Top diplomati Ishinger (Ischinger) numëron propblemet e sigurisë në Evropë dhe rajon

Opinione

Top diplomati Ishinger (Ischinger) numëron propblemet e sigurisë në Evropë dhe rajon

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:57
Sherif Ramabaja

Të premten, në Mynih të Gjermanisë fillon për të 54 herë Konferenca për Siguri Europiane. Në takimin treditor do të tubohen më se 250 diplomat nga qeveritë e shteteve të ndryshme për të diskutuar problemet që lidhen me sigurinë e përgjithshme. Para së gjithash në Lindjen e Afërt, në Siri konflikti po zien. Përball ndodhen forcat me potencial konflikti ruse dhe ato të SHBA. Sërish lart po zihet konflikti i rrezikshëm në mes Iranit dhe Izraelit. Kështu këtë gjendje eksplozive e paraqet shefi i Konferencës për Siguri Volfgang Ishinger (Wolfgang Ischinger). Ai i numëron katër probleme madhor të sigurisë.

Konflikti Iraniano - Izraelit

Fundjavën e kaluar Izraeli kishte ndërmarrë sulme ajrore në Siri. Si shkak ishte marr një dronë iraniane që kishte shkelur hapësirën ajrore izraelite. Gjatë sulmeve ajrore izraelite ishte goditur edhe një aeroplan i tyre. Izraeli e akuzon Iranin se po përgatitë stacionimin e forcave afër kufirit izraelit gjë që Izraeli me çdo kusht dëshiron që këtë ta evitoi. Luftës qytetare në Siri i frikohet Izraeli për shkak të sigurisë së vetë. Konflikti mund të bartet edhe në vendet për rreth. Kjo është e rrezikshme sidomos kur roli i SHBA në rajon po zvogëlohet, thotë Ishinger. Një përfshirje e Izraelit në konflikt do të kishte pasoja si për Europën po ashtu edhe për Gjermaninë vazhdon Ishinger. Zgjatja e konfliktit do të kishte për pasojë në shtrëngimin e masave për largim, që si pasojë do ta përkeqësonte gjendjen humanitare.

Lufta qytetare në Siri dhe mungesa e planeve të EU

Shefi i Konferencës së Sigurisë Ishinger duke parë rrezikun potencial  propozon një plan - arkitekturë të sigurisë europiane për Lindjen e Afërt. Që kjo të jetë funksionale thotë ai duhet që të aprovohet nga politikanët kryesor botërorë siç janë SHBA, EU, Kina dhe Rusia. Para së gjithash Ishingeri e fajëson EU për neglizhencë duke mos pasur kurrfarë plani për Lindjen e Afërt dhe për luftën qytetare në Siri. EU prezanton 500 milion njerëz dhe për shumë shtete është shumë e rëndësishme në planin tregtar, po në politikën e jashtme dhe në Lindjen e Afërt po dështon. Në vend se të jetë unike dhe të flasë me një gjuhë, ministrat e jashtëm të vendeve të ndryshme prezantojnë vetëm vendet e tyre. Në të njëjtën mënyrë po vepron edhe Gjermania, në vend se të merret me problematikën, po i cytë problemet turistike të lindjes.

E drejta e vetos e shteteve anëtare të EU

Prej qeverisë së ardhshme gjermane Ishinger kërkon reforma të menjëhershme për EU. EU do të jetë e fuqishme vetëm nëse me shumicë i merr vendimet. Derisa çdo shtet sado i vogël që të jetë, me veto i pengon vendimet e EU, do të jemi në këtë situatë, si në konfliktin sirian ku luajmë vetëm rol anësor. Apeli i tij është: shtetet anëtare të EU duhet të heqin dorë nga e drejta e vetos.

Mungesa e armatës së EU dhe pajisja e ushtrisë gjermane

Formimin e një armate në kuadër të EU, ish diplomati Ishinger e konsideron si hap të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye Gjermania duhet ta rrisë buxhetin shtetëror për ushtrinë. Ne kemi nevojë për një ushtri të fuqishme për të dhënë ndihmesen si në Europë po ashtu edhe në Nato. Deri në fund të legjislaturës do të duhej që ta shtojmë buxhetin ushtarak në 1,5 përqind, kurse Nato nga anëtarët e vetë kërkon që buxhetin ushtarak ta rrisin në  dy përqind të bruto produktit. Vendosmëria e EU do ti zgjidhte edhe problemet e brendshme të saj. Sipas Ishingerit politika e jashtme e njësuar dhe e sigurisë e EU është përgjigja më efikase e populistëve të djathtë të kohës sonë. Njerëzit dëshirojnë një EU që e bënë jetën e tyre më të sigurt, i mbron kufijtë dhe e lufton terrorin e kriminalitetin. Nuk ka kthim prapa, në idilën nacionale të shteteve të vogla të Europës, thotë kryesuesi i Konferencës për Siguri Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat