Sakrifica e radhës e Donikë Gërvallës - Bota Sot
Sakrifica e radhës e Donikë Gërvallës

Opinione

E mërkurë, 20 qershor 2018

Sakrifica e radhës e Donikë Gërvallës

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 21 shkurt 2018 Në ora: 15:45
Kryetarja Donikë Gërvalla, në Kuvendin e Degës të LDK-së, në Gjermani

Në mesnatën e së shtunës, të 10 shkurtit 2018, pas një udhëtimi prej 700 km., kryetarja e Degës të LDK-së, në Gjrmani, Donikë Gërvalla, kishte arritur në qytetin Pfaffenhofen të Bavarisë, kishte rezervuar dhomë fjetje në hotel, për të kaluar një natë të trazuar shpirtërore, sepse kishte vendosur ta bënte sakrificën e radhës. Ndonëse udhëtimet e anëtarëve të Kryesisë të Degës së LDK-së, kapnin largësinë deri në 800 km., për shëmbull, nga Hannover-i, mbledhja ishte caktuar në ora 11.oo. U takuam në shkollën qendër të qytetit, në sallën e së cilës mërgimtarët vendorë, të organizuar në Shoqatën Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane "Sali Çekaj", me kryetar Osman Ferizin, zhvillojnë veprimtaritë e tyre festive apo përkujtimore. Dhe, që andej, kaluam në një lokal tjetër.

Kryetarja e Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla, përshëndeti anëtarët e Kryesisë të Zgjëruar, duke kërkuar mirëkuptim për rrugëtimin e gjatë të bërë. Dhe, hapi çantën, në formë dosje, nxori një tufë letrash, të formatit A4. "Takimi i sotëm është më i veçantë dhe më i shkurtër. Unë kam marrë një vendim, sa të vështirë, aq edhe të nevojshëm. Nuk dua të jem pjesë e kësaj LDK-je, e cila ka braktisur Ibahim Rugovën, ashtu siç e kanë braktisur edhe fëmijtë e Tij. Prandaj, me keqardhje e dhimbje, jap dorëheqje, jo vetëm nga kryetare e LDK-së të Degës tonë, por edhe si anëtare e LDK-së",- deklaroi Donikë Gërvalla.

Dhe, shpërndau, për të pranishmit 1(një) fletë të rendit të ditës dhe 2(dy fletë) arsyetimin e dorëheqjes.

"Mendoj se nuk kam bërë punë të keqe. Nuk shoh asnjë shpresë për ndryshim. Shpresë e humbur, zhgënjyese. LDK-ja, sot, më shumë i ngjanë PDK-së, se sa vetëvetës. Të gjithë aktivistët, kanë pasur rastin dhe mundësinë të ndërmarrin diçka, të reagojnë, të kundërshtojnë rrënimin, nënshtrimin, përtokjen e LDK-së, por kanë heshtur, janë strukur, duke i ikur përballjes me të keqen, duke u lënë hapësirë për linçime e prapësira uzurpatorëve, provokatorëve, privatizuesëve të LDK-së. Megjithatë, për Kosovën do të vazhdojmë të punojmë, pa u hamendur dhe pa u kursyer",- tha, qetësisht, Donikë Gërvalla.

Isa Mustafa, me klanin e tij, edhe pas humbjeve serike, të zgjedhjeve qendrore e lokale, për ta vazhduar një mandat të dytë, hiç meritor, më sakt, të dhunshëm, harroi rivalitetin me partitë-banda dhe u sul kundër "armiqëve" brenda LDK-së, të cilët, natyrshëm, kërkonin reformat e premtuara bujëshëm e rrejshëm. Klani fatal, duke u thirrur në rregullorën e Partive Popullore Evropiane, përdhosi statutin klasik të LDK-së të Ibrahim Rugovës; përzgjodhi disa nene privilegjuese për kryetarin e partisë, por, anashkaloi parimet bazë të PPE-së, siç janë debati brenda-partiak, konkurrenca për zgjedhjen e kryetarit, Kryesinë e LDK-së dhe Këshillin e Përgjithshëm të saj. Dhe, pa alternativë është votimi i fshehtë demokratik. "Arsyetimi" se ndryshe mund të vendosë Këshilli i Përgjithshëm, është broçkullë, mutsirë, pisllëk!

Kalaveshja e kryetarit të partisë me tepëri kompetencash, për mendësinë nepotike, klaniste e provinciale ballkanike, është vrasje e demokracisë, kthim në monizëm. Të gjitha ndarjet e partive politike, kanë ardhur pas ngulmimit, për ta vazhduar mandatin me paligjshmëri. Përjashtim bënë partia-bandë familjare e AAK-së. Mospajtusit me diktatin e të plotfuqishmit, janë larguar në heshtje.

Isa Mustafa, me klanin e tij, provokoi anëtarësinë e LDK-së, në përgjithësi, dhe LDK-në në Mërgatë, në veçanti. Mjafton fakti se ai vendosi ta përjashtojë Degën e LDK-së në Gjermani, bazuar në një SMS, dërguar nga një njeri, që nuk ështe pjesë e LDK-së, të paktën, prej 7 (shtatë) vitesh!

Personalisht, ai ishte konfrontuar me LDK-në e Mërgatës, përgjatë ministrimit të tij, me seli në Bonn të Gjermanisë. Realisht, ai donte shuarjen e saj. Dhe, këtë inat e barti në kokën e tij, për ta zbrazur, pikërisht, atëherë kur ai ishte koracuar brenda rrethit vicioz. Dhe, me metodën komuniste aklamative, siguronte vazhdimin e mbretërimit të tij të paligjshëm, tërësisht, të dhunshëm, duke i bërë po kaq të paligjshëm edhe Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së!

Përgjatë 27 viteve, në pjesën më të madhe, duke qenë në Kryesinë e Degës, me Donikë Gërvallën, kemi pasur ditë të mira dhe të hidhura. Madje, edhe në marrëdhëniet tona, jo gjithëherë ka qenë OK-ej. Por, si nxënës të Tiranës, jemi shquar për sinqeritet, fjalën e hapur, mendimin e lirë, për çka çalojnë shumë intelektualët e Kosovës.

Donikë Gërvalla do të vlerësohet, madje, përjetësisht, të paktën, për dy gjëra:

1) Pahamendje, ajo është veprimtarja më e madhe në Evropë dhe Botë, për LDK-në dhe Kosovën. Në misionin e saj fisnik e atdhetar, brenda një muajit, ia shtoi makinës të saj tej 30 mijë km rrugëtim, duke i rënë kryq e tërthuar Evropës, gjithnjë në shërbim të LDK-së dhe Kosovës. Është jo thjshtë opinion, por, edhe bindje e zyrtarëve gjermanë, evropianë e botëror, se pa Mërgatën shqiptare, nuk do të kishte as intervenim ushatarak të NATO-paktit në Kosovë.

2) Për Kosovën, Donikë Gërvalla ka humbur edhe një familje, gjë që është unike dhe nuk ka një të dytë në Kosovë dhe më gjerë. Ndërsa ata që e luftojnë ate, pra, Donikën, për arsye rivaliteti, konkurrence të papërballueshme, nuk kanë dhënë asnjëherë asgjë për LDK-në dhe Kosovën. Përkundër, e kanë mjelë, LDK-në dhe Kosovën, si lopë "derzhave!"

Megjithatë, Donikë Gërvalla, vazhdon të mbetet, gjithnjë me ne dhe këtë e konfirmon zëshëm, me gojë dhe me shkrim, se: Do të vazhdoj punën time në Kosovë dhe jashtë saj, për demokraci dhe çlirim të Kosovës, nga kastat e saj kriminale dhe të korruptuara. Duhet një frymë e re dhe largimi nga strukturat e vjetra. Strukturat e vjetra nuk e kanë të gjatë: të korruptuara, të kriminalizuara, pa kredibilitet tek qytetarët dhe tek partnerët politikë. Është koha, që të gjithë së bashku, të hapim një kapitull të ri për Kosovën. Rruga jonë e përbashkët dhe përpjekjet tona nuk përfundojnë këtu", - garanton veprimtarja unike dhe e pa konkurueshme, Donikë Gërvalla.

Autori është Kryetar i LDK-së në BAVARI

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test