Prindër dhe mësues, sakrifikoni veten në edukimin e fëmijëve të sotëm…

Opinione

Prindër dhe mësues, sakrifikoni veten në edukimin e fëmijëve të sotëm…

Nga: Fran Gjoka Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 08:46
Fran Gjoka

Përmirësimet  në sistemin e punës së shkollës shfaqet dukshëm edhe në marrëdhëniet që krijohen në  veorimtarië e përditshme itshme,vecanërisht  në ato mësues -nxënës,nxënës-prinds,nxënës-nxënës,etj.Zgjidhja e konflikteve  që lindin e krijohen në shkollë ose edhe që barten jasht saj,realisht vijnë drejt zgjidhjeve  dhe marrëveshjeve  më civilizuese   dhe qytetëruese.MAS ka marrë  masa efektive,ka vlerësuar vazhdimisht situatat,madje ,duke punuar shumë që ato të mos ndodhin  dhe të  parandalohen.E,megjithatë ,ende në shkolla  ka shfaqje dhune,gjaknxehtësi  dhe mungesë  kompromisi në zgjidhjen  e konflikteve  e mosmarrëveshjeve ,në intolerancën  dhe komunikimin.Në anketat e hapura  dhe ato të mbyllura ,të bëra në disa shkolla del se,numrin më të madh të nxënësve të dhunuar e përbëjnë ata që viktimizohen psikologjikisht,pra ajo që shfaqet  dukshëm në shkollë  dhe gjatë në mësim mbetet dhuna psikologjike.Ushtruesit janë  mësuesit  ndaj nxënësit.Ndërsa jashtë shkollës,në kohën e lirë ose në veprimtari  vetëorganizuese të nxënësve,ata që ushtrojnë  dhunë psikologjike (jo vetëm psikologjike) janë nxënësit kundër nxënësve.Përvoja tregon se në mjaft raste mësuesit ndjehen të shqetësuar në shpjegimin e mësimit,ku disa prej nxënësve tipik,pavarsisht paralajmërimeve që u bëhen nga mësuesi dhe drejtoria  e shkollës ,vazhdojnë  të prishin  qetësinë  ose të krijojnë situata të padëshirueshme  gjatë zhvillimit të orës së mësimit.Ndodh që mësuesi humbet durimin dhe,në një çast nervozizmi reagon duke u sjellë dhunshëm ndaj fëmijëve  dhe të rinjve.Rreth 4.8 % e nxënësve  të anketuar pranojnë se fyhen dhe ndjehen keq nga fjala që ju drejtojnë atyre mësuesit ose shokët e shoqet e tyre ,që e kanë  burimin tek origjina si:katundarë,malok,etj.Rrethj 3 % e fëmijëve nëpërkëmben emocionalisht nga shokët e mësuesit me fjalë të tilla ,që lidhen me moshën psikologjijke të tyre si:gojëkyçur,i/e trashë ,etj.,dhe 2 %  e nxënësve dhunohen emocionalisht me fjalët e shprehjet që lidhen me të metat fizike dhe një fatkeqësi e lindur ose e fituar që askush nuk do ta dëshironte.Më shumë evidente është dhuna psikologjike ,disi e fshehtë ,që ushtrohet nga shkolla ndaj nxënësve të ardhur nga zona rurale dhe që janë ngulur përgjithmkonë për të banuar në zonat ku  vepron institucioni.Te kjo kategori fëmijësh shfaqet me frekuencë më të lartë në këto dy raste:me formën e përjashtimit dhe vetëpërjashtimin nga jeta e shkollës e këtyre nxënësve .Një veprim i tillë ,fatkeqësisht nxitet edhe nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre,ndërsa drejtoritë e shkollave që duhet të mbrojnë liritë dhe të drejtat e shkollave dhe strukturat drejtuese të nxënësve ,që duhet të mbrojnë të drejtat dhe t dhe liritë e shokëve dhe shoqëeve heshtin.Në  situata të tilla përjashtuese dhe vetëpërjashtuese ,kjo kategori nxënësish nuk vetëvlerësohet ,nuk shihet e sigurt.Rrjedhhimisht stresohet  dhe nuk fiton aftësinë  e integrimit  në mjedisin e ri,çka do të thotë se,dhuna emocionale do të vazhdohet të thellohet mbi ta.Për problemet e formimit dhe të bashkëjetesës qytetare  i takkon shkollës  që të krijojë mjedise e frymë bashkëpunimi e bashkëveprimi  me të gjitha grupet sociale ,që formojnë  kolektivin në të kundërten rezultatet e pritshme nuk arrihen ,objektivat nuk përmbushen dhe reformimi i shkollës kompropmentohet.

Nga të dhënat del që mësuesit që ushtrojnë më shumë dhunë janë ata me përvojë të pakët në punë,që nuk i zotërojnë  emocionet,që nuk i njohin zhdërvjelltësinë e formave të komunikimit  dhe psikologjinë e grupit,sidomos raportin mes moshës kronologjike  me atë psikologjike dhe që në një farë mënyre nuk janë formuar ende si edukatorë.Për këtë kanë  përgjegjësi edhe fakultetet përkatëse ,që përgadisin punonjës pedagogjik ,të cilët nuk e vlerësojnë formimin e mësuesve  të ardhshëm  si edukatorë.Strukturat përkatëse të emërtimit të tyre nuk mendojnë shumë për përgatitjen e tyre kur i emërojnë në shkolla pa përvojën e duhur.Mësuesit   e kësaj kategorie është e nevojshme të jenë nën kujdesin e përhesrshëm  për ndihmë e trajnim të kualifikuar  për disa vite nga drejtuesit mësuesit dhe metodistët më të mirë.

Në grupin e mësuesve që i dhunojmë më shumë nxënësit fizikisht dhe psikologjikisht janë edhe ata që kanë disa vite pune në arsim ,por që kulturalisht dhe profesionalisht  janë ende larg ritmit të zhvillimit të arsimit ,teknikës ,shkencës dhe zhvillimit të shoqërisë në tërësi.

Boshllëqet në formimin e tyre shkencor e metodik ,psikopedagogjik e social të tillë mësues përpiqen  t'i mbulojnë me sharje e britma ,duke iu hedhur fajin padrejtësisht nxënësve pas cdo kontrolli që u bëhet.Ata domosdo duhen trajnuar  ,pasi breza nxënësish do të dalin pa bagazhin e nevojshëm të njohurive  për përballimin e kërkesave të tregut.

Është edhe një kategori  tjetër mësuesish që ushtrojnë dhunë për hirë të një tradite  të mbartur nga shkolla e vjetër dhe që shprehet hapur nga ata që mendojnë  se dhunë ka edhe në parajsë ,se sipas filozofisë popullore "druri ka dalë nga xheneti".Mësues të tillë nuk njohin modele alternative të sjelljes për disiplinimin e fëmijëve .një pjesë e tyre janë shumë të ngarkuar  fizikisht e psikologjikisht ,kanë kaluar me ngarkesë dhe plot halle një jetë të tërë në arsim,teksa kanë punuar me devotshmëri  dhe kurrë s;janë shpërblyer nga shteti ,shoqëria komuniteti dhe institucionet e tjera të edukimit.Të gjitha këto kanë  rritur tek ata nivelin e stresit  dhe i kanë çuar në shkarkimin  padrejtësisht të tyre  tek nxënësit.

Në kohët e sotme ,nxënësit janë më të predispozuar për të denocuar dhunën që ushtrojnë moshatarët e tyre dhe të rriturit ndaj tyre dhe pothuajse mungon dëshira për denoncimin ndaj mësuesve  dhunë-ushtruesa.

Siç po duket ,kjo lidhet me frikën  ndaj hakmarrjes dhe flet për atë që shoqëria e shkolla nuk janë ende demokratizuar  e emancipuar dhe se tërë  vëmendja e atyre  që merren  me arsimin dhe edukimin duhet përqendruar  në gjetjen  e  mekanizmave të reja  që prodhojnë për shoqërinë e edukimin më shumë tolerancë e qytetari,emancipim e kompromis e që përjashtojnë  hakmarrjen e frikën,dyfytyrësinë  dhe cinizmin.

Ndërkaq  ,prindërit kërkohet të njohin  më mirë fëmijët e tyre.Ky është përfundimi i pyetsorit ,i cili ka brenda diçka të vërtetë .Një pjesë  e prindërve nuk i njohin tipet ,të tjerët nuk ja kanë idenë e krizave që përjetojnë fëmijët e tyre në kufinjt e  një moshe .Ka dhe prej atyre  që s'duan t'ja dinë për interesat që fëmijët e tyre kanë për jetën ,shkollën,shoqërinë dhe kulturën në tërësi.Jo pak prindër i konsiderojnë të mbaruara  detyrimet ndaj fëmijëve me plotësimin e kushteve  për veshmbathje ,ushqim e shkollim,kur ata kanë nevojë edhe për mësim  dhe argëtim plotësues.

Disa prej nënave dhe baballarëve nuk e dinë se kjo moshë është në kërkim të identitetit dhe ideales ,çka nuk është e lehtë të arrihet.Një moshë e tillë e ka vecorinë psikologjike për të shijuar  në këtë botë vetëm lumturi e gëzim,për të siguruar  vetëm suksese  dhe për të bërë qejf.Mirëpo jeta nuk mund të mendohet vetëm fushë me lule,pa kthesa e të papritura.E konceptuar  ndryshe ,ajo s'të jep kënaqësi ,nuk të kalit  vullnetin,këtë veti të domosdoshme  dhe të pazëvëndësueshme  për jetën e njeriut.Kishte të drejtë  dramaturgu  i njohur B.Shou kur i këshillonte të rinjtë se:"nëse rruga  nga kalon nuk përbëhet nga kthesa e vështirësi ,dijeni se ajo nuk ju shpie gjëkundi".

Rrjedhimisht përceptimi i tyre për jetën e shoqërinë ,dëshirë dhe të ardhme ,shpeshherë është iluziv  dhe mund të nxisë  ata në kryerjen e  veprimeve  të nxituara  e,pse jo edhe në shkarje drejt aventurës .Ka të rinjë që e kanë të zhvilluar rebelizmin ,prandaj mësuesit,prindërit  duhet t'ua  shpjegojnë këtyre nevojën për një jetë intensive sociale ,për pjesëmarrje  në vendimarrje ,për bashkëpunim e ndërveprim me të rriturit ,për vlerësim  të mundëisve e kapaciteteve të tyre në kryerjen e detyrave të ngarkuara.Sociologu i njohur Gëzim Tushi rekomandon që fëmijët ti mësojnë,që te realizojnë herë pas here administrimin e kohës,që ëhstë e domosdoshme që brenda ditës nxënësi të dijë se çdo bëjë dhe çka bërë.

Mosvlerësimi i mendimeve dhe ideve të të rinjve ,siç ndodh ende në disa familje,i hedh ata në pasivitet ,duke bërë një jetë të varfër  emocionale e shpirtërore  ,i fut ata në "burgun" e vetmisë ,ata përfshihen kështu në një jetë boshe ,pa alternativa  dhe motivime  që do të nxitnin  ëndrra,dëshira,pasione dhe do t'i jepnin   kuptim veprimeve  dhe jetës së tyre.Shkurt,ka ardhur koha të përgadisim një rini të shkolluar  dhe të edukuar me të gjitha elementët specifik,që ndikojnë  në formimin dhe integritetin e çdo individi.Kultivimi i tolerancës  dhe i motivimit  me këta të rinjë ,si vlerë ,i takon  shkollës dhe përbën domosdoshmëri pasi është shkolla në radhë të parë ajo që krijon klimë të butë  dhe të përshtatshme për punë  në mjediset e saj,që pasqyron  botën emocionale dhe krijon kushte për bashkëpunim duke edukuar kështu  tek nxënësit,dije,qytetari dhe civilizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat