Rita Ora mos na u hidhëro se ne jemi popull injorant ndaj figurave tona!

Opinione

Rita Ora mos na u hidhëro se ne jemi popull injorant ndaj figurave tona!

Luan-Asllan Dibrani Nga Luan-Asllan Dibrani Më 18 shkurt 2018 Në ora: 15:06
Rita Ora

Shqiptarja me famë botërore është kthyer në vendin e saj të lindjes për të përforcuar identitetin e saj dhe të Kosovës  para mijëra njerëzve që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu”  për pavarësinë e Kosovës . Ajo nuk u kursye asnjëherë para  mediumeve botërore që ta mbaj krenare veten  për përkatësinë kombëtare!

-Yllin e famshëm me imazh botëror, Rita Orës në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. dha koncertin mbrëmë në Prishtinë, për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ajo mahniti publikun  e shumtë me një përformancë të jashtëzakonshme duke e luajtur edhe “Vallen e Rugovës” me veshje special e  tëra kuq e zi!

Ylli me famë botërore, Rita Ora në koncertin e mbajtur në Prishtinë, për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ,vallëzoj pranë publikut  “Vallen e Rugovës”,me një veshje speciale,kuq e zi!

Roli i saj u pa gjithmonë se është e “lidhur me atdheun  e vet Kosovën”. Lind pyetja  a u zhgënjyer me ndërprerjen e programit?- sigurisht se po...!

Ne rast se  kjo nuk është ndier e ofenduar dhe e anashkaluar, apo edhe  e abuzuar nga zyrtaret  shtetëror qe e udhëheqin, RTK-në! Besoj se të irrituar janë  e gjithë Kosova dhe shqiptarët kudo që janë?...Me ndërprerjen  e transmetimit të Koncertit  u mashtruan  dhe  u keqpërdorën i tere populli!

-Pse themi kështu?-Sepse  ata u thirren  vet nga ta?. Një irritim zhgënjim dhe revoltë   treguan edhe qytetarët    e sidomos mërgata shqiptare, qe ajo ma,është një emigrante, që po ep kontributin  e saj  në arenën ndërkombëtare  për shqiptarët. Vetvetiu prapë bëjmë pyetje?Rita Ora, pse erdhe të injorohesh  nga “Mediumi zyrtar  shtetëror nga  RTK-ja”!

Është irrituese, kur vet  zyrtarët  e Kosovës e posaçërisht, Kryeministri aktual i Kosovës,   Ramush Haradinaj ka ftuar “qytetarët për mbrëmë të dalin sa më shumë në koncertin e Rita Orës”. Qytetarët ishte një kënaqësi, qe ketij ylli botëror iu përgjigjen me mijëra e mijëra. Sheshi  “Skënderbeu”,  nuk i nxuri, prandaj këtu vlerësohet se populli është  shumë  më largpamës dhe ma serioz se njerëzit qe po udhëheqin këtë shtet!

Radio Televizioni i Kosovës  në kulmin e ketij spektakli ndërpreu transmetimin direkt të koncertit të Rita Orës, pa kurrfarë sqarimi!?.

- Rita ishte e madhe dhe do mbetet gjithnjë, por ku po mbesin  pushtetmbajtësit  pa senesë, kulture  në  takime të tilla?. Kjo këngëtare përcillet  ne mediumet botërore me miliona njerëz, ndërsa këtu i ndërpritet programi!?...Kjo është një skandalitet në veti dhe duhet  gjykuar që  përfaqësuesit shtetëror, po najë injorojnë dhe cenojnë  figurat e mëdha botërore!

Prezent ishin edhe ambasadorë  të botës e sidomos ai  anglez etj. Sigurisht së  zyrtarët tanë do ta marrin një  shuplakë politike me sjelljet arrogante të një mediumi qe u uzurpuar nga ta,pa sens te mirëfilltë  si një mediumi shtetëror!?.

Rita  Ora shpesh e mbrojti identitetin  tonë pran  figurave të mëdha  botërore edhe në këtë rast me ish kryetarin e SHBA-ve  Obamen.

 -Ky është  një dështim i RTK-së, në koncertin e të madhes Rita Ora, e cila ishte  jashtëzakonshme e përgatitur  me tërë stafin e saje dhe me krenari thotë : „I'm proud to be Albanian“-„ Jam krenar që jam shqiptare.Ajo kishte vendosur të vijë, pa pagesë që të mbajë koncert në qendër të Prishtinës.-A  ju përgjigjem  ne asaj siç e  ka zakon shqiptari jo!?.

Rita Ora  a  zhgënjeve me  Kosovën?

-Rita Ora, je e madhe të njeh e gjithë Bota? Prandaj mos u mërzit për injorantet adoleshente në kulturë e në politikë. Ja vlejti qe serbët dhe armiqtë tanë i  revoltove me prezencën tuaj në Prishtinë. Serbia është në shok, që nga dje! Iu ke plas zemrat e tyre!...

-Mediat botërore, shkruan për ty se ku ishe mbrëmë!-Prandaj  përmbaju, mos humb durimin nga  qyqarët tanë politikaj, që të thërrasin në koncert dhe të zhgënjnë!...Mos na u  hidhëro ,se ne jemi popull injorant ndaj figurave tona s’je e  para...

-Kështu sillemi ndaj Skënderbeut që mbrojti me identitet shqiptarët ,por edhe Evropën.

-Kështu sillemi edhe me Nënë Terezën ,Ibrahim Rugovën ,Adem Jasharin etj. Nuk dimë ta përçmojmë tonin mos u çudit Rita.

 -Ty të ruajt zoti!”Do jemi krenar me ty  gjithmonë” .Populli dhe historia do të nderojë edhe se injorantet  abuzojnë me figurën tënde madhështore!?.

Rita Ora të duam,je e madhe, zoti të bekoftë, ty dhe familjen tënde. Urime Pavarësia edhe se  është e përgjysmuar.

Rita Ora me simbole kombëtare nëpër Koncertet e Botës

-Ti ke dhënë prova edhe në “Pavarësinë e Shqipërisë”.- Të përgëzojmë  në sukseset e   mëtutjeshme.

-Je, njeriu  që vjen nga Holivudi i artit botëror nga  Amerika!...

 Prandaj edhe ne jemi krenar që je shqiptare,dhe  që po e ndihmon vendin tuaj te identifikohet edhe përmes artit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat