Jo president e as kryeministër të përbashkët, por ribashkim të Kosovës me Shqipërinë !

Opinione

Jo president e as kryeministër të përbashkët, por ribashkim të Kosovës me Shqipërinë !

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 06:12
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

***  Kryeministri aktual i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e rastit në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt 2018, duke uruar 10-vjetroin e pavarësisë së Kosovës (2008-2018), deklaroi se “Kosova e Shqipëria, duhet të kenë një president të përbashkët. Ky do të ishte simboli më i mirë  i një uniteti të të dyja vendeve.”

(http://shekulli.com.al/befason-edi-rama-shqiperia-e-kosova-te-kene-nje-president-te-perbashket/).
Ky është një  propozim utopik, që nuk mund të realizohet, sepse nuk ka kurrfarë baze ligjore sipas së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo,  nëse populli i Shqipërisë dhe i Kosovës kërkon dhe deklarohet me REFERENDUM se do ribashkim të Kosovës dhe të Shqipërisë, kjo, juridikisht është  plotësisht e drejtë, e pranueshme dhe e justifikueshme sipas normave dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare. 

Prandaj, për të arritur një objektiv të tillë politik, kombëtar dhe diplomatik , që Kosova dhe Shqipëria të kenë një prisdent të përbashkët sipas broçkullave politike dhe propagandistike infantile dhe  provokuese të kryeministrit Edi Rama, së pari, Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen në një shtet të vetëm. Kjo është “metodologjia” procedurale, që parashikon e drejta ndërkombëtare. Pra, “kafshët politike” të Arsitotelit, duhet të dinë se, nuk mund të ketë “president” a “kryeministër” të përbashkët për dy shtete të ndryshme siç janë Kosova dhe Shqipëria, sepse jemi në shekullin XXI, jo në kohën e bashkimit të mbretërive dhe monarkive, që u përkasin shenkujve XVIII dhe XIX.
 
Propozimi i Edi Ramës, “Kosova e Shqipëria me një president”, është kopje e zbehtë  dhe e vulgarizuar e  idesë  së Gafurr Adilit dhe e Koço Danajt
 
-Kur më 2002, ne sugjeruam idenë dhe platformën për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përkatësisht për ribashkimin e gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, qendrat e vendosjes së politikës shqiptare (Tiranë dhe Prishtinë) na i ndërsyen kuislingët, ujqërit, zagarët dhe qenët e agjenturave të ndryshme ballkanike sllave, duke u përpjekur, që të na arrestonin dhe burgosnin vetëm pse me plotë drejtë kërkonim, atë që e kërkojmë edhe sot- ribashkimin e gjithë kombit shqiptar, jo vetëm të Kosovës me Shqipërinë.
 
-E tash, pas dy dekadash, na doli Edi Rama, duke shitur “broçkulla të ftohta” se, kinse  qenka më e dobishme, që “Kosova e Shqipëria të kenë vetëm një president!?
 
- E, po meqë sot (2018) nuk qenka  “mollë e ndaluar” ideja  që “Kosova e Shqipëria të kenë një president”, pse Edi  Rama nuk  po kërkon ribashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë, por vetëm një president të vetëm, duke harruar edhe një kryeministër të vetëm!?
Kji ide e Ramës është vetëm cirk mashtrues për opinion kombëtar shqiptar dhe, një provokim i keq i opinionit evropian dhe ndërkombëtar nga i cili mund të përfitojë vetëm politika dhe propaganda serbo-ruse, që mund të marrin si model propozimin e Edi Ramës, duke shtyrë kryeministren serbe  Ana Bërnabiq dhe presidentin Aleksanda Vuçiq, që  të kërkojnë nga Duma Ruse, emrimin  e një presidenti të përbashkët të Serbisë dhe të Federatës Ruse. Ky mund të jetë kundërefekti pozitiv   i propozimit  naiv politik i Edi Ramës, asgjë tjetër në dobi të interesit nacional dhe shtetëror  të Kosovës dhe të Shqipërisë.
 
Ia vlen të theksojmë se që nga viti 2002, kur u themelua Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH)  në Tiranë, kryetari i tij Gafurr Adili pati kërkuar, që Kosova e Shqipëria të kenë jo vetëm një president,një kryeministër ,një qeveri, por the të ketë një shtet të përbashkët (Kosovë – Shqipëri) si hap i parë drejt ribashkimit gjithëkombëtar dhe të Shqipërisë Etnike. Këtë e thotë edhe Platforma politike  e FBKSH-së.
Mirëpo, për një ide të këtillë, më 2003 u arrestua dhe u burgos kreu drejtues i FBKSH-së, Gafurr Adili. Mirëpo, pas disa muajsh lirohet i pafajshëm nga ana e Gjykatës së Apelit të Tiranës. –Ndoshta, të kishte qenë kryeministër, ose agjent  i  ndonjë “llozhe” të huaj, nuk do të arrestohej dhe nuk do të përndiqej midis Tiranës!
Për lirimin e tij, veç avokatëve sipas detyrës, u angazhuan edhe shumë aktivistë dhe simpatizues të FBKSH-së me komentet, me analizat, me letrat e hapura, me apelet, si dhe me kërkesat zyrtare drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Kryeministrit Fatos Nano. 

Ja një kërkesë e këtillë, drejtuar Alfred Moisut në faqen e tij zyrtare të Presidencës, si dhe në masmediat e shtypura dhe elektronike shqiptare (korrik 2003): 
 
            APEL VËLLAZËROR
 
PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ALFRED MOISIU
 
-NUK ËSHTË HUMANE, DEMOKRATIKE AS LIGJORE MBAJTJA NË BURG E GAFURR ADILIT, PËR SHKAK TË BINDJEVE TË TIJ POLITIKE E KOMBËTARE SI SHPREHJE E RIBASHKIMIT DHE E ÇLIRIMIT ANTIKOLONIAL TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN.
 
I  nderuar Zoti President, Alfred Moisiu
 
www.president.al
 
Me keqardhje morëm lajmin se më 1 korrik të këtij viti inspektorët e lartë të SHIK-ut në territorin e Republikës së Shqipërisë e kanë arrestuar dhe burgosur Gafurr Adilin, kryetarin e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar/FBKSH/, me  pretekst se ai si “shtetas i huaj i ka shkelur ligjet dhe cenuar interesat” e Republikës së Shqipërisë.  Me gjithë respektin dhe besimin ndaj  autoriteteve dhe zëdhënësëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, ne konsiderojmë se një konstatim i këtillë i organeve përkatëse të policisë dhe të gjyqësisë hetuese të qeverisë shqiptare, është i ngutshëm, hipotetik dhe i paqëndrueshëm, për shkak se ne, qe më se tri dekada e kemi të njohur fare mirë personalitetin dhe veprën kombëtare patriotike të deritashme të vëllaut tonë, Gafurr Adili. Ai mund të jetë i gjykuar në Tiranë, por assesi për kryerje të ndonjë “akti nacionalist” apo “racist”, si deklaron shtypi zyrtar i Tiranës (Korrieri, Shekulli dhe Gazeta Shqiptare). Për vepra “nacionaliste” të shpifura dhe të konstruktuara me paramendim, sikurse para 30-të viteve të shkuara, Gafurr Adilin, mirëfilli janë të gatshme ta gjykojnë me “burg të rëndë shumëvjeçar” vetëm gjykatat inkuizitore antishqiptare të Serbisë, të Malit të Zi dhe të FYROM-it, për shkak se këto “institucione të drejtësisë” gjithmonë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre procedurale dhe legjislative, idetë, luftën  dhe përpjekjet e çdo shqiptari për t’u çliruar  dhe shkëputur nga  tutela sundimit mizor kolonialist serbomadh, e kanë cilësuar “ligjërisht” si  “vepër penale me përmbajtje nacionaliste dhe raciste kundër interesave të  popujve sllavë, si dhe të shkatërrimit të Serbisë së Madhe(Jugosllavisë), me qëllim për t’iu bashkëngjitur territorialisht Shqipërisë”. Mirëpo, ipso facto gjyqet e tilla, të organizuara dhe të montuara kundër shqiptarëve, edhe pse nuk ishin me bazë ligjore, kishin për qëllim që përmes startegjisë së tyre të terrorit  dhe të frikësimit, t’i  detyronin të gjitha  gjeneratat e patriotëve shqiptarë, që ata t’i braktisnin idelain dhe aspiratat shekullore për liri dhe pavarësi të tokave të tyre stërgjyshore, por fatbardhësisht që nga viti 1912 e deri më sot, një strategji e këtillë e asimilimit dhe e shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë dhe në trojet e tjera të Shqipërisë Etnike, kurrë nuk arriti të bëhet realitet i “arkitekturës” hegjemonsite të Serbisë së Madhe.
 
Duke  konsideruar se Gafurr Adili është arrestuar dhe burgosur pa të drejtë, për shkak të bindjes, të përcaktimit dhe të veprimtarisë së tij ideopolitike dhe kombëtare në favor të mbrojtjes së  ekzistencës dhe të interesave vitale të popullit shqiptar, të kolonizuar dhe të shtypur nga sundimi i egër kolonialist serbosllav, ne si intelektualë shqiptarë dhe veprimtarë të shkencës dhe të kulturës kombëtare shqiptare dhe të asaj  ndërkombëtare, gjithashtu, të përcaktuar dhe të vendosur për të mbrojtur sine qua non të drejtën historike dhe  interesin  e përgjithshëm  të kombit dhe të shtetit shqiptar brenda kufijve të tij etnikë, e ndjejmë si detyrim moral, kombëtar dhe atdhetar që t’iu drejtohemi me këtë apel vëllazëror dhe shqiptar (i cili nuk prejudikon në asnjë mënyrë ndonjë element shprehës të gjuhës së komunikimit të panatyrshëm, që do të cenonte integritetin e personalitetit të Juaj si njeri dhe si institucionin shtetëror), që ta lironi nga burgu i Tiranës, Gafurr Adilin, kryetarin e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH), sepse dyshojmë që motivet e arrestimit dhe të burgosjes së tij kanë thjesht karakter politik dhe propagandistik, të gatuara, të përgatitura dhe të “importuara” në Shqipëri nga “kuzhinat”  e burgjeve  famëkeqe serbosllave të Idrizovës, të Nishit, të Pozharevcit, të Sremska Mitrovicës, të Velika Gradishkës, të Goli Otokut, të Padinska Skelës, të Beogradit etj., këtu e 20 vjet më parë në ish-Jugosllavinë-Serbinë e Madhe të Titos, përkatësisht të Slobodan Milosheviqit. Mirëpo, qeveria shqiptare  (me gjithë aktin e ngutshëm  të arrestimit dhe të burgosjes së Gafurr Adilit), nuk do të duhej të binte nën ndikimin dhe gënjeshtrat e fabrikuara dhe të trilluara të shërbimeve policore sekrete, si dhe të   gjykatave politike-policore  të Unionit të SMZ-së dhe të FYROM-it (për t’i riburgosur dhe për t’i rigjykuar shqiptarët sikurse Gafurr Adilin për “nxitje të urrjetjes ndërnacionale”, siç e rëndojnë atë  akuzat e dosjeve të tij të mëparshme të zeza, të montuara nga shërbimet sekrete policore dhe  nga gjyqet politike të regjimeve paraprake  nacionaliste serbosllave), në saje të së cilave  plot 5o vjet burgjet e tyre kanë qenë të “banuara” vetëm me të burgosur politikë shqiptarë të pambrojtur nga askush, ndër të cilët edhe Gafurr Adili që nga mosha rinore, si nxënës i shkollës së mesme në “Republikën Socialiste të Maqedonisë” dhe, si studnet i  i Drejtësisë së Universitetit të Kosovës, e më pas i përndjekur nga fallangat e ndryshme  policore dhe ushtarake (udba dhe kos etj.) serbosllave dhe kolaboracionsite edhe nëpër shtete të ndryshme të Evropës. Sa kanë qenë “me bazë ligjore” akuzat dhe dënimet individuale dhe  kolektive kundër shqiptarëve në  “temën e përndezjes së urrjetjes ndërnacionale dhe të prishjes së bashkim-vëllazërimit”, fatkeqësisht këtë  e vërtetoi preludi i ushtrimit të gjenocidit dhe të reprezalieve serbomalazeze mbi shqiptarët dhe Kosovën, i cili e tronditi dhe e shokoi tërë botën, si dhe vetë Shqipërinë, e cila brenda pesëmujorit të parë të vitit 1999, qe vërshuar nga afro 800.000  mijë “refugjatë” shqiptarë nga Kosova. Pra, së fundi, hollokausti serbomadh dhe djegia e Kosovës më 1998-1999, e vërtetuan para opinionit të brendshëm ballkanik dhe atij ndërkombëtar se në cilën anë ishte “ mbarësuar” pothuajse më se një shekull nacionalshovinizmi dhe urrjetja brutale racore, ajo ishte ana serbonalazeze, e jo ana  shqiptare. Historikisht është provuar se as në formën doktrinare, as në atë  praktike nuk ka qenë i njohur fenomeni i nacionalizmit dhe i racizmit   shqiptar.
 
Duke vlerësuar se veprimtaria e deritashme politike dhe kombëtare  e Gafurr Adilit ishte në përputhje të plotë me shprehjen objektive dhe të ligjshme të kërkesës historiko-politike për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të çlirimit antikolonial të territoreve të Shqipërisë Etnike, të cilat edhe sot (për shkak të subjektivitetit dhe njëanshmërisë së drejtësisë së Evropës së civilizuar, si dhe për arsye të inferioritetit të politikës shqiptare ) në fillimshekullin XXI, gjenden nën sistemin e kolonializmit klasik të Serbisë, të Malit të Zi, të FYROM-it dhe të  Greqisë. Lufta programore dhe përpjekjet politike paqësore të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH), të udhëhequr nga kryeatri i saj, Gafurr Adili kanë për qëllim dhe synim të fundit zgjimin e ndjenjës dhe të përgjegjësisë gjithëkombëtare shqiptare si parim dhe vlerë kulmore të ribashkimit dhe të rezistencës antikoloniale çlirimtare kombëtare për t’i shkëputur përgjithmonë vargonjtë e tiranisë së përgjakshme koloniale serbosllave, dhe për ta përmbysur verdiktin e imperializmit serbomadh të viteve 1912-1913; 1915-1919-1920; 1939-1945; 1945-1999, i cili pa të drejtë ra mbi kurrizin e gjithë popullit shqiptar, dhe pati për pasojë tragjike copëtimin dhe grabitjen e tokave  të tyre indigjene të Shqipërisë Etnike.
 
Prandaj, konsiderojmë se, përpjekjet politike e paqësore për çlirim dhe pavarësi të popullit dhe të territorit etnik shqiptar, të kolonizuar nga shtetet kolonialiste sllave, të cilat hëpërhë janë duke u zhvilluar në kuadrin e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar nën drejtimin e Gafurr Adilit dhe bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprimtarëve të tij, moralisht dhe ligjërisht nuk mund të jenë objekt arrestimesh, burgosjesh apo denoncimesh (sikurse në rastin konkret që kanë vepruar përfaqësuesit e SHIK-ut  me arrestimin dhe brugosjen e veprimtarit dhe udhëheqësit politik, Gafurr Adili), sepse janë në harmoni të plotë me parimet dhe  me dispozitat e Kushtetutës së Shqipërisë,  edhe me ato të Kartës së Kombeve të Bashkuara në të cilat është e sanksionuar e drejta e vetëvendosjes së popujve dhe e vendeve të kolonizuara në mbarë botën. Së këndejmi, kjo e drejtë dhe kërkesë e ligjshme nuk mund t’i mohohet vetëm popullit të kolonizuar shqiptar dhe territorit të tij etnik, të copëtuar nga  katër shtete kolonialiste sllave në Ballkan.
 
I nderuar Zoti President, Moisiu
 
Jemi të vetëdijshëm për të gjitha kushtet dhe rrethanat në të cilat ndodhen sot Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët në Ballkan në ndërthurjen dramatike të proceseve dhe të reformave ekonomiko-shoqërore dhe demokratike, që imponojnë  dialektikën e ndërvarësisë së bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit  të faktorëve subjektivë dhe objektivë të politikës së brendshme dhe diplomacisë shqiptare me faktorët e jashtëm të politikës së bashkësisë ndërkombëtare. Mirëpo, me gjithë respektimin dhe vlerësimin pozitiv të krijimit të marrëdhënieve dhe të realiteteve të reja ekonomiko-shqoërore,  multietnike, integruese, politike e demokratike si në kuadrin e Paktit të Stabilitetit të Shteteve të Evropës Juglindore, ashtu edhe në Ballkan, ne që nuk merremi me politikë, por me veprimtari shkencore, nuk kemi asnjë të drejtë morale, njerëzore, kombëtare as profesionalee, që ta murkullojmë dhe ta heshtim të vërtetën historike mbi çështjen e pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan, për hir të ndonjë interesi të ngushtë personal, grupor, ideologjik ose partiak të politikës ditore qoftë të brendshme apo të jashtme.
 
Edhe pse me vite të tëra jemi në shënjestër dhe nën trysninë e survejimin  permanent të qarqeve të ndryshme virulente dhe agresive të agjentëve dhe të agjenturave të imperialistëve  serbosllavë në Ballkan, ne si veprimtarë të shkencës dhe të kulturës shqiptare, nuk mund të heqim dorë “vullnetarisht” nga ndriçimi i gjithanshëm politik dhe shkencor i kërkesës racionale dhe të qëndrueshme mbi historinë, drejtësinë dhe parimin kombëtar etnik dhe territorial të shqiptarëve  në Ballkan.
 
Edhe pse në këtë vështrim (për hir të intrigave, mashtrimeve, përfitimeve personale materiale dhe të teorive e praktikave të ndryshme të komplotit, të cilat janë mjetet dhe instrumnetet më oprecionalizuese të koniunkturave politike dhe diplomatike antishqiptare në funksion të shkatërrimit dhe të denigrimit të vlerave individuale dhe kolektive kombëtare shqiptare) reflektohen sfida dhe tendenca, që t’i sofistikojnë dhe kontestojnë prirjet dhe angazhimin tonë politik, kombëtar dhe shkencor në sensibilizimin  dhe në mbrojtjen e kërkesës për ribashkim dhe çlirim kombëtar antikolonial, që rezulton nga objektivat dhe interesat prioritare strategjike të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH), ne nuk do t’u nënshtrohemi as nuk do t’u bindemi verbërazi egocentrizmit  dhe egoizmit  të tyre antishqiptar dhe, asnjë presioni tjetër të politikës propagandistike të shovinizmit serbosllav ballkanik dhe të aleancave  të tij mbrojtëse, që kanë për qëllim afatgjatë ta përvetësojnë politikën dhe shkencën shqiptare në favor të interesave  të mbrojtjes së sovranitetit kolonialist dhe imperialist  të Serbisë dhe të Malit të Zi në Ballkan, por me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë për fatin e ribashkimit të gjithë kombit dhe atdheut shqiptar, nuk do të kursejmë asgjë prej vetes, që vazhdimisht të kontribuojmë në mbështetjen dhe në avancimin e politikës shqiptare, që çon drejt hapjes së shtigjeve të reja në krijimin e marrëdhënieve paqësore me vendet e tjera si në rajonin ballkanik, ashtu edhe në atë evropian.
 
Pavarësisht nga ambiciet e sëmundjes së liderizmit dhe të  “metodologjisë bashkërenduese” të politikave paranoide, simpliste dhe antishkencore, prapa të cilave fshihen qëndrime antishqiptare të bartësve të tyre, ne si veprimtarë të shkencës mbjamë përgjegjësi morale dhe kombëtare, që popullit t’ia tregojmë të vërtetën se përpjekjet, sakrificat, lufta dhe atdhedaushira e bijëve dhe e bijave të tij më të mirë, si dhe kërkesa e tyre për ribashkim dhe për t’u çliruar nga zgjedha shekullore e kolinializmit serbosllav (për të cilat ideale dhe qëllime të larta atdhetare lufton dhe vepron pakompromis, edhe Gafurr Adili, këtu e njëzet vite më parë, për çka, pa të drejtë është arrestuar, burgosur dhe ekziston rreziku të denocohet nga regjimet totalitare kolonialiste serbosllave, vetëm pse ishte shqiptar, vetëm pse kërkonte liri, mëvetësi dhe shpëtim për popullin e kolonizuar shqiptar nga thundra e huaj barbare sllave. Është për t’u habitur dhe për të mos i besuar vetëvetes se për motive të këtilla çlirimtare kombëtare, Gafurr Adili, kryetari i FBKSH-së, më 1 korrik, 2003, është arrestuar dhe burgosur “gabimisht” edhe nga SHIK-u i pushtetit të sotëm demokratik të Republikës së Shqipërisë) është  e drejtë e moralshme dhe e  obligueshme, si dhe tërësisht e justifikueshme me ligjet dhe me  ligjshmëritë e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar.
 
 
Pavarësisht nga pesha e torturave, e vrasjeve, e burgosjeve dhe e gjenocideve koherente sistematike dhe të institucionalizuara mbi qenien gjithëkombëtare shqiptare në shekuj, si dhe nga “trajtesat politike”  me përmbajtje dhe vlerësime të sipërfaqsishme, tendencioze, të pathemelta, aprioristike, antihistorike dhe antishknecore (në dritën e zymtë të  modernës së sotme ekspansioniste dhe kolonialiste), ne si intelektualë shqiptarë me bindje dhe me besim të palëkundshëm ndaj interesit nacional gjithëkombëtar shqiptar, nuk do të abstenojmë, as nuk do të devijojmë për asnjë milimetër nga sensibilizimi dhe mbrojtja e idesë dhe e konceptit të politikës strategjike shqiptare për çlirimin antikolonial të Kosovës, si dhe të gjitha trojeve të tjera shqiptare, të kolonizuara dhe të copëtuara nga shtetet kolonilaiste sllave në Ballkan, edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo aspiratë dhe imperativ ynë shekullor nuk mund të bëhet “brenda natës”, mirëpo, ne ia kemi borxh popullit, që dot mos ta heshtim problemin kolonial të 50% të shqiptarëve dhe të Shqipërisë së kolonizuar nga shtetet fqinje sllave(Serbia, Mali i Zi, FRYM-i dhe Greqia) ballkanike, sepse ndryshe, brezat e rinj të sotëm, edhe ata, që do vijnë pas nesh, me të drejtë do na gjykonin dhe mallkonin, nëse ne, nuk do të arrinim që, shkencërisht atyre t’ua lëmë amanet hartën e kufijve etnikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike. Vetëm në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje, që t’i përballojnë gënjeshtrat, përrallat dhe mitet e historiografisë falsifikatore dhe të politikës religjioze të Kishës Ortodokse Serbe, se janë në truallin e tyre etnik shqiptar, e jo kursesi në “zemrën” dhe “djepin” e territorit të huaj serbosllav, siç pohojnë pa turp “mantijat e zeza”, duke i ndërruar, me shekuj, e edhe sot  tezat nacionalshoviniste dhe imperialiste të Serbisë së Madhe.
 
Konsiderojmë se për pozitën e sotme tragjike të kombit shqiptar të kolonializuar dhe të copëtuar në Ballkan, përgjegjësinë më të madhe e mbajnë forcat udhëheqëse politike në pushtet dhe vetë inteligjencia  shqiptare, që në forma, dhe për shkaqe të pakuptueshme, e heshtë çështjen e ribashkimit dhe të çlirimit antikolonial si të Kosovës, ashtu edhe të rajoneve të tjera, që historikisht i përkasin tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnikie.
 
Ne vlerësojmë se është potez i gabuar dhe i papërmirësueshëm politik, nëse para bashkësisë ndërkombëtare pranojmë se, çështja e Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare është  “çështje ndërnacionale” kontestuese, e jo çështje e pazgjidhur koloniale shqiptare në relacionet ballkanike. Natyrisht, se prioritet parësor strategjik dhe politik duhet të ketë zgjidhja e problemit kolonial të Kosovës.
 
 I nderuar Zoti President, Mosiu
 
Ne konsiderojmë se, përpjekjet tona në fushën e shkencës dhe të politikës shqiptare dhe të asaj  ndërkombëtare, që të mos e heshtim porblemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan, as historikisht, as politikisht, e as diplomatikisht nuk  meritojnë  të apostrofohen si “tendencë”  apo “prirje skajshmërie”, që sipas logjikës së molepsur të profiterëve të politikës kombëtare shqiptare, ka për qëllim “destabilizimin” e paqes dhe të sigurisë në rajon. Përkundrazi, përpjekjet tona të pareshtuara janë në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë  dhe të krijimit të klimës së favorshme  të detantit paqësor, të thellimit të masave të sigurisë dhe të mirëbesimit politik në Ballkan, por jo assesi, duke i izoluar shqiptarët e kolonizuar si “tepricë minoritare” nëpër rezervatet latifundiste koloniale të Serbisë, të Malit të Zi, të FYROM-it dhe të Greqisë, sepse kjo do të ishte e pamoralshme dhe e papranueshme edhe për vlerat fundamentale universale të rendit të ri botëror (liria, siguria, rendi, drejtësia, paqja dhe mirëqenia) edhe për shkencën e  së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve politike ndërkonbëtare.
 
 Edhe kërkesa e shqiptarëve  për vetëvendosje dhe ribashkim duhet kuptuar drejt, sepse është e njëllojtë për nga përmbajtja dhe karakteri i saj, sikurse edhe kërkesa historikisht e drejtë e gjermanëve, të cilët pas përfundimit të “kaptinës 50-vjeçare” të luftës së ftohtë, përkatësisht pas shembjes së ish-BRSS-së(1989), arritën të ribashkohen në një shtet të vetëm në Evropë. Ribashkimi i Gjermanisë i përgënjeshtroi   praktikisht të gjitha  “analizat vlerësiuese” spekuluese dhe tendencioze të politikave me prirje antigjermane, sepse ky proces ndikoi pozitivisht në thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-politik e ushtarak evropian, si dhe në  stabilitetin e ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së tërë Evropës. Në këtë kontekst, duhet të shikohet dhe trajtohet edhe kërkesa historike e shqiptarëve për ribashkim në një shtet etnik shqiptar në Ballkan, i cili do të jetë faktori kryesor për rujatjen e ekulibrit të paqes dhe të sigurisë, jo vetëm në dimensione rajonale, por edhe më gjerë.
 
Prandaj, ne konsiderojmë se shtruarja e kërkesës për çlirim antikolonial sllav dhe për ribashkimin gjithëkombëtar nuk mund të cilësohet se ka karakter “nacionalist” ose “regresiv”  apo “destabilizues” as për politikën shqiptare, as për manovrimin e saj diplomatik në rajon,  dhe më gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por është “temë” historiko-pilitike, që kërkon qasje dhe zgjidhje objektive si nga politikat shqiptare në pushtet, ashtu edhe nga diplomacia dhe politika e jashtme  e BE-së, të sanksionuara në agjendat  integruese, ekonomike, demokratike dhe  paqësore për popujt dhe shtetet e Evropës Juglindore.
 
I nderuar Zoti President, Moisiu
 
Sa më sipër, po iu drejtohemi me kënaqësi të veçantë dhe me shpresa të pathyera, se do të merrni parasysh konsideratat tona, që kanë të bëjnë me  aktualizimin, me trajtimin dhe me mbrojtjen e drejtpërdrejtë të çështjeve jetike kombëtare, politike dhe territoriale të shqiptarëve në Ballkan. Ju lutemi që për këto çështje madhore, që përcaktojnë fatin historik të kombit dhe të atdheut shqiptar,  t’i merrni të gjitha masat përkatëse për shpëtimin e tyre. “SOT ËSHTË DITA E FUNDME. SOT A KURRË. KOMBI PRET PREJ JUSH KËTË AKT PATRIOTIZME DHE URTËSIE POLITIKE. KOMBI PRET PREJ JUSH TË BËNI DETYRËN ME DORËN NË ZEMËR PËR TË MIRËN E ATDHEUT”. (Fan Stilian Noli).
 
S’ka dyshim se, kështu, njëkohësisht do të përmbushnit edhe këtë amanet të pavdekshëm të Fan S. Nolit (erudit dhe figurë e shquar poliedrike e kulturës, e letërsisë dhe e shkencës kombëtare shqiptare), patriotit dhe luftëtarit të pakompromis në mbrojtjen dhe shpëtimin e qenies shqiptare dhe të vlerave të përgjithshme historike, politike dhe kombëtare të Shqipërisë Etnike.
 
