Presidenti Thaçi dekoron një mori personalitete, po anashkoloi patriotin kombëtar, Ramë Bllacë?!

Opinione

Presidenti Thaçi dekoron një mori personalitete, po anashkoloi patriotin kombëtar, Ramë Bllacë?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 07:40
Ragip Guraziu

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka nxjerrë një listë të gjatë të personaliteteve, ngjarjeve e organizimeve që ka vendosur që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por në mesin e tyre nuk figuron emri i patriotit kombëtarë shqipatarër,Ramë Bllaca,i cili grisi traktaktin midis Beogradit që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi,dhe po ajo ditë ishte fatale për të sepse Kurtha e serbo-sllave dhe qetnikëve sllavo-serbo-rus-vranë Ramë Bllacën mu në hyrje të fshatit të tij.

Ramë Bllaca, përmendore që ju qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë

Një kollonë e fuqishme ishte Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallë kush në kohët më të zeza për shqiptarët. Ishte Kulla e Ramë Bllacës, të cilës shqiptarët i detyrohen shumë… Jo veç për ta shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë… Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës – Asllan Fazlia – kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve. Vinte rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarë. Dhe vinte më pas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria shqiptare. Ushtria që bëri që shqiptarët ta drejtojnë kurrizin e kërrusur ndër mote. UÇK – ja që risolli dinjitetin e shqiptarëve, që përshpejtoi punët e shqiptarëve, që e nxori çështjen e shqiptarëve nga sirtarët e pluhurosur të vendosësve të mëdhenj dhe e bëri çështje dite. UÇK – ja që nisi luftën kundër serbëve. UÇK – ja që i bindi edhe njëherë shqiptarët se serbët i vret plumbi…”

Politikan i spikatur, patriot i patundur,inteligjent jo i zakonshëm, trim i pashamatë. Këto do të ishim disa nga vetitë që mbartëte karakteri i tij.Lindur dhe rritur në mjedis patriotësh, të kamur relativisht,ndjeheshin thellë vuatjet që Serbia u shkaktonte shqiptarëve. Mundi që gjithë jetën t'ia kushtonin një bëme, një vepre, një ideje; MOS LEJIMIN E SHPRAZJES SË KOSOVËS NGA SHQIPTARËT.

Janë gjashtë arsyeje shumë të fuqishme që I bëjnë krenar banorët e fshatit Bllacë të komunës së THerandës(ish Suhareka),për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohërave. Ali (Bllaca)Guraziu përfaqësues në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit,krahas emrave të tjerë të njohur si SHaip Aga,Haxhi Beqiri,Selim Ibrahimi,,SHaban Bajraktari,etj.Pastaj,vjen Ramë Bllaca,njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohërat më të zeza për shqiptarët.Asllan Fazliu,biri tjetër i Bllacës,kolon e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve,ishte Qazim Bllaca i biri i Ramës dhe ,vjen rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca,kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët.Por në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer butja e Isa Boletinit në këtë fshat.Por,nga memorien e bllacienëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica,dhe jo rastësisht Bllaca ka hyrë në historinë kombëtare shqiptare.Për nga përmasat dhe rrezatimi në histori, për mese gjysmën e pare të shekullit që lamë pas, kryet e vendit e zë, sot e mot, Ramë Bllaca. Është kryefjale e historisë se Bllacës e çdo bllacjani. Është kryekëngë në këngët që jetojnë. Ai është i derdhur kudo në çdo rrëfim, në çdo bisede. Ai është pasaporta krenare e Bllacës, Suharekës e Kosovës. Ai është ai me të cilin krenohet historia shqiptare, me të cilin krenohet çdo shqiptar i mirë. Për Rame Bllacen është shkruar, por jo sa duhet. Është kënduar kënge për të prej të madhit këngëtare Rizah Bllaca, prej këtij këngëtari legjende në Kosovë i cili e këndonte edhe Lahutë e Malësisë dhe ia mësonte popullit. Rame Bllaca kishte dashuri për shkollën e dijen edhe pse vet ishte i pa shkollë, do të pohojmë se ai ia dinte fort mire vlerën e shkollës dhe për të njeriu i pashkolluar ishte si njeriu i verbër. Do të pohojmë këtu se ai ëndërronte shkolla, dije e kulturë për shqiptaret. Do të pohojmë këtu se ai i dërgoi në shkollë Qazimin, të birin e tij dhe Asllan Fazlia sepse i shihte si kapacitete me vlera të veçanta. Rame Bllaca është përmendore e qëndresës shqiptare, e dashurisë për trojet shqiptare e sakrificës për tokën e jetën shqiptare. Është përmendore, që koha e paqte që do të vije, veç do ta lartësoje dhe historia shqiptare do ta ruaje mire në gjirin e vet aty në panteonin e te mëdhenjve të këtij kombi.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka nxjerrë një listë të gjatë të personaliteteve, ngjarjeve e organizimeve që ka vendosur që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ramë Bllaca, përmendore që ju qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë.

Politikan i spikatur,patriot i patundur,inteligjent jo i zakonshëm, trim i pashamatë. Këto do të ishim disa nga vetitë që mbartëte karakteri i tij. Lindur dhe rritur në mjedis patriotësh, të kamur relativisht,ndjeheshin thellë vuatjet që Serbia u shkaktonte shqiptarëve. Mundi që gjithë jetën t'ia kushtonin një bëme, një vepre,një ideje; MOS LEJIMIN E SHPRAZJES SË KOSOVËS NGA SHQIPTARËT.

Po nuk po me mbetet hatri,se po qe se do dekorohet nga presidenti Thaçi, Ramë Bllaca ,familja e tij do reagonte dhe do refuzonte siç e refuzoi Ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi dekoraten nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka refuzuar dekorimin nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar arsyet pse e refuzon dekorimin e Thaçit.'' Hashimi nuk e ka asnjë kriter të vetëm në dhënien e Mirënjohjeve dhe të Dekoratave. Thjesht, ai po bënë pazare politike me mirënjohje e dekorata''. ''Të gjitha vendimet dhe veprimet e politike të Thaçi, që nga viti 2010 e këndej, kanë qenë rrënuese për shtetin e kombin. Marrëveshjet e tij me Serbinë nga ajo e 13 prillit 2013 e këndej kanë qenë e janë antishtetërore dhe antikushtetuese. Ai këtë politikë e vazhdon edhe sot''. Prandaj e refuzoj dekoratën e tij.

Po, në disa shkrime të mija që pas shpalljes së pavarësisë, kam derguar letra të hapuar dhe publike, Hashim Thaçit, në cilsinë e  Kryeministrit, por edhe tani në cilësinë e presidentit.

Se kjo kastë politike duhet pensionuar dhe duhet ndërruar me një brez tjetër të gjeneratave të reja politike, ngase Kosova po e përmbyll një dekadë të plotë të humbur dhe të pazhvilluar, duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Ndërkaq, për fatin tonë të keq, e tëra kjo po ndodh për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, pasi po kjo klasë është e lidhur me mafio-oligarkët, nëntokën kriminale dhe klanët politike të inkriminuara. "Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljës së pavarë- sisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, pozitë e opozitë, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa, duke humbur tërësisht besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Pas festimit ka mundësi, në vjeshtën e sivjetme mund  të  ketë shumë lehtë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Shkrimet në vazhdime ishin titulluar; Ja fute thikë pas shpine Kosovë, Ngadl Beg se ka hendek, dhe Zoti Thaçi, president i kujt je?!

Me këtë soj të paudhë që ju keni ndërrmarr si president I shtetit,Republika do të zbehet,do të tkurret dhe një ditë nuk duhet të çuditëm,kur do të turpërohemi tga pranojmë falimentimin,për shkak të gabimeve të juaja dhe atyre oligarkëve që po ju përkrahin,që po rrënoni gjithçka çka ka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje,me sakrificë e përkushtrime,nga njerëzit që e duan të mirën e Kosovës- 24 maj 2016…Që po me duket se po dëshmohet tani…

Kush ishte Ramë Bllaca

Si është e mundur që një patriot i çështjes kombëtare,Ramë Bllaca, që as nga shteti i Kosovës poe as ai Shqiptar; sidomos kur dekorojnë disa personalitete të shquar kombëtar,edhe harrohet Ramë Bllaca  përmendore që u qëndroi të gjthave fërtunave të asaj kohe.

Bllaca, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë, ka fatin të ketë mespërmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacjanët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacjanët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacjanëve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri – tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacjanët për njëri – tjetrin që të imponon respekt për këta njerëz.

Duke ditur se Bllaca mbart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfarëdolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Bllacës e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

Në memorien e bllacjanëve ka mbetur e pashlyer buajtja e Isa Boletinit në fshat të tyre me gjithë njerëzit që mbante pas, me mushka të ngarkuara për luftë… Nga memoria e bllacjanëve nuk shlyhet Azem Galica që në një rast i kishte provokuar bllacjanët duke u thënë se kam ardhë më vra Ramë Bllacën. E bllacjanët i ishin përgjigjur se më para të vrasim ty se sa e vret ti Ramë Bllacën. Shumë bllacjanë e kanë treguar këtë ndodhi dhe e shprehnin se sa mirë i vinte Azem Galicës që bllacjanët e donin Ramën.

Janë të shumta rastet që do të silleshin për të provuar sa thamë më sipër. Por ne na mjafton për sa, e për çfarë, kemi marrë përsipër rasti i të shumënjohurit në Kosovë e në krejt botën shqiptare, rasti i Ramë Bllacës… Ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. E rroku kënga. E rrokën brezat. Vranë Ramë Bllacën, por jo idealin për të cilin ai luftoi. Ai ishte luftëtari e prijësi i shqiptarëve që kundërshtonte reformën agrare të qeverisë serbe që donte t’ua merrte tokat shqiptarëve për t’ua dhënë kryesisht kolonëve serbe e malazezë që i ka sjellë herë pas here Serbia në Kosovë për ta populluar Kosovën shqiptarë edhe me serbë. Ai ishte politikani e luftëtari shqiptar që për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë, për të mos e shpopulluar Kosovën me mjete të buta, kundërshtoi publikisht traktakin apo marrëveshjen e turpshme serbo – turke që detyronte shqiptarët të shpërnguleshin për në Turqi. Jo vetëm që e kundërshtoi, por punoi deri ditën që ishte gjallë, deri ditën që e vranë shkiet në pabesi, që të mos i lejonte shqiptarët të shpërnguleshin, që t’i bindte shqiptarët me të gjitha mënyrat se nuk duhet ta pranonin shpërnguljen dhe duhet ta kundërshtonin ashpër. Ai nuk punoi vetëm nëpër oda e kuvende për t’i bindur shqiptarët vetëm me fjalë, por, siç e dëshmojnë bllacjanët, në kohën më të rëndë të terrorit e reprezaljeve që bënin serbët për të shpërngulur shqiptarët për në Turqi, Ramë Bllaca ndërtoi kullë të re në Bllacë. Për ta dhënë shembullin vetë se nuk duhet t’i lëshojmë trojet, nuk duhet t’i lëshojmë kullat se ditë dhe kohë më të mira do të vijnë…

Pra, dhuna sistematike, e programuar e serbëve kundër shqiptarëve e shfaqur në të gjitha mënyrat, llojet dhe format më përfide, kultivoi rezistencë dhe qëndresë shqiptare në të gjitha kohërat. Por do të duhej të vinte mesi dhe gjysma e dytë e shekullit të njëzetë që të merrte formë dhe karakter më të organizuar qëndresa shqiptare. Do të duhej të vinte një brez i ri, një gjeneratë e re të rritej pa luftë që të bëhej më e madhe popullsia, që ta merrte vetën popullsia shqiptare pas masakrimeve e shfarosjeve në masë që kishte pësuar sidomos në dy dekadat e para të shekullit të kaluar… Do të duhej që edhe Evropa ta ndryshonte pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët. Do të duhej që edhe iluzionet e shqiptarëve të fashiteshin dalëngadalë dhe të bëheshin më realistë, më të përgjegjshëm, dhe të organizoheshin më mirë për qëndresë kolektive, për reagim e kundërshtim kolektiv përballë një armiku që nuk ishte më i madh por që kishte vetëm avantazhin e organizimit më të mirë se shqiptarët.

Planet serbe kundër shqiptarëve

Dhe dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t’u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz ,për të marrë një vizë për në Turqi,shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre.

Rama si deputet që ishte medoemos  duhej dhënë shembull këtij populli. Në vitin 1936, pa pasur nevojë për shtëpi të re, Ramë Bllaca thërret njerëzit dhe nis ndërtimin e një shtëpie të re. Ishte bash koha kur kishte nisë një valë e madhe shpërnguljesh të shqiptarëve. Njerëzit e shihnin. Bënin çudi. Të tjerët po shisnin shtëpitë, toka e troje dhe po iknin, ndërsa Ramë Bllaca kishte nisë shtëpi të re.

Dhe në një rast Rama i thotë Rexhep Krasniqit;’’ Thoni popullit se Ramë Bllaca nuk është i padijshëm,ta ndërtojë shtëpinë sot e nesër ta lërë shkretë e të shkojë në Turqi. Kini kujdes se i merrni në qafë fëmijët…ju e dini se turqit gjithmonë na kanë thënë pis arnaut dhe kurdoherë kanë qenë armiq për ne e tash kur u bënë miq! Kush e lëshon vatanin (u thoni) bëni mëkat dhe gabim të hatashëm!..’’

Në këtë vit(1937),gjatë zhvillimeve të punive të parlamentit,qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti Jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi,trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve  të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin Jugosllav u demonstrua  në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës. Ai votoi kundër këtij trakti, duke bërë një argument bindës pse e kundërshtonte. Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brof në këmbë; ’’JO!’’-tha Ramë Bllaca dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit,në sy të deputetëve.’’Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…’’ Dhe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë,në Bllacë, populli ia kishte ngrit këngën;

Ky Ramë Bllaca shka ka thanë-

Hiq imza nuk muj me dhanë-

Shqiptarët në Turki nuk mujnë me shku-

Pesëqind vjet me ta kem liftue…..

Le ta dëshmojnë lexuesit?!

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka nxjerrë një listë të gjatë të personaliteteve, ngjarjeve e organizimeve që ka vendosur që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por në mesin e tyre nuk figuron emri i patriotit kombëtarë shqipatarër,Ramë Bllaca,i cili grisi traktaktin midis Beogradit që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi,dhe po ajo ditë ishte fatale për të sepse Kurtha e serbo-sllave dhe qetnikëve sllavo-serbo-rus-vranë Ramë Bllacën mu në hyrje të fshatit të tij.

PS.Disa komentues në portalet e tyre të ndryshme po kërkojnë sipas tyre kokën e juaj z.president Thaçi,për gabimet dhe tradhtinë që po ja bëni shtetit të Kosovës siç që i ndodhi edhe Sadam Hyseinit, e Gadafit, thuhet kështu; ’’Thaçi në litar si Sadami e Gadafi e shumë gjëra tjera, që lë të kutojë se këtyre punëve të pista që po përballet Kosova gati në të gjitha sverat, herdokur përgjigjeja bie mbi ata që kanë tradhtuar qytetarët po atij shteti ku kanë vepruar.

Jemi dëshmitar se shumica e tyre, edhe në moshë të shtyra pas disa vjetësh, janë përballur me drejtësinë e shteteve të tyre dhe kanë vuajtur denimet e merituara….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat