdrejt për ekzistencën e Unionit Evropian. Andaj, është në interes të Brukselit që pjesa e mbetur e Ballkanit Perëndimor ta fus në gjirin e saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test