Flet Dhimiter Frangu për Gjergj Kastriotin

Opinione

Flet Dhimiter Frangu për Gjergj Kastriotin

Nga: Lush Palokaj Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 06:22
Lush Palokaj

Duke lexuar  Gjergj Kastriotin sipas autorit të larpermendur ngjanë sikurse vet të ishim bashk në luftë në të gjitha ato beteja me guximtarin ma të madh të të gjitha kohëve . Lexuesi pa marrë parasysh identitetin  kombëtar nuk ka gjasa që të mos pushtohet nga një ndjenjë kënaqësije e mahnitëse në shpirtin e ti për shkathtësitë luftarake dhe gjideshmerinë në terësinë e luftave të pakapshme për mendjën njerëzore. Dallon nga Barleti sepse betejat ku ka luftue nuk i ka të sakta.

 Merita me e madhe e kësaj vepre që sot e kemi në dorë i takon Z. Lek Pervizit. Qysh në moshën 12 vjeqare kur ka studjue në Romë panderpre ka shkue në bibliotekën e Kolazhit. Aty i ka gjetë dy romane autoresh italian kushtuar  Skenderbeut. E ka përkthye nga italishtja e vjetër, gjuhë me të cilën ishte perkthye vepra.  E dorshkrimi  latininish ashtu qysh e ka shkruar franceskani nuk asht gjetë akoma. Nuk paska veshtersi në perkthime sepse Leka e paska njohuri shumë të mira të italishtës moderne, klasike dhe popullorën e vjetër. Dhe kishte mësuar gjuhën latine gjatë kohës që ka ndjekë studimët në Rome. Ai thot se origjinali i shkruar latinisht nga Frangu me 1480 duhet të kërkohët në ndonjë skutë arkivore në bibliotekat italiane.

Deri sot dihet se vetem Dhimiter Frangu ka percjellë afër epopenë e trimit dhe të gjitha ngjarjët qoftë luftarake apo diplomatike dhe i ka shtjellue në një veper. Askush nuk mund të pershkruente ma saktë jetën dhe ngjarjët që e ka mahnitë cdo lexues. Sigurisht të mahnitun edhe shume shkrimtarë e historian botnor kanë shkrue për suksesët luftarake të  Ikonës arbnore. Një mori  veprash në gjini të ndryshme letrare qoftë në proze, poezi apo dramë. 17 herë asht ribotue vepra . Franceskani ka qenë i afërt me gjak me Pal Engjellin dhe ka qen nipash apo e ka pasë dajë Princin e madh shqiptar. Ka qenë këshilltar, fetar, arkëtar dhe ambasador i tij besnik. Sa kënaqësi kur lexohët vepra e cila asht shkruar mu atë botë kur Gjergji korrte fitore ma të mëdha për lirinë e etnise, për të shpetuar nga kthetrat aziatike. Meritat dhe fitoret e mdha me të drejt, lartë i ka çmuar historiani austriak Julius Pisko dhe shkruen në librin tij me 1984."Heroi ma i madh i të gjitha kohëve, për veptat faktike që i kreu". Asht e pamundesehme që nga fillimi e deri në fund kur lexohët kjo vepër pa të rrjedhe lotët nga gëzimi i madh dhe duhët nderpre leximin sepse lexuesi në shpirtë shqetsohët tej mase. Kam lexue bukur shum edhe për Aleksandrin e Madh dhe mjaft mirë e njoh por shkathtësitë luftarake nuk i ka pase të Gjergjit. Disa here Aleksandri asht plagosë nga dora e anmikut por mjekët grek e kanë shpetuar . Aleksandri  ka pasë 100 apo 200 mije ushtarë kurse Gjergji  nuk ka pasë ma shumë se 50 mijë ushtarë në terë betejat e tij. Asnjë humbje nuk e ka pasë dhe ka luftue ma shumë se 24 beteja. Kurrë nuk asht plagosë nga dora e anmikut. Vetem një here kali asht plagosë dhe rrëxue. Gjergji  ka lenduar krahin dhe ka qenë dasht të pushoi se luftuemi dy apo tre muaj. Ka pasë një ushtri të vogël.  2000 mijë ushtarë i kanë mjaftu për ta shtri përtok një pasha me 20 mijë ushtarë.  Dhe J. Wolfe, nje ushtarak anglez thot: "Skenderbeu ... ua kalon te gjithë strategëve të vjetër e modern, në udhëheqjën e një ushtrie të vogel mbrojtëse". 10 mijë ushtarët e tij kanë pasë shkathtesi luftarake ma të madhe se 50 mijë ushtarë të Perandorise turke.

I ati i Gjergjit, Gjoni dorzohët sepse nuk mundi ti baj ballë ushtrisë së fuqizueme otomane. Atë bote principatat shqiptare nuk kan pasë aleanca në mes veti. Ka qenë dashte t'i dorëzoi  peng katër bijët e tij, Reposhin, Stanicen, Konstantinin dhe të birin ma te voglin Gjergjin. Femijët u derguan para Sulltan Muratit të II-te, i cili u gëzua shumë. Ne sy i ra Gjergji akoma 8 vjeqar, që paraqitej me trup me tipare të bukura e me gjymtyrë te rregullta. Dhe vendosi për ta ndalë në ushrinë e tij përgjithmonë.

Që në rini të hershme dallohej për shkathtësitë në vrapimet në kale,në  ecje dhe perdorimin e armëve nga të gjithë shokët. Shpresa ma e madhe e Sulltanit për një trim që kurrë ma pare nuk e ka pasë në ushtrinë e tij. Gjithmonë bashk me sulltanin në pjesët e Azisë,por në moshë akoma i ri. E luste Sulltanin për të marrë pjesë në luftime. Ma në fund kunder deshirës  sulltani i dha leje. Në moshën 19 vjeqare u emnue komandant i 10 mijë kalorsëve. Shpirtë luftarak bante kerdinë duke pushtue teritore të ndryshme andej kah Anadolli. Legjedë e vertetë me një mendje të mpreftë në artin luftarak. Në moshën 25 vjeqare duke e pa frikën e sulltanit bashk me pashallarë detyrohët vet të del në dyluftim me Tartarin trupmadh asnjëhere i mposhtur në dyluftime. Shumë të shqetësuar Sulltani dhe oborrtarët tjerë mundoheshin ta terhiqnin nga ai vendim. Nuk terhiqej nga kerkesa e tij. Në prani të Sulltanit dhe të gjithë oborrtarëve tjerë dhe një turmë e madhe e popullit  - Davidi me Goliatin në dyluftim. Fitorja e tij bindëse e paimagjnueshme nga populli dhe oborrtarët. Atëherë ky i ri race shqiptare perrallë, mit, legjendë, mbinatyror për të pranishmit. Brohoritje e oborrtarëve dhe e popullit. U kthye të Sulltani që e priti me gëzim e hare.

Tani vepra ma e madhja e tij. Kthehet në atdhe me 28 nëntor 1443 dhe në Krujën legjendare dhe venlindja e ti (Franku e thot). Ngritët flamuri i racës shqiptare që shume popuj tjerë nuk e dinin se cfarë e kishin. Këtë ngjarje e përshkruan në menyrë artistike poeti i famshem anglez Longfellow, i cili i kushtoi një poeme - baladë të bukur Skenderbeut. Menjëhere ju bashkuan 15 mijë ushtarë  shqiptarë nën komandën e tij. Dhe tani bashkimi e ban forcen. Në Lezhe e cila ishte nën sundimin e Venedikut thërret krenët e të gjithë trimave. Aty marrin pjesë Arianit Komneni, Andrea Topijae, Pal Dukagjinin, Pjeter Spani, Llesh Dushmanin dhe Leke Zakaria. Merren vesh për një beslidhje dhe krijohët Shteti i Parë Shqiptar

Kush ishte ky Trim?

Ndersa dy ditë pas fushate në kufi duke ushtruar me ushtarë nipi e pershkruan dajën. "Kur ishte në fushate, hante bashk me Zotrinjët kryesor të ushtrisë. Sillej mirë e me nderime. Ai  vet hante një herë në ditë. Vertetë se dukej se ja tepronte me ushqime e pije, por ata që e veshtronin nga shtamadhesia, muskujt, si dhe ushtrimet e vazhdueshme, e gjykonin se ngrenja e tij vetem nje herë në ditë nuk ishte fare e teprueme, por shumë e matun. Skenderbeu paraqitej me shtat të madh dhe te bukur, me permasa të rregullta të gjymtyrëve, trup të fortë e të ngjeshun, sa që nuk donte të ia dinte as nga të ngrohtit as nga të ftoftit, as nga veshterësitë... Nga ana shpirtnore, ishte edhe me i pajisur dhe i persusun, sepse ky Princ kishte shpirtë kristiani, ishte besimtar e i meshirshëm, i drejt dhe shpirtmadh me të gjithë, vecanarisht me faljën e anmiqve. Ishte me shpirtë të pa mposhtun, sa që kurrë nuk ishte dallue tek ai ndonjë shenjë frike apo ankthi. Ishte i mëshirshem me të gjithë, veçanarisht me ata që e fyenin, tue i falun fymjet kur i kerkohej falje. Anmik e perbetuem i veseve të këqija immorale dhe i mallkimeve. Posaqerisht, ishte shumë i rreptë ndaj atyne që mallkonin e truenin emnin e shenjtë të zotit tonë Jezu Krishtit, të nanës tij mëshiruese e të gjithë shenjtnave të tjerë. Ne fitorët e tija nuk lejonte kurrë që të vriteshin gratë e femijet, as njerëzit e pafuqishëm, sepse ishte i prirun ma teper nga mëshira se sa nga hakmarrja, i mjaftonte arritja e fitorës dhe kjo ishte kenaqesi për të. Nuk lejoi kurrë që të përdhunaheshin vajzat dhe gratë e ndershme". Prveç të tjerave ai kishte zakon të hidhej i pari në çdo betejë, luftim apo raste të tjera përpjekjeje të armatosur kundër anmikut me guxim e trimni të pa shoqe, duke u dhane shkas të gjithë Kolonelëve e Kapitenëve që ta ndiqnin shembullin e tij e nuk thirri kurrë "shkoni" por gjithmone me ndiqni apo pas meje."

Per keto cilësi aq të mira kishte fitue lavdi edhe në radhët e anmiqve të cilët botnisht e shpallin se kishte vetem një Skebderbeg në bote dhe kurrë nuk kishte pasë as nuk do të kishte ma një i tillë si ai, sa që kjo shprehje ishte ba si proverb universal, aq ishte i dashtun e i nderuem prej të gjithve.

Ma Shume se 24 beteja dhe te gjitha fitore. I bindur me terë qenjën e tij se nuk ka forcë turke qe e shkatrron. Madje sa u perket pashalareve as që brengosej per ta.  Beteja me Ballabanin ku Skenderbeu humbë shokët e ti ma të mirë jo me fajin e tij. Kokëforcija dhe trimeria e tyre e pa kontrollueme. U kishte thane Princi  që të e mos kalonin mes dy brixheve asaj ane andej, sepse ka forca te medha turke. Në ndjekje të fitorës harruen urdhnin e Skenderbeut kaluen vendin e ndaluem, u zunë rob  Muzaka i Angjelines, Moisiu, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikoll Berisha, Gjergj Kuka, Gjurica e Gjin Manezi. U derguen para Ballabanit i cili menjeherë i nisi në Konstantinopol të Sulltan Mehmeti dhe u ripen për se gjalli. Skenderbeu i inatosun nga humbja e Kapiteneve nuk kishte force qe e ndalte, ban mrekullina, me një të rame ua merrte shpirtin djathtas e majtas dhe të shpartalluem e të sakatuem dhe vet pasha mezi shpetoj.                 --  Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat