Në vend të urimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës!!

Opinione

Në vend të urimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës!!

Nga: Arjeta Fetahu Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:41
Arjeta Fetahu

Në vend të urimit të  shpalljes së pavarësisë së Kosovës.!!

Politikat e udhëhequra nga ata që kanë kapur shtetin tash e 18 vite,  e kanë sjellë Kosovën në udhëkryqin, të jem apo të mos jem, të jetojmë apo mos të jetojmë, të qëndrojmë apo mos të qëndrojmë në dhjetëvjetorin e shtetësisë së Kosovës.

Krijimi i kësaj qeverie të pa zakonshme mes dy subjekteve politike që tradicionalisht janë kundërshtare të përbetuara, krijojë rrethana tjera politike në Kosovën e pas luftës.

Me këtë Qeveri bëhet edhe thyerja e parë e rëndë e elektoratit të PDK-së e AAK-së, që me të drejtë po kundërshtonin fuqishëm këtë krijesë e cila vetëm Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po i shkonte për shtati, të cilët me çdo kushte donë që Kosovën ta udhëheqin bashkarishtë, pra kjo është para politika ogurzeze e vendit.

Opozita duhet të godet politikat qorre të Ramush Haradinajt, i cili  po vazhdon politikat e Hashim Thaçit duke u bërë i pari Kryeministër, që mjerisht do të pësoj goditjen më të rënd politike, sepse kjo do të vërehet më së miri në zgjedhjet që po ofrohen.  Mendoj se Opozita do të ashpërsoj gjuhën deri në  protesta, deri në rënien e kësaj qeverie.

Nuk ka ma njerëzore sikur kjo kastë politike të kishte ikur njëherë e përgjithmonë, këta janë uzurpator, plaçkitës, bandë politike të  lidhur në mënyrë zingjirore, deri kur do të mund të qëndrojnë qytetarët e Kosovës të qet...Janë pa perspektiv, rinia jonë nuk sheh asnjë dritë në tunelin e zi të quajtur Kosovë. Politikan milioner nga të gjitha partitë na kanë vërshuar, deklarimet e tyre të pasurisë të bëjnë të çmendesh, të bëjnë të  vet digjesh  e  gjallë para një parlamenti të mjerë,  i cili jo vetëm se nuk merret me punët e shtetit, punësim, shëndetësinë, arsimin, por po e ndihmon rininë tonë që të migrojnë jashtë vendit, vetëm për të pasur qetësi.

Statistikat tregojnë që për çdo vit po  na ikin ka 40.000 mijë të rijnë, që për çdo qeveri normale do të ishte fundi i saj, marrë një matematik të thjesht, për 4 vite 150.000 mijë të rijnë ikin, çka na duhet liberalizimi, çka na duhet puna, kur nuk kemi rini, kur nuk kemi njerëz, ku mbesin qindra mijëra vajza të reja pa perspektiv as familjare. Është për keqardhje që shumica e partive politike kanë ndërtuar një mentalitet të centralizuar që e gjithë partia kontrollohet nga një grup i ngushtë shokësh që na kujton partitë Komuniste në vendet e lindjes, e ky mentalitet po na kushton si shoqëri. 

Le të jetë ky vit, viti i shpresës!!

Le të jetë ky vit, viti i burgosjes së zaptueseve të shtetit!!

Le të jetë ky vit, viti i zbardhjes së krimeve të bëra nga klane të ndryshme!!

Le të jetë ky vit, viti i zgjedhjeve të reja, ku Kosova do të ndëshkoj keqpërdoruesit!!

Le të jetë ky vit, viti i afrimit me Shqipërinë dhe largim nga sërbia!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat