Bedelët

Opinione

Bedelët

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 09:39
Fatmir Lohja

Në fjalorin e shqipes, për bedelin, ka këtë shpjegim:”Ai që shkon në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese.(kot,për dhjamë qeni).”

Politika, që ka deshirë  të shtojë izmat nga pas,termin e bën :”Bedelizëm”. Në fillim të këtij viti, një bedel, në pozicionin e kryetarit të partisë, në Kosovë, dha dorëheqje të pa revokueshme. Me naivitet shpjegon: ”Nuk me pyet askush, prandaj po marr këtë vendim. ”Me këtë deklaratë kërkonte të sensibilizonte opinionin në favorin e tij.

Ka shumë mundësi, që vetëm i dorëhequri  e ka marrë vesh vonë, se është bedel në atë punë. Pronari i bedelit u rikthye në kry të partisë. Në fushatën e fundit  elektorale, bedeli, propozoi shefin për kryetarë të qeverisë. Opinionit publik ju bë qejfi, që ai e kuptoi pozicionin e tij,dhe dha dorëheqje. Pra krejt e kundërta që priste bedeli,që opinionit do t’i vinte keq ,dhe do ta priste vendimin e tij me protesta e demostrata, qe ai të rikthehej në funksionin e lakmueshëm, prej tij.

Veprimi ,ndoshta pak me vonesë,e ka edhe një të mirë.Ai, është burrë, në më të mirën moshë dhe ka shumë mundësi që në të ardhmen të vërë në praktikë identitetin e vet politik.Meqë jemi vëllezer,vëllai i vogël bedelizmin e mori si praktikë nga vëllai më i madh në Shqipëri.Rioshi nuk ka bëre ndonjë hata . ”Më bëj baba të të ngjaj”- e thotë proverbi i moçëm.

Bedeli me afat shkurtër në Shqipëri, qe Kryetari i LSI-së.Ai ndënji në detyrë më pak se dy muaj. ”E la funksionin për të mirën  e partisë. ”Rioshi i Kosoves, duhet të jetë i gëzuar. Emnaku, në vendin amë, është dyfishi i moshës së tij, pra ka shumë më pak kohë per t’u vetëkorigjuar.

Bedelizmin, në Shqipëri, si praktikë dhe teori, me mjeshtëri, prej shumë vitesh, e përdor PD-ja. ”Parti e hapur”, sa nuk e mban mend kush se sa bedelë janë vënë në krye të saj. Edhe, në zallamahinë e zgjedhjeve, brënda partisë, me 22 qershër 2017, palët kundërshtare, i bënin thirrje pronarit, ta ndajë mendjen se në cilën anë është.

Me këte shkrim, nuk di se sa e kam arritur, dua ta inkurajoj rinoshin kosovar, duke i treguar se ka edhe më keq se ai. Janë praktika, të bëra nga burra me dy pash mustakë, në vendin amë. Me vendimin burrëror, ka bërë mirë, që nuk e lejon veten të shkojë më për dhjamë qeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat