Pranga në trutë tona - Bota Sot
Pranga në trutë tona

Opinione

E premte, 25 maj 2018

Pranga në trutë tona

Nga: Rexhep Shahu Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 19:26
Rexhep Shahu

Më falni, më vjen keq, por unë nuk mund të bëhesha pushkë as dorë a gisht që tërheq këmbëzën për me vra njerëz, komunista, qoftë edhe kriminela, për llogari të ish të burgosurve politikë, të atyre gjoja politikë e të atyre ordinerë të fëlliqur që shëmtuan të burgosurit politikë, as kur ata dolën nga burgjet e diktaturës e as sot.

Edhe Partia Demokratike që u krijua, nuk u krijua atëhere si skuadër a togë pushkatimi për me pushkatue apo me marrë hak kundër komunistëve apo shtetarëve të diktaturës në emër të burgosurve politikë.

Madhështore e vlerë e epërme është se as të burgosurit politikë nuk morën pushkët dhe nuk bënë pushkatime hakmarrëse.

Nëse ndonjërit i ka mbetë peng kjo punë, nuk duhet të më ftojë mua që të bëhem atentator apo killer për llogari të tij e të pazotësisë së tij për me pasë dinjitet. 

Sot mundet sejcili me e çue në vend nderin e dinjitetin e vet por jo me argatë por me dorën e vet, pa futë në hasmëri askënd tjetër.

Por nuk ka ndodhë e nuk ndodh. Sepse duhet pranuar, lidhja viktimë-xhelat tek ne është aq e madhe, e fortë, e thellë sa nuk ka armiqësi që e prish. 

Viktima e xhelati sot më përbuzin mua kur rrinë në kafe bashkë ose edhe kur janë me mua. Ata kanë çfarë i thonë e i kujtojnë njëri -tjetrit, unë jam i huaj për to dhe largohem nga tavolina, më largojnë nga tavolina.

Kur më shohin e më takojnë veç e veç vjellin zjarr troska kundër njëri - tjetrit.

Por kane krijuar miqësi, krushqi mes tyre, kanë dhënë e kanë marrë vajzat apo djemtë e njëri - tjetrit. Nuk, janë vetëm bëmat e dosjeve e të jashtëdosjeve që i bëjnë bashkë.

Dhe jetojnë me pranga në tru tani, jo më me pranga në duar. Duart i kanë të lira me la sytë e me mbajtë lugën…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test