Të gjithë janë kundër LDK-së - Bota Sot
Të gjithë janë kundër LDK-së

Opinione

E diel, 27 maj 2018

Të gjithë janë kundër LDK-së

Bardh M. Nengurra Nga Bardh M. Nengurra Më 8 shkurt 2018 Në ora: 13:23
Isa Mustafa

Meqense isha nji nga ata që e pat kritikue me shkrime e komente Kryetarin e LDK-së Akademik Isa Mustafa pse bani koalicionin me PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe meqense pas pak kohe e pata kuptue se jam gabim po e shof të arsyeshme ta baj edhe këtë shkrim ku do trajtojë LDK-në, Akademik Isa Mustafën, partitë tjera politike të Kosovës dhe edhe vetë popullin e sajë.

Neve aktivistët e vjetër të LDK-së kush ma shumë e kush ma pak kemi percjellë ecejaket e kësaj partije e cila në vitet e para të themelimit të sajë ishte Levizje Gjithkombëtare Shqiptare. 

Mendojë se e tillë ishte falë largpamësisë së vetë popullit shqiptar të Kosovës i cili nen okupimin policoro-ushtarak të pushtuesit serb , i madhë e i vogël sytë i kishte kah njerzit e shkolluem , kah Akademia, dhe Institutët e ndryshme arsimore e shkencore të Kosovës. LDK-në e formuen shtresa ma vitale e ma e spikatun e intelegjencës shqiptare në Kosovë.  Populli shqiptar me të drejtë i besojë gjithçka kësaj partije dhe fatin e vetë e lidhi per te.

Nese tash nji çerek shekulli ma vonë shikojmë se si sillet situata në Kosovë, asht per të ardh keq dhe vetvetiu vjen pyetje ; athue ky popull shef ma larg se pertej hundës?

Kam pershtypjen dhe konstatojë se vetem dy-tri vitet e para pasi u formue LDK-ja të gjithë ishin perkrahës të sajë. Populli i jonë i infektuem me virusin e FOTELES apo të Bajraktarit posa pau se lidershipi i LDK-së që të gjithë me tituj Akademik ngadal , por sigurt po i prin popullit dhe po e qon drejtë çlirimit dhe shtetbamjes, dolen në skenë disa element të nxitun e të perkrahun edhe nga disa qarqe të mbeturinave Enveriste e Staliniste të Tiranës dhe formuen strukturat e veta kundërshtare të LDK-së.

Veprimet e veta i koordinojshin me disa element të perfolun nga mergata shqiptare e cila edhe bani çmos që të fut perqamje në mergaten tonë. Formuen fonditn e financimit per strukturat e veta anti LDK dhe atë fond e quejten VENDLINDJA THËRRET. Ky fond me perfiditet në shumë degë të LDK-së në shtetet europrendimore arriti ti merr primatin fondit qeveritar të quejtun 3%. 

Pra ashiqare disa element të LPK-së që ishte në ilegalitet fillojnë luftën kundër LDK-së.

Ky avaz vazhdojë nëper vite. Klani i LPK-së me perdorimin e dhunës, vrasjeve, eliminimeve, friksimit , kerrcnimeve dhe shantazheve formojë disa struktura guerile të cilat me të drejtë publicisti i mirnjohun Porf. Idriz Zeqiraj i quen çeta kaçake me disa komandant që i quen çetanik.

Pra kjo strukturë që filloj me veprime ilegale në teren dirigjohej nga politika miope e socialistve të Tiranës dhe veprimet i kryenin nen dirigjimin dhe urdhnat e LPK-së që ishte strukturue dhe forcue ma së shumti në mergaten tonë e cila ishte burimi kryesor i mjeteve materiale per jetesën dhe gjithçka tjetër në Kosovën e okupueme.

Pra shifet se LPK-ja formojë grupacione guerile jo per ta luftue pushtuesin serb, por per ta luftue LDK-në dhe liderin e sajë Historik Dr. Ibrahim Rugovën. Asht shumë e quditshme se si edhe populli shpresonte se tash strukturat ushtarake ( lexo kaçake baditeske ) të vetquejtunës UÇK do ju sjellin lirinë nga pushtimi serb. Nji pjesë e popullit ra në huti , pjesa tjetër perkrahte edhe ma tutje LDK-në dhe njifte vetem ate si organ legjitim shtetformues, por ishte nji shtresë tjetër që i doli në krah LPK-së në veprimtarinë e vetë per ta shkatrrue LDK-në.

Mirpo per fat pasi Kosova u çlirue nga forcat ushtarake të NATO-s populli në pjesën ma të madhe u kendel dhe kuptojë kurthen që i kishin ngritë disa grupe enveriste dhe që në zgjedhjet e para e votojë bindshem LDK-në. Kjo fitore i tmerroj ata që rrahshin ( e edhe sot rrahin ) gjokset se kan luftue e se ata jan çlirimtaret e Kosovës.

Perseri ( sipas mendjes time ) me ndihmen e politikajve të Tiranës, strukturat enveriste që u shkrinë në disa parti  gjeti menyrën per ta luftue LDK-në. Fillojë me i vra kuadrot e veprimtaret e kësaj partije.

Mbrenda permbrenda LDK-së arriten të bajn per veti disa kuadro tjerë dhe me ndihmën e tyne qellim kishin shkatrimin e LDK-së tue e nda e fraksionizue LDK-në.

Lideri Historik i LDK-së Dr. Ibrahim Rugova arriti ti largojë disa kuadro të dyshimta , por lufta e Rugovës kunder perfiditeteve dhe krimeve makabre që i bante krahu kundershtar që u vetqujt krahu i luftës ishte e mundimshme  sepse Rugova ishte percaktue per rrugtimi në shtetndertimin e Kosovës. Kjo gjendje ishte e mundimshme dhe per mrekulli e shfrytzuen elementet anmiqësore të LDK-së. Arriten ti vrasin disa qindra kuadro të LDK-së. 

Masat e popullit i kapi frika. Njerzit vriteshin ditën per drekë dhe sado që kur ndodhte vrasja kishte me dhjetra qytetar per rreth , per qudi askush nuk kishte pa asgja , nuk dinte me tregue si ndodhi vrasja!!!

LPK-istët e dirigjojshin popullin dhe arriten ta bindin nji pjesë të madhe të ti se ata kan të drejten në gjithçka sespe ata kan çlirue Kosovën.

Erdhi dita ma e dhimbshme per shqiptaret, dha jetë lideri Historik Dr. Ibrahim Rugova. 

LPK-istët të strukturuem në PDK dhe AAK kryesishtë, por edhe partia ORA e projugosllavit Veton Surroji nuk qendruen duerkryq. Arriten ta fusin perqamjen përmbrenda Këshillit Kombëtar të LDK-së dhe diten kur duhej të zgjidhej pasuesi i Dr. Ibrahim Rugovës në Kuvend kersiten karriget per kokat e delegatve. Që të ndodh kjo shemti u kujdesen Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci.

Me atë rast me nji diferencë të vogël votash Kryetar i LDK-së u zgjodh Fatmir Sejdiu i cili që në zgjedhjet e para nacionale bani koalicion me Hashim Thaçin, konkretisht me PDK-në. 

Nuk mundem ta them se nuk pat kundërshtime nga simpatizantët dhe votuesit e edhe nga veprimtaret e LDK-së per koalicionin. U ngriten disa zana , u shkruen pak shkrime dhe gjithçka u heshtë. Fatmir Sejdiu jo vetem që bani koalicionin me rivalin e perhershem dhe anmikun e berbotshëm të LDK-së, por ai personalisht ra aq posht sa servilosej si mjeran para Hashim Thaçit. Lejojë që të shkelet edhe Kushtetuta e vendit kur me 17 shkurt u lexue Deklarata e Pavarsisë së Kosovës në Parlament. Profesori Fatmir Sejdiu rrinte gaditu para të perfolunit per krime lufte, para nji mafiozi të mistershem derisa ai lexonte Deklaratën e pavarsisë.

Ky koalicion zgjati deri te afera e shkeljes së ligjit nga Fatmir Sejdiu e të cilen aferë padyshim ja kurdisi vetë partneri i koalicionit lideri i PDK-së Hashim Thaçi dhe kompanija e ti mafioze e PDK-së bashk me filorusin Behxhet Pacolli.  Nga presioni që u krijue Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës. 

Per qudi perseri pos disa rasteve tek, tuk shume pak u kritikue Fatmir Sejdiu per gabimet dhe mjerimin e servilizmin që e tregojë në raport me Hashim Thaçin.

Në Kuvendin e radhës lider i LDK-së u zgjodh Akademik Isa Mustafa. U zgjodh me votat shumicë dhe bindshem të delegatve të Kuvendit të partisë, por menjihere pati reagime, pati kundërshtime e paknaqësi.

Si popull gojëkeq që jemi u gjet edhe nofka per Liderin e LDK-së. Filluen ta quejn PUTIN ( me aludim në Presidentin rus ). Shpesh kam ba pyetjen pse kjo nofkë? Nuk shifsha ngjashmeni fizike mes Putinit rus dhe Akademik Isa Mustafës shqiptar, nuk shifsha as veprime të ngjajshme të këtyne dyve, por sot e asaj dite i mbeti kjo nofkë!!!

Koalicionin e dytë LDK-PDK, vjeshtë 2013 e bani tash Akademik Isa Mustafa me Hashim Thaçin. 

Shperthyen sulme e pakënaqësi. Isa Mustafen e sulmuen antar të vetë kryesise së LDK-së. Grupi që kundershtojë këtë koalicion u dallue ashper dhe me veprimet e veta ma shumë sulmonte Isa Mustafën se sa shprehshin kundershtimet e veta me koalicionin qeverisë. Nuk ishte i vogël ky grup, nuk ishin as emna të pa peshë e pa randësi në LDK këta. Kunder doli deputetja Alma Lama, deputetja Besa Gaxherri, deputeti Arben Gashi, deputeti Armend Zemaj, deputetja Vjosa Osmani, deputeti Anton Çuni si dhe disa të tjerë që herë pas here leshojshin deklarata kunder Isa Mustafës.

Me shkrime u versulen opinionist e publicist të shumtë e mes tyne edhe disa që padyshim janë dhe mbeten aktivist të LDK-së. Vallës këtu i printe publicisti Florim Zeqa, pastaj Prof. Idriz Zeqiraj, Bardh Nengurra ( autori i këti shkrimi ), Shefqet Dibrani, Saim Tahiraj, Fazli Hajdaraj etj. 

Mendojë se të gjithë neve kemi ba gabime me shkrimet tona. Unë personalisht turpnohem per ato shkrime e komente kunder që i kam pas ba.

Megjithë njohunitë që kishim të gjithë neve , kush ma shumë e kush ma pak, per shkakun pse u ba koalicioni LDK-PDK e qe ishte urdhen nga miqët nderkombëtar në radhë të parë nga Amerika sespe duhej nji koalicion me vota të mjaftueshme per ti kalue Demarkimin e kufinit me Malin e Zi dhe Gjykata Speciale, por ma e mira ishte ( per neve LDK-istët ) se ky koalicion solli per herë të parë LDK në pushtetin ekzekutiv , por me kosto të dhimbshme sepse ky koalicion do e sillte Hashim Thaçin në postin e Presidentit të Kosovës. 
Këtë fakt nuk mundeshim ta gëlltisim lehtë neve veprimtaret e LDK-së. Dhe e them per veten time se ma së shumti me mundonte fakti se në fotelen ku i pari asht ulë Arkitekti dhe Baba i shtetit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, tash do ulej anmiku ma i keq, ma bizar dhe ma i perbetuem i Ti. Besojë se kjo edhe i ka irritue të gjithë tjeret që kundershtuen koalicionin.

Mirpo gjithçka shkonte në rrugën e projektueme të keti koalicioni. Ma së shumti befasuese ishin veprimet e atyne që ishin ma të zeshmit kunder koalicionit. Per tu ba Hashim Thaçin kryetar i Republikës së Kosovës u perkujdesen me prezencen e tyne në sallën e Kuvendit per ta ba kourumin per votim deputetja Alma Lama, Besa gaxherri, pastaj Armend Zemaj, Arben Gashi e edhe ata tjeret që gjoja e kundershtonin. Në seancë nuk ishte vetem Anton Çuni dhe Vjosa Osmani.

Kjo e fundit ishte jash shtetit në nji udhtim , ndersa deputeti Anton Çuni doli nga seanca.

Neve publicistet u quditem me zonjen Alma Lama, zotrinjet Gashi e Zemaj, por vetem pas pak kohe doli sheshit dobsia e këtyne deputetve ( Armend Zemaj e Arben Gashi )dhe deputetes Alam Lama. Vëllaznit e këtyne dy të parve u avancuen në sherbimet diplomatike ndersa deputetja Alma Lama u emnue Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali. Pra aty pati pazare mes deputetve dhe liderve të partive në koalicion.

Jam i bindun se avancimet e vëllaznive Zemaj dhe Gashi si dhe emnimin e zonjes Alma Lama i ka propozue dhe i ka ba Hashim Thaçi e asesi Isa Mustafa. Pra në këtë pazar Isa Mustafa nuk ka pjesë e as fajë.

Mirpo çka ndodhi tutje. Isa Mustafa si Kryeministër i vendit që nga dita e parë fillojë punën me zell dhe me veprime si i ka hije nji burrshtetasi të mirfilltë. Nuk do i numrojë veprimet bizare e kriminele te opozitës banditeske që nga dita e parë e punës që perjetojë Akademik Isa Mustafa. Do provojë ta them pse unë si kundershtar i koalicionit LDK-PDK pas pak u pajtova me at koalicion dhe aq sa mujta u bana perkrahës i qeverisë dhe personalisht edhe Akademik Isa Mustafës. Unë nuk e them kot se politika asht art i veprimeve diplomatike të padukshme në start por që rezultojnë ne favorin tand ma vonë me kohën, kuptohet nese din ta bash politiken si politikan.

Andaj unë kuptova lojën diplomatike të kompromiseve të dhimbshme të Isa Mustafës që i bani në atë kohë me Hashim Thaçin. Marrveshtja e asaj kohe ishte shansi i parë dhe ma i mirë, ndoshta edhe i vetmi që të dobsohet PDK-ja.  Të shkoj deri te shkatrrimi i sajë. Zgjedhja e Hashim Thaçit per president të Kosovës dhe ardhja në krye të PDK-së të nji lideri tjeter e dobsonte PDK-në dhe ky ishte edhe qellimi ma imediat jo vetem i LDK-së e Isa Mustafës, por edhe i krejt popullit të Kosovës i cili ishte lodhë me sundimin e pushtetit banditesk e mafioz të PDK-së. 

Pra Isa Mustafa mjeshtrishtë ja punojë rivalit të vet sepse shifet sot se çka ndodhi me PDK-në.

Dhe per fund e them se neve që na dhemb koka kur flet Hashim Thaçi, kur prezantohet si kryetar i Republikës duhet ti mbyllim sytë dhe ta mendojmë teposhtëzen e PDK-së kriminele.

Koha ka deshmue se të gjitha partitë e Kosovës jan kunder LDK-së. Koha po dëshmonë se ato ma shumë luftojnë LDK-në se sa që dojnë me punue me zhvillue shtetin. Ja sot në seancën e Parlamentit , nji propozim i Kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së Prof. Avdullah Hoti nuk kalojë. Nuk kalojë per shkakun se deputetet të gjithë bashk ( pos atyne të LDK-së ) nuk deshten fare ta votojnë mocionin per propozimin. Veprim ky perbuzës dhe deshmi se Kosova ka vetem nji parti shtetformuese, ka nji parti institucionaliste e kjo asht LDK-ja, ndersa ka shumë parti ( të gjitha ato që janë në parlament ) shtetshkatrruese dhe antiinstitucionaliste. 

Apelojë te publicistët e shumtë që thonë se janë veprimtar e adhurues të LDK-së që ti nderpresin shkrimet e veta kunder Isa Mustafës sepse ai deri sot( pas Dr. Ibrahim Rugovës kuptohet ) ishte i vetmi lider , diplomat, i vetmi lider vizionar që qeverisi si i ka hije nji lideri atdhetar.

Nese e dashuroni LDK-në mos shkrueni kunder asnij antari të sajë. 

Mjaftë po shkruejn të tjeret.

Apelojë te populli i Kosovës që ta ve gishtin kokes dhe ta votojëLDK-në tash e tutje nese don me e pas shtetin normal, me e pas nji qeveri që qeverisë e jo aso qe vjedh e sundon sikur i pat deri tash nga këto partitë e dala nga lufta që ma të zellshem u treguen në luftën per pushtet dhe sundim kunder LDK-së se sa në luften ( kur ishte koha ) kunder forcave pushtuese serbe.

LDK asht parti që u formue nga Akademiket ma të zotët që i pat Kosova në atë kohë dhe edhe sot në LDK janë Akademiket ma të zotët e ma atdhetar që i kan trojet tona arbnore.  Andaj hapi syt o popull. Shpetoje veten nga banditet analfabet qe po ju sundojnë e shkatrrojnë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test