Pluralizmi fetar dhe toleranca

Opinione

Pluralizmi fetar dhe toleranca

Nga: Nikë Gashaj Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:21
Nikë Gashaj

Bota bashkëkohore jeton në pluralizëm, nacional, etnik, fetar etj. Pluralizmi fetar është pasojë e kulturës planetare bashkëkohore. Prandaj, për shembull, në vendet e europës prendimore jetojnë me dhjeta milionë muslimanë, ndërsa në vendet islamike –arape  qëndron një numër i madh i të krishterëve.

Njeriu bashkëkohor sot është i ballafaquar me universalizëm religjioz. Para së gjithash, ai është arti sakral në kuptim të gjerë të fjalës i cili është paratempull i traditave të llojllojshme religjioze nga Prendimi deri në Lindje.  Është e pamundur për ta mohuar bukurinë arkitektorale  pagëzimtore (Babtisterij) në Pizi, xhamitë e mëdha Qayrevante në Tunis,  falëtoret hindiane ose tempujt e Kyotos.

Nëpërmjet të formave të shumta të artit sakral religjionet e ndryshme kanë hyrë në jetën e përditshme të njeriut bashkëkohor. Ata të cilët dikur kanë lexuar vetëm veprat e Toma Akvinskit, ose të Bonaventurës, nuk mund më të jenë indiferent ndaj mësimeve religjioze të popujëve tjerë.  Sot, për shembull, në Paris, Londër dhe në  Hajdelberg, krahas Paskalit, Getës, Holderlinës dhe Rembrantës, zbulohen shenjtë metafizikë mahnitës të kulturës islame.

Sot të gjitha religjionet e mëdha predikojnë dhe synojnë për vlera të ngjajshme dhe orvaten të arrijnë paqën dhe të mundësojnë bashkëjetesën. Përfaqësuesit e besimeve më të rëndësishme  dakordohen se toleranca reciproke është domosdoshmëri historike.

Në lidhje me atë, është i njohur parimi kristian sipas të cilit do të mund të rregullohen të gjitha marrëdhëniet në mes të njerëzëve: “ Gjithë çka dëshironi për tua bë njerëzit juve, bënije edhe ju atyre”. Ose në version të ndalimit:”Mos ia bëni tjetrit ata çka nuk dëshiron me ta bë ty tjetëri”. Ndërsa sipas Kuranit: “Njerëzit duhet me i puth të afërmit, sikurse vet vetin”, për ta plotësuar edhe atë”Jepja çdo kujtë ata çka jeni të detyruar ...”

Më tutje, Bibla thotë se të bekuarit do të jenë paqesjellës ose pacifikues. Sipas disa historianëve të religjionit, vet fjala”islam” rrjellë nga fjala “salam” e cila do të thotë, paq, ndërsa vetëm atëherë i”dorëzohet” fesë, dhe ashtu domethënia e vërtetë e asaj fjalë është ”paqa e përsosur”, e cila arrihet duke iu dorëzua Zotit.

Njohjet sociologjike mësojnë:”Respektoje fqinjë e vet nëse dëshiron me qenë i respektuar”. Ose, sikurse bukur e thotë, Mark Milani:”Trimëri është me e mbrojtur vetin prej tjetrit, por është burrëri me e mbrojtë tjetrin prej vetit”.

Natyrisht, se deri te idetë e mëdha dhe të urta, bujare, fisnike e kultivuese nuk është lehtë as për të ardhur, mirëpo në çdo rast është dhe më vështirë për ti zbatua.  Për ti realizua është i nevojshëm vullneti i mirë, përcaktimi moral, qendrueshmëria dhe dija.

Prandaj për respektimin e parimeve me vlerë janë të nevojshme shumë gjera, kurse në anën tjetër janë tepër shumë sfida me të cilat  njerëzit dhe bashkësitë fetare ballafaqohen në praktikë e të cilat i largojnë ato nga parimet. Nga historia është e njohur se besimet, edhe përkundrazi mësimit për paq, për puthjen e të afërmëve të vet, të kërkuarit ndjesë, kanë qenë dhe në një masë kanë mbetur, burime të mundshme dhe shkaqe të konfliktit, të shfarosjes së njerzëve të  besimeve të ndryshme. Për atë dëshmojnë dhe luftatë e mëdha fetare në Europë në shekullin 16 dhe 17, të cilat kanë përfundua me kontrata të paqës. Po ashtu dhe postkomunizmi ka sjellë shumë tensione, acarime, përleshje dhe konflikte ndënacionale me elemente të forta  fetare.

Ka bashkësi fetare e cila shpeshherë nuk i ndjek mësimet e veta teologjike por më tepër sjellet si organizatë politike. Çka  duhet të thuhet për ata përfaqësues të bashkësis fetare të cilët i  shkelin parimet e Urdhërit të fesë duke hapur intolerancë dhe urrejtje ndaj atyre që i përkasin një konfesioni tjetër? Sipas logjikës së religjionit monoteist e vetmja e vërtetë është e tij, prandaj sipas tij nuk ka vend për pjesëtarë të religjioneve të tjera. Nga ajo rrjedhë ideja se të tjerët nuk kanë të drejtë ekzistence. Mirëpo, çdo njëanësi apo ekstremizëm fetar mund të jetë i dëmshëm, madje dhe teje i rrezikshëm për marrëdhënie interreligjioze dhe ndërnjerëzore.

Në shtetet në të cilat ekzistojnë grupe të mëdha të popullësisë  e të cilat dallohen sipas përkatësisë nacionale, etnike, gjuhësore, konfesionale, etj. është shumë me rëndësi të kërkohen , të gjinden e të miratohen modelet më të mira, të drejata të përshtatshme, reale, adekuate, shoqërore, politike, kushtetuese e ligjore për një jetë të përbashkët dhe të barabartë të të gjithë gjytetarëve. Pra ka të bëjë me realizimin konsekuet të të drejtave individuale dhe kolektive të qytetarëve. Bashkësitë fetare, respektivishët kishat dhe eprorët e tyre në atë drejtim mund të kenë një rol me rëndësi.

Vetëdija për ekzistencën e multikuluralizmit sotë është bë universale. Do të duhej dhe më tutje të kultivohet, në veçanti dialogu ndërfetar dhe toleranca. Ajo nuk është vetëm fryt apo fitore qytetëruese e botës bashkëkohore, e cila është ngritur në themelet e humanizmit europian, por ajo është dhe parim hyjnor i cili qendron në themelet e botës.

Sipas njohjeve teologjike, në Kosmos është gjithë çka në shenjë të dialogut dhe tolerancës, ndersa është detyrë e besimtarëve që atë parim ta respektojnë dhe fisnikërojnë. Nga një fakt i tillë varet dhe cilësia e marrëdhënieve ndernjerëzore në një shoqëri, respektivisht në atë dhe qendron edhe përgjegjësia më e madhe e njeriut. Në atë kontekst, teologu dhe filozofi i njohur Hans Kung ka theksuar se dialogu në mes religjioneve në shekullin 21. ka një rol vendimtar për fatin e botës bashkëkohore. Autori në fjalë, këtë e ka thënë, meqënë se disa studiues kanë shprehur frikë se në një të ardhme  mund të vin deri te përplasjet e qytetërimeve në botë. Mirëpo, duhet të besojmë se nëpërmjet të dialogut të mirëfilltë, mençurisë e racionalitetit njerëzor, mundësitë e tilla do të çvlerësohen, shmangen dhe tejkalohen.

Në kohët e fundit pluralizmi religjioz përjeton ndërrime e transformime me rëndësi. Prej izolimit kulturor dhe religjioz bota është drejtua rrugëve të vetëdijes globale ekumenike apo të përgjithshme. Duhet të shpresojmë se religjionet e ndryshme, veçenarisht ato më të rëndësishme, në të ardhmen do ta avansojnë dhe redefinojnë marrëdhëniet e veta ndaj botës bashkëkohore, dhe njëheri dhe marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta. Në atë drejtim fjala dialog nuk duhet të thotë vetëm të folurit, por dhe të dëgjesës së tjetrit, pranimi dhe mirëkuptimi i të tjetërit në specifikat e veçantit e tij, respektivisht në kulturën e tij vetiake.

Pefundim: për një dialog ndërreligjioz duhet më së pari të mënjënohen dhe shmangen paragjykimet, devijimet, vlerësimet a gjykimet me hamendje, në mënyrë që të krijohet hapësira për njohjen e të vertetës. Toleranca interreligjioze nënkupton tejkalimin e fundamentalizmit fetar, për arësye se fundamentalistave nuk u janë të afërta parimet e tolerancës. Përkundrazi, ata mandje dhe e konsiderojnë se ajo mund të shkaktoj konfuzion, çrregullime, kaos dhe dezorientim tek njeriu bashkëkohor. Më në fund mund të konkludohet se fundamentalizmi në esencë është reagim konservativ ndaj sfidave  të botës bashkëkohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat