Letër publike liderëve të Kosovës - Bota Sot
Letër publike liderëve të Kosovës

Opinione

E diel, 27 maj 2018

Letër publike liderëve të Kosovës

Nga: Shefik Sadiku Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 10:25
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Tani më askush nuk dyshon se përgjegjës për gjendjen e përgjithshme jo të mirë në Kosovë, fajin e kanë ata që na kanë udhëhequr dhe ata që po na udhëheqin tash e 18 vjet pas çlirimit te vendit.

Jo pa të drejtë ne qytetarët e këtij vendi, kemi pritur se vendi ynë meriton dhe do të duhej të udhëhiqej nga njerëz të përgjegjshëm dhe të përkushtuar kombëtarisht, por, fatkeqësisht, pritjet tona nuk dolën dhe nuk po dalin ashyu siç i synuam dhe i synojmë. Prandaj nuk është koha as të vajtojmë për lëshimet, as të lutemi për ndryshime nga ata që paten mundësi dhe s’i bënë ato, por është koha që lidershipit tonë t’ia bëjmë me dije të zezat që ia sollën vendit dhe të kërkojmë nga qytetarët që më në fund të kërkojnë llogari nga secili që ka qenë dhe është përgjegjës për këtë vend.

1

Është e tepërt të përmendën të gjitha ato të këqija që i përjetoi vendi dhe populli ynë gjatë robërisë gati një shekullore nga Serbia pushtuese. Sa do që do të donim t’i përmendim të gjitha ato vuajtje ,është e pamundur të thuhen me fjalë, por më shumë se sa me fjalë, populli do t’i kujtojë dhe nuk do t’i harrojë , sepse i ka përjetuar thellësisht në lëkurën dhe shpirtin e tij. I ndodhur në ato rrethana të tmerrshme të një robërie dhe të një shtypjeje të pa parë, ky popull, kurrë nuk pranoi ta humb dinjitetin dhe të tjetërsohej në diçka që e synonte pushtuesi, por u organizua dhe nuk pushtoi së rreshuri për ta fituar lirinë e munguar padrejtësisht. E gjithë kjo u arrit në saje të sakrficës së shumë brezave për të ardhur një ditë aty ku do të duhej të ishte, në mesin e popujve të lirë në vendin e vet.

2

Më në fund liria erdhi edhe për shqiptarët e kësaj pjese të robëruar, jo pse këtë liri e solli dikush që ja iu paska kujtuar se edhe ky popull duhet të jetë i lirë, por liria erdhe sepse liria e popujve është domosdoshmëri siç është buka dhe uji për organizmin e gjallë. Për lirinë u bë dhe u dha gjithçka, për lirinë u punua dhe u veprua pandërprerë, për lirinë u luftua kurrë pa u ndalur, herë më shumë e hërë më pak ashtu siç diktonin rrethanat e kohës, për lirinë , më në fund punuan, vepruan, sakrifikuan, luftuan të gjithë: burra, gra, të rinj, të reja, nxënës, studente, fshtarë, qytetarë kush sa mundi dhe kush sa diti.

3

 Po ç’ndodhi pas lirisë së shumëpritur dhe të shumandrruar?

Për fat të keq ndodhi shumçka që nuk do të duhej të ndodhte,ndodhën shumë zhgënjime që nuk do të duhej të ndodhnin. Ndodhi edhe diçka e madhe që shekujt e robërisë nuk arritën ta mposhtin- humbi shpresa! Atë shpresë që s’arritën ta shuajnë pushtuesit, shpresën e lirisë për jetë më të mirë, e veniti  klasa jonë politike që nga pas lufta e këndej. Tmerrësisht e dëmshme, tmerrësisht e papranueshme, fatkeqësisht e rrezikshme, përfundimisht e pameritueshme, por, mjerisht, mjerisht e pranishme.

4

Të nderuar liderë, ju që keni udhëhequr dhe udhëheqni aktualisht me vendin, ju liderë nivelit lokal të udhëheqjes dhe ju të nivelit qendror, a munduat dhe a mendoni se udhëheqja më parë se privilegj duhet të jetë përgjegjësi? A menduat dhe a mendoni se bartja e përgjësisë publike më parë se të jetë interes i juaji dhe i klaneve tuaja, është interes primar i qytetarëve të vendit? A menduat dhe a mendoni se bartja e përgjegjësisë publike më parë është është akt moral, ndërgjegjësor, patriotik, njerëzor, human-prandaj edhe ligjor? A menduat dhe a mendoni se të udhëheqni me institucionet më parë se sa të jetë privilegj, është edhe sakrificë? A menduat dhe a mendoni se më parë se privilegjet e udhëheqjes që janë të përkoshme në krahasim me ndershmërinë që është e përjetshme? A menduat dhe a mendoni se fundi i liderit ka vetëm dy rrugë: njëra qon në theqafje dhe harresë e gjykim, kurse tjetra hap rrugën e historisë? Rruga e parë jo vetëm e qon liderin në theqafje, por, padrejtësisht, ia mbyll rrugët e dinjitetit dhe të krenarisë edhe pasardhësve për shumë breza të atyre liderëve që kanë përfunduar në këtë rrugë. Rruga  e dytë jo vetëm që ia hap rrugën e hisorisë liderit, por ua jep krenarinë pasardhësve të shumë brezave të tij.

5

Për fatin tonë të keq sot në Kosovë pothuajse asnjë segment i shoqërisë nuk është në gjendjen që duhet të ishte. A nuk u flijuan brezat e tërë për një arsim më cilësor dhe të lirë? Ju, të nderuar liderë, bëtë shumë pak për arsimin në Kosovë. Sot, mjerisht, ka shumë diploma, por ka pak dije. Numri i  diplomave nuk përcakton nivelin e dijes në një vend, por kualiteti i arsimit siguron ardhmërinë e vendit. Sot ka shumë shkolla e universitete, por ,besoj se pajtohemi, jemi të zhgënjyer me nivelin e arritshmërisë diturore. Kjo gjendje e pakënaqshme duhet ndryshuar. Ndryshimin duhet ta fillojnë shumë institucione e individë, por prijëtarë të ndryshimeve duhet të jeni ju, të nderuar liderë. Nuk është aspak e pavërtetë nëse thuhet se hapja e shumë universiteteve, e shumë programeve studimore, nuk i ka motivet përfituese materiael të individëve të caktuar. Nëse është kështu, që mjerisht se ka indikacione se është,  atëhërë është e dhimbshme, shumë e dhimbshme. Të hapësh universitet, të hapësh fakultet, të hapësh programe studimore vetëm sa për t’ia bërë një vend pune një mikut, një aktivistit partiak, një njerit të klanit tënd, kjo është më se skandaloze, është e tmerrshme. T’ia mudndësosh  një mikut licencimin e një fakulteti vetëm sa për të fituar ai si biznesmen , kjo është më shumë se shkatërrim i gjeneratave te reja! A për trajtim të tillë të arsimit tonë janë bërë gjithë ato sakrifica?

Ku është shëndëtësia në Kosovë? Nuk duhet ditur shumë, nuk duhet lexuar shumë akte ligjore e nënligjore për ta kuptuar gjendjen e shëndetësisë publike te ne, mjafton ta vizitosh po thuaj se secilin institucion publik shëndetësor te ne. Atje e shef mjerimirin ku ka ra shëndetësia jonë. Atje e shef të sëmurin, shpesh herë, pa mjekun afër, atje e shef dhimbjen e të sëmurit pa ilaqe, atje e shef familjarin e të sëmurit duke u sorrollatur pas mjekëve pa mundur t’i gjejë ata. Atje do ta shohësh të sëmurin pa një shtrat dinjitoz ku mund ta pushojë të paktën trupin, por jo edhe sëmundjen, atje e shef të sëmurin duke vrapuar kridoreve dhe barnatoreve edhe për një shiringë e diazepam! Atje e shef të sëmurin duke u përpëlitur me dhimbjet duke pritur ardhjen e mjekut, kurse mjekun e gjen në klinikën e tij private. Atje i shef të sëmurët duke vrapuar nëpër zyra për të siguruar pritje mujore për ndonjë ekzaminimin mjekësor, kurse aparaturat janë jashtë funksionit. A për trajtim të tillë shëndetësor të qytetarëve tanë janë bërë gjithë ato përpjekje të gjeneratave?

Të nderuar liderë, a mendoni për sistemin e drejtësisë që e kemi në Kosovë? Mijëra e qindra mijëra lëndë presin nëpër gjykatat tona për t’u vendosur e drejta, kurse shumica e atyre lëndëve presin afatin ligjor për t’u shpallur të vjetëruara!!! Për çka? Për, gjoja, mungesë të mjaftueshme të gjyqtarëve!!! Një padrejëtsi e pandëshkuar, prodhon dhjetëra padrejtësi të tjera të patrajtuara. Prokurorët janë mbyllur nëpër zyra duke pritur “ gjahun” nga të tjerët, e kur ky gjah u “ofrohet” , arsyetohen se nuk e panë. Numri i keqpërdorimeve të natyrave të ndryshme rritet e rritet, kurse numri i aktgjykimeve zvogëlohet! Kësaj i thonë drejtësi ? Për këtë drejtësi luftuan qytetarët tanë që më mirë se ta askush nuk e njeh peshën e padrejtësisë?

 Jo, jo qytetarët tanë nuk e kanë merituar një trajtim të tillë as në fushën e arsimit, as në shëndëtësi, as në drejtësi, as ngecje kaq te madhe të zhvillimit ekonomik. Njerëzit tanë kanë shpresuar me, të drejtë, se pas lirisë kombëtare, më në fund do të trajtohen dinjitetshëm si gjithë qytetarët e lirë të botës.

Nuk ka të mirë në botë pa meritorin e saj, sikurse nuk ka të keqe pa fajtorin që e shkakton, prandaj fajtorë për gjendjen tonë të keqe dikur kanë qenë të huajt, pushtuesit, kurse tani jemi ne.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test