I merituar e i pa dekoruar?!

Opinione

I merituar e i pa dekoruar?!

Nga: Hafiz Shala Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:34
Hafiz Shala

Ngjanë edhe kjo në shoqërinë tonë të demoluar nga të gjitha kriteriumet dhe parimet, sepse dekoratat i marrin ata që i kërkojnë e jo ata që i meritojnë.

Dekorohet dreqi e fatëkeqi,keqëbërësi e i pandershmi.I jepet mirënjohje edhe atijë që kur i komunikojnë se është lauratë për nji punë që edhe ai vetë nuk e dinë  e nuk i kujtohet.

Fletë vetë me vete po pse unë?!.E kështu me radhë. Fetishizimi i dekoratave aq është përhapur sa që vërtetë ata që e meritojnë me siguri se edhe do ta refuzojnë nji të tillë sepse ipet nga dikush që përmes dhënjeve të dekoratave populli po e dinë se pse ende qenka në pushtet.

Autoreklamat dhe vetëmburrjet përmes dhënieve të dekoratave është bërë modë e që nuk është kurfarr mirënjohjeje por është nji shëmti që ja humbë vlerën e të qenunit i dekoruar.

Fjala është për zotin Joseph J. DioGuardin,(Xhozef DioGuardin) ish Kongresmen dhe aktualishte Kryetar i Lobit Shqoptaro Amerikan i pari dhe i vetmi i regjistruar në Washington DC, që nga viti 1989 e deri sot.

Me nji të kaluar shumë të sukseshme në internacionalizimin, përfaqësimin dhe senzibilizimin e çështjes së Kosovës dhe asajë shqiptare, në terësi tek qytetarët amerikanë, përmes Kongresit,Senatit dhe Departamentit të ishtetit, kur në themel ndryshojë qasja, mirëkuptimi dhe veprimtaria përmes Rezolutave, senacave dëgjimore, protestatve dhe demostratave, peticioneve të shumta, drejtuar Shtëpisë së Bardhë, deri sa arriti te liria dhe pavarësimi i Kosovës.

Demonstrata masive dhe shumë mirë të organizuara e të udhequra nga zoti DioGuardi, së bashku me bashkëshorten e tij Shirli Kolyes DioGuardi, ai si nji Kongresmen aktiv edhe në problematikën vendore për shumë çështje, i përfitojë kolegët e tij, nga tek të dy krahët : Republikan dhe Demokratë që ju bashkangjitën dhe u solidarizuan me të dhe popullin e Kosovës, sepse duke  e njohur DioGuardin, ata e dinin se çështja për çka ai angazhohet duhet të jetë serioze, e vërtetë dhe në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ashtu edhe doli.

Që ta gëzojë përkrahjen edhe më të madhe, ky që në fillim u deklarojë se është me orgjinë shqiptare dhe se i takonë gjakut të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, që luftojë kundër Perandorisë Otomane,  e cila synonte edhe Romën.

Me pietet e theksonë se Skenderbeu më të ardhur nga Shqipëria u zbarkue në Kalabri pjesë jugore e Italisë e banuar me shqiptar - Arbëreshët. Aty Skëndërbeu zbarkojë me më tepër se dymijë ushtar ku edhe mbeten përgjithmonë.

Zoti DioGuardi, i lindur në fshatin Greci  të Kalabrisë ( siç e thotë ai vetë: Kalaja-Arberia), me mburrje e thotë se edhe familja e tij, rrjedhë po nga ajo ushtri që kurrë nuk u kthye më në Shqipëri.

Vitin e kaluar Delagacioni i Lobit - Ligës Qytetare me në krye me DioGuardin vizitojë vendelindjen e tij, dhe shumë vende të Kalabrisë, ku ishin fascionue me ruajtjen gjuhës, traditës, dokeve adeteve e posaqërishtë kënga e tyre e mirënjohur për të gjithë neve : “O,e bukura more,si të lash, sitë lash dhe kurrë më stë pashë……."që e percolli edhe Delegacionin e Lobit shqiptar gjatë vizitës në Kalabari, vitin e kaluar në çdo vëndë ku qëndrojë e që vërtetë ishte mburrje por edhe njiherit emocionuse deri në brendësi të trupit të njeriut.

Me siguri se zoti Dioguardi, nuk do të pajtohet me titullin që unë e zura në gojë sepse, ky njeri i madhë dhe modestë, kurrë nuk do të pajtohej që dikush ta preferojë për ndonjë mirënjohje ose dekoratë, që masë pakut do të ishte "Nderi i Kombit”, edhe pse as unë as që më shkonë mendja për nji gjë të tillë, por është mangësi, moskujdesë nga elita udhëheqëse në trojet tona etnike, të cilët kur ju duhej Dioguardi, ai ishte gjithnji i gatshëm për ndihmë dhe afirmim të çështjeve që duhet të ngriteshin, por, fatëkeqesishtë u tregua mosrespekti për krejtë atë që i solli kombit e psaçërishtë Kosovës.

Kryekasapi i Ballkanit jorastësishtë e zuri në gojë të vetmin, gjatë gjykimit të tij për krimet në Kosovë dhe shtetet tjera të ish Jugosllavisë i cili tha se: “Kongresmeni DioGuardi udhëheqës i Lobit shqiptar me ndikim në Administratën Amerikane, e satanizojë popullin serb” e unë do të thoshja e paraqiti lakuriq para botës demokratike e civilizuese, dhe njiherit jau qiti genjeshtrat për ledine ku ma nuk ju mbetë vendë në asnji institucion qoftë edhe në organizatat joqeveritare amerikane, sepse në të shifshin asgjë ma pakë se një kanibal.

"Na e vranë, na e shanë e na i thanë tradhëtar(nuk e vranë sepse është gjallë dhe i fortë). Po e përdori këtë metafor, sepse fatëkeqësishtë shqiptarët të ndarë në parti politike, grupe e me mentalitete të bajraktarllakut, secili donte ta merrte flamurin anipse në asnji aspekt, nuk e kishin fuqinë intelektuale, akademike, guximin të materijalizuar me dije. Filluan insinuatat , gënjeshtrat propagandat të më të llojllojshme , tipikë të propogandës komuniste, të kohës së Titos dhe Enver Hoxhës, që Lobi Shqiptaro Amerikanë të dobesohej, ndërkohë që degët e partive politike të themeluara në diaspor, kinse për organizimin ma efikase dhe kontrollin ndajë anëtaresisë e që në fakt ishte mbledhja e të hollave për aktivitetet partiake në vëndlindje.

Zoti DioGuardi ishte i pari që e solli Alternativën Kosovare, të udhëhequr nga  i ndjeri ish Presidenti Rugova, ku është edhe kësajë ditë në kujtesë darka e njohura në “Sheraton", e cila bëri bujë të madhe në SHBA , ndërsa fqinjvë tanë ju ngushtua rrethi i gënjeshtrave e propagandave antishqiptare e posaçërishtë antikosovare.

Kjo erdhi si rezultat kur Lobi Shqiptar ishte unik, e i bashkuar, i organizuar dhe mirë i financuar nga mërgimtarët seicili sipas kaqikut, sepse për angazhimin e Kongresmenve, Senatorve dhe përfaqësuesve të Departamentit të shtetit, duheshin mjete finaciare që u dedikoheshin për fushatat e tyre zgjedhore dhe njiherit e shifshin mërgatën shqiptare, si pjesë e përkrahjes se tyre, që dorën në zemër numerikishtë, nuk kishte kurfarr ndikim por ma tepër në aspektin financiar dhe respektin e treguar ndaj tyre.

Dhe, këtu lind e keqja. Mërgimtarët e pa informuar ose të dezinformuar nga misionar e keqberës, ndoshta edhe të paguar nga lobi serb e grek, filluan ta etiketojnë se zoti DioGuardi po ju merr pare mërgimtarve që nënkuptohej për përfitime personale, por ata që jetojnë gjatë në SHBA. e dijnë se ato mjete janë të dedikuara dhe pagesa lëshohet në emër të Kongresmenit, Senatorit apo përfaqësuesit zyrtar, që nuk ka kurfar shanse të përdoren për diçka tjetër ose në tjetër emër. Pra,kjo propagandë nuk ishte e rastësishtme duke pas parasysh edhe Lobin grek, shume të fuqishëm në aspektin financiar dhe lidhjet qe i kishin krijuar me kohë.

Dhe, DioGuardi, ishte ai që kërkonte mjete financiare jo për vete se nuk ka kurfar të drejtë, por për Kongresmen e Senator, miq të shqiptarve që u angazhoheshin përmes

Rezolutave të bëjnë ligje, për intervenime të nevojshëm sipas rëndësisë që do të shëndërroheshin në ligj dhe obligim për zbatimin e tyre.

Filluan të krijohen organizata joqeveritare që bile edhe financoheshin nga shteti amerikan, por nuk ishin lobe sepse i vetmi Lob i regjistruar në ëashington DC është Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, që vepron sot e kësaje dite.

Të tjerët u shuan. Në vrapimet maratonike thuhet nisen me qindra për të arritur në cak, por atje mbërrinë ai që ka kondicion, e Lobi Shqiptaro Amerikan ishte dhe është ai  i cili ka ndikim të madhë, duke ju falenderue Krytarit të saje zotit DioGuardi, i cili bashkë me bashkëshorten e tij, zonjën e nderuar Sherley Cloys DioGuardi, e cila u bë zë shume i fuqishëm në mbrojtje të çështjes së Kosovës dhe të shqiptarve në tërësi.

Lobi shqiptar me ardhjen e saj, që nga viti 1994(nuk ishte e martuar me DioGuardin) por si aktiviste për të drejtat e njeriut dhe prevojes ndërkombetare në marrdhëniet ndernacionale, vullnetarishtë u bashkangjitë duke e shfrytëzuar përvojen që e kishte si në Indonezi, dhe vëndet tjera, në shtëpitë botuese më të njohura të Amerikës, njohese e mirë e çështjeve politike, ndëretnike dhe diplomatike, u caktua nga Bordi i Drejtorve të Lobit për Këshilltare për çështjet Ballkanike dhe njiherit Kryetare e Fondacionit Shqiptaro

Amerikan në Ligen Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Në momentet kritike kur fqinjët tanë një kohë e posaçërishtë Lobi grek ishte i fuqishëm dhe me ndikim, financiarishtë shumë i pasur me miliona dollar në fondet e tij, provojë përmes bashkëpunëtorve shqipfolës posaçërishtë nga Shqipëria,t’i jepte nji fotografi të rreme për marrdhëniet greko-shqiptare, gjithnji duke i akuzuar dhe duke e lënë fajtore Shqipërinë, për cënimin e të drejtave të njeriut të  minoritetit grek, deri te pretendimet teritoriale pa u turperue për të drejtat e Çamve ku siç e dijmë jau konfiskuan pasuritë e tyre , duke i përzënë jashtë drejtë Shqipërisë, pa të drejtë kthimi, por edhe për t’i vizituar shtëpite, tokat dhe pasuritë e tyre të patundshme.

Nikolas Gage(Nikollas Kejxh, sqarim jo aktori Nikollas Kejxh) ishte udhëheqës i Lobit Grek ku bënte propagnda të llojllojshme deri te organizimi i akteve teroriste ndaj shqiptarve dhe Shqipërisë. Vrasja 5 ushtarve shqiptar më 1992 në karrakollin e Peshkopisë( Permet) mundë të lidhet me këto aktivitete.

Ai, Nikolas Gage, e kishte organizuar nji dëshmi-hiring në ëashington DC, por e kishte kushtezue se asnji shqiptar mos me marrë pjesë si pjesë e panelit por vetëm si vëzhgues përpos atyre që i kishte sjelle ai vet nga Shqiperia, ndër ta edhe zoti Gramoz Pashko.

Fatëbardhësishtë, zoti DioGuardi, përmes kolegut, mikut të shqiptarve, Kongresmenit Benjamin Gilman(tani i ndjere) e futën zonjën Sherley Cloys që ti parqetë pikpamjet e veta( me autorizimin  e Liges).Në atë dëshmi ishte prezente edhe Delegacioni nga Maqedonia ne krye me të ndjerin Arber Xhaferin të cilët pas përfundimit, të gjithë u ndanë të kënaqur me paraqitjen e zonjës Sherley Cloys ndërsa Nikolas Gage (Nikolla Gejxhe) ishte i dëshpëruar tej mase.

Profesori Avni Dika që ishte pjesë e Delegacionit nga Maqedonia, nji temperament i llojit të vete ju drejtua Gramoz Pashkos : “çfarë kërkonë ti me këtë grekun,a po punonë për grekët?!”, i cili bile edhe nga frika, mbeti pa fjalë dhe u largua pa përgjigje.

Me siguri se do të botohet libri për aktivitetin e Ligës Qytetare(Lobit), për zotin Dioguardi dhe veprimtarinë e tij, me fakte dhe dëshmi, ku lexuesi mundë të vijë vetë në përfundim se kush ishte Lobi shqiptar në SHBA, rëndësia dhe kontributi historik në paraqitjen e çështjes shqiptare e posaçërishtë të Kosovës nën sundimin barbar të politikes ekspansioniste, shoveniste dhe barbare serbe.

Thesari i dëshmive dhe artefkteve që i posedonë Liga Qyetetare Shqiptaro Amerikane , do të jenë pjesë e nji historie, e cila me siguri se do të shkruhet, analizohet dhe vlerësohet nga historian të pa anshme dhe pa ndikime politike.

Dhe, në fund pa keqkuptim se kjo është nji kërkesë, larg asajë për tu dhënë ndonjë dekoratë, por, është nji pasqyrë e udheheqjes politike në trojet etnike e posaçërishtë në Kosovë, e Shqipëri për sensin e përgjegjësisë, dhe afirmimin e asajë që është kombetare, në nji shtet mik demokratik dhe superfuqi politike, ekonomike e ushtarake, që duke u mirëinformur, mori hapin e duhur për shpëtimin e nji popull paqësore, properendimor e posaçërishtë proamerikan, duke e mos harruar Presidentin ëodru ëillson që i pari i bëri me dije botës demokratike e civilizuese Europiane se kombi shqiptar do të egzistojë dhe të ndalen padrejtësitë, coptimet e pandërgjegjshme dhe të pamëshirshme duke i plotesue kërkesat hegjemoniste serboslavogreke përmes bishës se karpateve-Rusisë.

 *Autori është anetar i Bordit të Drejtorve të Ligës Qytetare  Shqiptaro Amerikane (ky shkrim, nuk do të thotë që njiherit është edhe qëndrim i subjektit që ai e përfaqesonë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat