Mos(vendosja) e flamurit shtetëror dhe mos(heqja) e flamurit kombëtar...

Opinione

Mos(vendosja) e flamurit shtetëror dhe mos(heqja) e flamurit kombëtar...

Nga: Ediar Krasniqi Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 09:12
Flamuri shtetëror

Sipas kodit penal te Rep.së Kosovës, ku:

Neni 147 [Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik] në paragrafin e 1 dhe 3 thotë se: 1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet....

3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Pra, në mënyrë "indirekte" kemi sanksionimin ndaj keqpërdorimit të simboleve shtetërore përkatësisht nxitjen e urrejtjes përmes atij keqpërdorimi. Komentari i kodit penal poashtu sqaron natyrën e këtij neni pasi që përmes sqarimit të dhënë, thotë se: "Me përqeshje të simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare duhet nënkuptuar çdo veprim me të cilin manifestohet fyerja apo nënçmimi i tyre." (shih komentarin e kodit penale - faqe 406), e që rrjedhimisht vjedhja e flamurit shtetëror si dhe pengimi i vendosjes së tij tek rrethi në hyrje të Prishtinës përbën një shkelje esenciale të kësaj dispozite ligjore.

Mosvendosja e flamurit shtetëror në rast të shënimit të "10 vjetorit të Pavarësisë" po ashtu është shkelje e LIGJIT NR. 03/L-038 PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS, ku: Neni 7 - Vendosja e flamurit shtetëror, paragrafi 1.thotë së : "Flamuri shtetëror gjithmonë vendoset: ... d) gjatë festave zyrtare të Republikës së Kosovës", po ashtu përbën shkeljen e këtij neni përkatësisht paragragin 1 pika d, pasi që fjala "gjithmonë" i jep këtij neni supermaci dhe fuqi në formë obligative për përdorimin e flamurit shtetëror në këtë rast për festën e pavarësisë. Edhe LIGJI NR.03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, tek Neni 15 Flamuri shtetërorë në paragrafin 2 mes tjerash thotë: "Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit." , ku tani më vec se e fuqizon të drejtën për vendosje të flamurit shtetëror të Rep. së Kosovës.

Ndërsa përodrimi i flamujve kombëtarë për komunitet është i pranuar me LIGJIN PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS por duke i shoqëruar të dy bashkë e kurrsesi pa flamurin shtetëror, për më tepër: Neni 9 Renditja e flamujve në paragrafin 1 thotë "Nëse flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës është i vendosur krahas ndonjë flamuri tjetër, shikuar përpara, duhet të jetë gjithmonë në të majtë." pra, e largon mundësinë e përdorimit të flamurit tjetër kombëtare pa vendosjen e flamurit shtetëror.

Diskrecioni i kryetarit të qeverisë (Kryeministrit) dhe kryetarit të Prishtinës duhet të jetë i harmonizuar me këto pika të ligjeve aktuale në fuqi dhe vendimi duhet të jetë i bazuar në po këto pika, e jo në euforinë qytetare të ditëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat