Deklaratë me hile

Opinione

Deklaratë me hile

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:46
Fatmir Lohja

Para pak ditësh, një gazetar,pyeti një ishministër: ” Ndjeni përgjegjësi për keq administrimin,në digasterin që ju keni drejtuar?” Ishministri,pa u menduar shumë,u përgjigj:”Aspak. Unë, e kam drejtuar ministrinë politikish. Nëse do të më sulmojnë politikisht, do të reagoj ashpër.”

I dashur lexues, mos të keni asnjë dyshim per saktësinë e intervistes.Edhe unë, u befasova me përgjigjen. Për t’u siguruar, e kam parë, dëgjuar,lexuar,si në  shtypin ditor, edhe në mediat vizive, pavarësisht se cilin krah politik mbështesin, nënzë.

Dikush,me naivitet, mund të pyes:”Çfarë të keqe ka përgjigjja? Kështu reagojnë politikanët e tëra krahëve. ”Për ne ,ekonomistët e vjetër, për të mos na rreshqitur, ndonjë fjalë e ashpër,ka shumë hile brenda, në këtë përgjigje. Pse? Do të mundohemi ta shpjegojmë.

Asnjë ligj,në asnjë shtet,nuk ka ndonjë nen, që të rekomandojë: ”Mos më zbato, kur nuk më zbatojnë të gjithë. ”Ligj është ligj dhe duhet zbatuar me përpikmeri, nen për nen, se mban përgjegjësi. Këtë koncetpt juridik duhet ta thadrojnë në mendje, që nga fëmijet e deri tek pensionistet, pavarësisht nëse u pëlqen, ose jo. Frederiku i dytë, mbret i Gjermanisë, përpara shumë viteve, për dhjetë vjet, ka hartuar dhjetëmijë ligje. Thirrja e parë,që i drejtohet gjermanëve, është: ”Nuk ju kërkoj bindje, por zbatimin e ligjit nen me nen!”

Çfarë do të thotë ishi, se kam drejtuar politikisht!? Programin politik e bën kryeministri dhe e miraton në parlament.Eshtë detyrë, e formës se prerë,që kabineti ,do të vërë në jetë,gërmë per gërmë, programin e miratuar. Qeveria është ekzekutiv,pra e thënë në shqip, zbaton ligjet, që nxjerr legjislativi. Kjo praktikë, burokratike, nuk është futur fare kot. Eshtë eksperiencë botorëre, qe ruan kabinetin, të mos luaj nga fiqiri.

Eshtë mëse e vërtetë, që politika i emëron anëtarët e kabinetit qeveriter, por kjo nuk do të thotë, që fatlumët, sa të marrin çelsat e zyrës në dorë, të keqmenaxhojnë fondet publike, për llogari të partisë qe e ka emëruar, duke fshirë “tepsinë” e bakllavasë, siç bëjnë gjindja, në gëzimet e festave të fundvitit.

Ishi me këtë deklaratë, e tregon haptas, se më shumë ka ndenjur në selinë e partisë, se në digaster. Po të kishte ndenjur në zyrën ministeriale, do t’i dilte koha, të lexonte ligjet,që i përcaktojnë saktë, si të drejtat, edhe detyrat, e funksionit në fjalë. Duke mos i lexuar vetë, nga mungesa në zyre, kuptohet që nuk është marrë aspak, me shpërndarjen e të drejtave dhe detyrave, të stafit të tij. Meqë ka drejtuart politikisht, kuptohet se emërimet  e stafit ia ka bërë  kryesija e partisë, me qëllimin e vetëm, që partinë ta pasurojmë sa më shumë,si të vetmen rrugë për forcimit e saj.

Nuk ka ligje në botë qe e mbështet këtë praktike mjerane. Në lajmet ditore,të njoftuara në mendja, po shikojmë, e po dëgjojmë, se po dalin përpara drejtësisë,për të dhënë llogari për mirëadministrimin e fondeve publike,  presidentë, kryeministra, ministra,….

Zoti ish,nuk ke nevoje ta kujtoj, se të lartë përmendurit, politika i ka emëruar, në postet respektivë. Unë kam deshirë, që kolegët e mi, auditët, të mos gjejnë asnjë qindarka abuzime në fondet publike. Nëse ke prekur sado pak, t’ia kthesh këtij populli të varfër,se bashku me gjobën përkatëse,që të zësh mend njëherë e përgjithmonë. Jo politika, por edhe avokati më mire, nuk te mbron përpara drejtësisë, kur ajo është e ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat