Metaforfizimi i “cungave” të UÇK-së

Opinione

Metaforfizimi i “cungave” të UÇK-së

Nga: Dedë Preqi Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 09:09
Dedë Preqi

Tani, kur po vjen pranvera, stina e radhës pas dimrit, e cila shpeshherë gjatë periudhave kohore dhe historike na ka befasuar, si stina më e veqantë në lidhje me turbulencat e klimave specifike, që kanë ndikuar rrymat e nxehta politike në të kaluarën e hidhur, duke na ngrohë «dielli» i tyre me dhëmbët e përbindëshit!

Ndryshimet janë gjithherë të mundshme në sëcilën shoqëri dhe sot në këtë kohë, janë pjekur kushtet dhe rrethanat, që ti pranojmë këto fakte dhe të përfitojmë nga përvojat e kaluara, poashtu edhe dukuria e pushtetit dhe shtetit të merr peshën e vet, madhështinë dhe seriozitetin e vet, atë seriozitet që qëndron bindshëm dhe arsyeshëm te përgjegjësia.

Përndryshe, pushteti dhe fuqia e një kryetari dhe kryeministri, që pushtetin e krijon nga ineresi partiak dhe vetiak, duke menduar se është bërë zot i atij pushteti dhe vendi, që në realitetin e këtij moduli, nuk mund të ushtrohet një shtet funksional dhe ligjor, tek i cili edhe populli do e humb besimin e menagjimit të një pushteti të tillë, dhe te i cili do mungojnë tiparet organizative dhe unike në pergjithsi.

Ajo që duhet ta shohim me shqisat tona dhe ta prekim me duar të pastërta, nuk është e konceptuar dhe e praktikuar në këtë qeveri, apo si shprehje e mirëqenjës reale, përkundrazi, mendojmë se ka diçka që nuk shkon në rregull dhe nuk funksionon brenda saj.

Prandaj, duhet të kemi kujdes ndaj kësaj politike, e cila nuk e ka qëllimin që dëshmon ndryshimin e gjendjes dhe mirëqenjën e këtij vendi, sepse brenda kësaj politike ka mangësi të vazhdueshme, ose qëllimet bazë të kësaj politike janë mashtruese, të cilat nuk mund ta gëzojnë këtë popull, jetën e të cilëve u aka baltuar e kaluara.

Kritikat e tilla duhet ti marrim me mirëkuptim dhe pa ofendime, sidomos për pikat e dobëta dhe jo konstruktive, që pesimizmi i saj nuk mund të fshihet nga zëri i popullit, i cili e trajton rrënimin e vetëvetës dhe shtetit si të pa shmangshëm, nëse vazhdon me avazin e kësaj udhëheqje jo produktive dhe jo funksionale, ku edhe interesat e popullit janë të fundme…

Është fakt se gjithëherë do zëjmë shkak dhe e fajësojmë të kaluarën, por Kosova  në 10 vjetorin e Pavarësisë së saj, do dukej më ndryshe, e zhvilluar dhe e integruar dhe nuk do e kishte gjetur vetën tek imazhi i një vendi të diskutueshëm e labil me politikën e zhvillimeve të veta të pa lakmueshme, dhe me lëvizjen e kufizuar të qytetarëve të vet, mu për shkakun e një inskenimi të një politike dhe të një pushteti të pa përgjegjshëm, që e ka të instaluar nga lidershipi i vet i pa besueshëm dhe i pa ndërgjegjëshëm.

Nga politikat e tilla të  udhëhequra nga kjo strukturë e instaluar nga radhët e UçK-së, do të quhej ndryshe, jo strategji politike, por strategji tragjike e këtij populli dhe vendi, sepse e deshmuan edhe vet se, pas luftës së lavdishme me armikun, ata nxituan në luftën e përfitimëve të pasurisë materiale të popullit të vet dhe në luftën për pushtet.

Ndërsa me pushtetin e instaluar nga radhët e tyre, si produkt i kësaj politike, Kosova dhe populli i saj akoma jeton si në mjegullirë, i cili nuk e gjenë rrugën e vet të duhur për të pasë një jetë të rehatshme e të begatshme, nga pushteti i tyre i zhytur në krime të organizuara dhe korrupsion, që  në vazhdën e rrethanave të tilla, ky vend nuk do mëkëmbët fare dhe qytetarët e saj nuk do munden akoma ta gjejnë përspektivën e vet njerëzore në shtetin e tyre.

Do të ishte më mirë, sikur këta «cunga» që kanë qenë dikur nyje të rezistencës dhe luftës së lavdishme të saj, tani më duken sikur janë të metamorfizuar dhe të kalbur në këto ditë të paqës, të cilët do të mbetëshin më të çmuar me natyrën e parë si luftëtarë të denjë, por jo edhe më imazhin e pa lakmushëm dhe të pa dinjitetshëm, të cilin e krijuan dhe po e humbin në kohën e paqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat