Policia të udhëhiqet nga një grua! - Bota Sot
Policia të udhëhiqet nga një grua!

Opinione

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Policia të udhëhiqet nga një grua!

Edvina Ramo Nga Edvina Ramo Më 7 shkurt 2018 Në ora: 09:59
Policia e Kosovës

Aktualisht, femrat janë pjesë e Sigurisë së Kosovës: ato janë pjesë e sektorit, por nuk udhëheqin institucionet e sigurisë ë Republikës së Kosovës, megjithëse nuk ka asnjë argument të vërtetojë për paaftësinë e tyre në lidership, qoftë intelektuale, fizike apo spirituale. 

Të gjithë e dimë barcoletën ku Zoti ja dërgoi dhimbjen e lindjes mashkullit dhe ai nuk e perballoi dot, prandaj ja kaloi përsëri dhimbjen Femrës.

Një studim tregon që trupi i njeriut përballon vetëm 45 del dhimbje (njësi matëse për dhimbjen). Femra  përballon deri më 57 del dhimbje gjatë proçesit të lindjes. Ky nivel i dhimbjes barazohet me 20 kocka të cilat thyhen njëherazi në trupin e njeriut.

Çfarë lidhje ka lindja me udhëheqjen e Policisë së Kosovës?  

Le të ndalojmë për një moment dhe të paraqesim cilësitë e njohura botërisht të një lideri pozitiv. Ato janë: vendosmëri, dedikim, integritet, iniciativë, gjykim i shpejtë, i drejtë, dhe analitik, takt, inteligjencë efektive, dituri, entuziazëm, vetëkontroll, humor dhe energji.  Cilësitë shtesë të lidershipit të Policisë janë rezistencë për të përballuar dhimbje të mëdha në rast nevoje, trimëri psiqike dhe fizike, mbase një fizik i mirë dhe eksperiencë relevante në kuadrin e punës. 

Dikush me të drejtë pyet: A mund të jetë një femër e aftë për të udhëhequr Policinë?  Të bëjmë pak retrospektivë të analizojmë jetën e femrës dhe mashkullit në Kosovë! 

Para luftës femra dhe mashkulli sëbashku përkufizohen me lehtësi nga vjersha “Fshati im”, e Andon Zako Çajupit me vargun “Burrat nën hie, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!”

Nuk jeni dakort?

Pyesni gjyshet tuaja. Më Fal! Pyesni nënat tuaja, sepse ato do t’ju tregojnë jetët e tyre ku të gjitha cilësitë e një udhëheqësi të Policisë janë vënë në funksion në mënyrë te vazhdueshme, pa asnjë ditë pushim gjatë gjithë vitit. 

Mungon një detaj, femrat nuk ishin të arsimuara në përgjithësi. Por kjo ishte e vërtetë edhe për gjininë mashkullore.  Por nëse burrat do të kishin kuvenduar gratë të arsimoheshin edhe atë mbi gjithë detyrat e tjera do ta kishin përballuar në mënyrë superiore.  Gjatë luftës, ato pa asnjë ngurim luftuan në krah të burrave dhe i përdorën armët si burrat.  Ato e përdorën zgjuarsinë po ashtu si ata në ide por jo në vendimarrje direkte. 

Aktualisht, femrat janë pjesë e Sigurisë së Kosovës: ato janë pjesë e sektorit, por nuk udhëheqin institucionet e sigurisë ë Republikës së Kosovës, megjithëse nuk ka asnjë argument të vërtetojë për paaftësinë e tyre në lidership, qoftë intelektuale, fizike apo spirituale. 

Refuzoj të mendoj që dikush në Kosovë mendon që gjinia femërore në Policinë e Kosovës është më pak e aftë se gjinia mashkullore. Por, mendoj që hipokrizia është një virtut i pushtetit të tashëm, i cili e ka të vështirë të pranojë forcën, intelektin, dhe epersinë që Femra posedon për një post kaq delikat dhe po aq të rëndësishem në një vend si i joni i cili po kalon një tranzicion të gjatë. 

Çfarë do të ngelej për figurën mashkullore nëse një femër do të mundej të kapërcente hallkat e tranzicionit të shtetit përkrah dëtyrës legjitime të cilës ajo mund ta bëjë me mirë se çdo tjetër?

Akili shquhej për forcën e vet, fuqi e cila shteronte vetëm nga thembra: një pjesë e trupit kaq e papërfillshme sa gati të duket Akili jeton edhe sot. Pra, ta përkufizojmë që thembra e Akilit përfaqëson forcën, fuqinë, trimërinë dhe jo pikën e tij të dobët.  Gjithashtu, në kulturen Greke, në trungun familjar, qafa njihet si femra ndërsa koka si mashkulli.  Edhe nëse brenda shumë dekadave egoja mashkullore e Policisë nuk do të pranojë të udhëhiqet nga gjinia femërore, ato pak femra heroina, të cilat kryejnë njëherazi detyrat e tyre të plota profesionale për Sigurinë e Kosovës, detyrat shtëpiake, martesore, plus edhe detyrat prindërore, janë përsëri ato të cilat ashtu si qafa lëvizin edhe kokën e Policisë në drejtimin e duhur!

Autorja është udhëheqëse e Organizatës Jo-Qeveritare “VOBIS Institute for International Studies”

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test