Gjithashtu, po të ishte gjallë i ndjeri, Fan Noli ynë i madh, do t’i bashkëngjitej edhe  kësaj kërkese tonë historike dhe vëllazërore shqiptare, drejtuar Presidentit tonë të dashur dhe të lartnderuar, Alfred Moisiut për lirimin nga burgu të Gafurr Adilit (kryetarit të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, i cili për motive politike kombëtare shqiptare, po mbahet ende në burgun hetues të Tiranës), në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë ndër shqiptarë historia e recidivave(pavarësisht nga përcaktimet ideologjiko-politike dhe partiake) dhe e plagëve të hidhura të vëllavrasjes dhe përçarjes brendashqiptare, si dikur: “... Nëno moj, mbaj zi për vëllanë, me tre plumba na e vranë, na e vranë dhe na e shanë, na i thanë trathëtor...”. Ka ardhur koha e fundit, që nga pësimet e derisotme, të nxjerrim mësime, të bashkohemi nën një flamur të përbashkët të rezistencës dhe të përparimit të përgjithshëm ekonomik, kulturor, politik, demokratik kombëtar dhe, duke menduar esëll  dhe, duke punuar më shumë për vetëveten sesa për promovimin e  interesave të huaja në kurriz të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës-Shqipërisë Etnike. Të gjithë shqiptarët që krijojnë, veprojnë dhe flijojnë për shkëputjen e zinxhirëve të sundimit barbar kolonialë serbosllavë (sikurse Gafurr Adili dhe të tjerë) nga asnjë “politikë e moderuar, e hollë dhe elastike” qoftë ajo edhe “më e moderuara në botë”, që nënkupton nënshtrimin kapitullues ekonomik, politik dhe kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike nën suzerenitetin kolonial serbosllav në Ballkan (siç nënvizonte dikur me të drejtë edhe revolucionari dhe demokrati patriot shqiptar, Avni Rrustemi), nuk duhet të arrestohen, të keqtrajtohen dhe të burgosen nga qeveria shqiptare e Tiranës, sepse ata janë direkt dhe indirekt në shërbim të mbrojtjes së saj, dhe të interesave vitale kombëtare të gjithë Shqipërisë Etnike. Ata nuk janë “elementë turbulentë-destabilizues”, as armiqë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por janë bijët dhe ushtarët më të mirë dhe më besnikë në pararojë të përhershme të saj. Për më tepër, ata nuk  janë të prirur të urrejnë, as nuk e luftojnë asnjë popull, asnjë racë dhe, asnjë religjion në Ballkan, as në Evropë, as në botë, që nuk ua ka zënë diellin e pavarësisë dhe  të lirisë së tyre, por moralisht dhe ligjërisht kanë të drejtë dhe për detyrë t’i urrjenë dhe t’i luftojnë  të gjitha ato regjime e sisteme kolonialiste dhe imperialiste sllave dhe të huaja, që me se një shekull janë duke i mbajtur “pengjë” me dhunë, me terror dhe me gjenocid nën “ombrellën” e tyre vasale kolonialiste dhe neokolonialiste. Këtë status kolonial të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, nuk ka kulturë, nuk ka demokraci,  as nuk ekziston  civilzim në botë, as rend dhe drejtësi ndërkombëtare, që do të mund ta jusitifkonte si të drejtë dhe, të pranueshëm për shqiptarët dhe për politikën demokratike zyrtare shqiptare në Ballkan.
 
I nderuar Zoti President, Moisiu
 
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe për  kohën e çmueshme, që do ta harxhoni në shqyrtimin e këtij apeli vëllazëror qëllimmirë, që është në funksion jo vetëm të lirimit nga burgu të veprimtarit tonë Gafurr Adili, por të gjithë kauzës së shenjtë dhe madhore kombëtare shqiptare-ribashkimit të Shqipërisë Etnike.
 
 
Me nderime dhe respekt të posaçëm vëllazëror dhe atdhetar.
 
Prof.Dr. Mehdi Hyseni ([email protected])
Boston, 7 korrik 2003
Prof.Dr. Nehat Sadiku ( [email protected])
 Lubjanë, 7 korrik 2003

 (Burimi: http://www.trepca.net/2003/0703/030707-mh-ns-apel.vellazeror-pres.alfred.moisiut.htm )
PS (2018)
Mirëpo, kjo letër kurrë nuk mori asnjë përgjigje nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu!
-Shumë e qartë, pse ky Apel vëllazëror nuk mori përgjigje nga Alfred Moisiu, sepse as  unë e as Nehat Sadiku nuk ishim kryeministra  as në Shqipëri e as në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat