Pse Ramushi i ka ngul kamt e nuk ec si magari në urë?

Opinione

Pse Ramushi i ka ngul kamt e nuk ec si magari në urë?

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 24 shkurt 2018 Në ora: 10:35
Ramush Haradinaj

Mendova se si është e mundshme që hiç më pakë se 100 vjet shkrimtarët kanë shkruajt me dhjetëra qindra e mijëra faqe me pena të grithura dhe i kanë koorigjua dy e tr herë e nuk e kanë humbur durimin dhe nuk janë lodhur ndërsa sot ulemi nëpër sofa e skemlia të buta me kafe përpara e ëmbëlsira të shumta dhe nuk shkruajmë sa duhët. Po politikanët? Ata s`lodhen për asgjë. Nuk e shkruajnë asnjë fjalë dhe flasin si “bylbyla”. Edhe atherë kur iu shkruan ndonj¨fjalë ndonjë “këshilltarë”, nuk mund ta gjejnë nëpër gjepat e thellë, si Ramushi kur u bë “kryeministër”.

Një tjetër shqetësim që e kanë pasur atherë shkimtarë, ka qenë “tema” qe ata e kanë zgjedhur. Edhe sot është e njëjta por derisa atherë shumica e e shkr-uesve ose –tarëve kanë bërë edhe politka, sot politikanët e kemi një shtresë tjetër qe s`i gjejme as në “Shtetin”.

Tash kemi tema sa të duash, veç shikoje televizorin kur ka mbledhje kuvendi e qeveria e Kosovës e aty i gjen të gjitha temat.

Ne ballkanasit më shumë jemi të prirur të thirremi në të kaluarën e largët, kryesisht thirremi te latinët. Nga ta marrim shumë fjalë të urta e mendime dhe na duken sikur ato do të rrojnë me neve dhe gjeneratat pas neve. Po jo vetëm latinët por neve na pëlqejnë edhe italjanët, pasardhësit e latinëve e kultura e qytetet e tyre që dorën në zemër e kanë kulturën e sidomos letërsinë shumë të pasur po edhe piktura e arkitektuara nuk mbesin mbrapa. Po kush mund të krahasohet me Danten e ... Petrarkën? Pse jo edhe Garibaldi, që rilindasit tanë arbereshë i kënduan aq mirë sikur ai të ishte një udhëheqës shqiptarë, e përkrahën dhe i shkua pas.

Ishin edhe qytetet italiane, ato që lanë mbresa në shpirtin tonë, si Venediku, Verona e bashkë me to edhe serenadat e tyre që sot i kemi në qytetet tona të vjetra, në Karnevalet Korqës plakë e Shkodrën heroike.

Gati pask`na harrua se kam mendua me shkruajt për “parlamentarët” prishtinas  e jo për “Rizorgjimenton italiane e as Renesancën franqeze e Rilindjen shqiptare. Kisha planifikua që sot të shkruaj ato që pamë gjetë javës që e lamë, për parlamentin, për qeverinë dhe për presidentin e për cirkun, dhe pa harruar deputeët të cilët në çdo ligjislaturë, që nga “çlirimi” janë më ... adaleta, zhurmagjinjë ndërsa “liderët” me hundë si të dhelprave, shputave të arushave, të fortë, këmbë të lehta e të shpejtë si leopardi.

Nuk am qare pa iu kujtuadeputetëve e të tjerëve që janë aty, se me i pas kam`t e leta” është mirë, psjtojnë më lehtë “Deputetë he böth pamuki, po i qet hapat, bash`si uki (motërzim).

 Po gratë deputete? Ato janë bërë sikur “drenushat” në Sedi që gjithë ditën kullosin barë pa e tremb qerpikun, si Ganja e Gaxherri që si dukete kanë me “Tapi” vendin e punës në kuvend.

Zoti iu marroftë, a s`po ju vjen marre a?

Kështu do t`ju thoshte Ramushi deputetëve të LDK-së të cilët nuk po e parkrahkan “lam-ushin”.

E Hashimi, kryetari i Kosovës, i dekoron disa “akraba”, “veteranë” e “kalemgji” të vetët. Ama, edhe kësaj radhe nuk i kisshte bërë “hesapet me hangjinë”. Shumica prej tyre që i ka pas “shokë të ushtrisë” ia kthyen “dekoratat” Hashimit. Ia kthyen edhe ata qe kurrë se kishte mendua. Atherë për mos i shkua ftyra Hashimit, zgjodhi udhën tjetër, ate të cilën e ka të “leme”, tërheqjen apo tradhetinë. Tha se nuk i kam dekorua ndërsa Qosjes, aludonte iu drejtua me fjalët “Nuk ka dekorata për ata që i ka dekorua Serbia”.

Po e mbylli me një llaf të Hashimit “Thaçi për 'TRT-World': Jemi në fazën e integrimit në NATO dhe BE”

Zotit shyqyr që nuk paska thënë “Jemi në fazën përfundimtare” ani pse ajo “Faza e Hashimit”, kurrë nuk përfundon.

Kjo ta kujton thënien e famshme të denicakut të uritur që pasi kthehet i lodhur nga “Pazari i Rahavecit” e ngihet e e mush barkin bukë të kallamoqt e pasul me mish thotë: “Zoti e faltë mish e pasulin”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat