Kush do duhej të marrohet apo turpërohet në këto momente

Opinione

Kush do duhej të marrohet apo turpërohet në këto momente

Nga: Islam Fejzullahu Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:08
Ilustrim

Seanca e djeshme ekuvendit të Kosoves edhe njëherë deshmoj se ne si popull akoma kemi nevojë për mbikqyrje nderkombëtare,dhe se klasa politike e cila po drejton institucionet fatkeqësisht nuk i përmbush jo vetem objektivat qeverises me shtet dhe popull,por sama shpejt të ndjeken shumica nga ata edhe penalisht.

Kryeminister me keqardhje po ju drejtohem se i pari jeni ju i cili nuk meritoni te jeni ne vende drejtuese pushtetare sidomos qe nga kthimi nga burgu francez i cili si duket jo vetem qe ju burgosen por edhe ju konvertuan në njeriun i cili perfundimisht po deshmoni se nuk i takoni plejades së clirimtarve matutje sepse jeni i shitur!Nëse dikush ka qenë i privilegjuar qe nga viti 2004 kur dorzove mandatin dhe iu pergjigje drejtësisë nderkombëtare dhe deshmove pafajsinë,tani lirisht mund të them me keqardhje se jeni shendrruar ne njeriun matë urryer ne Koasovë,sidomos pas ardhjes nga burgu i Frances qe si duket tani edhe jeni i deshiruari i tyre në vend të Thaçit dhe qe nga koalicioni PANA me listen serbe kur degraduat gjithqka per te kapur pushtetin.Kujtojini ditet kur ishit ne opozitë me VV, Limajn etjeret dhe ia hodhet fytyres të ngratit Meha hartat e punes se komisionit qeveritar,e ofenduat njeriun kredibil shtetror me fjalë të renda(peder),e kallet kosoven per atëvijëkufitare? Sot me ardhjen ne pushtet degraduat totalisht ne parimet tuaja, elëpitë atë qe e pështytë dhe po ofendodni qdo dit e ma teper të zgjedhurit e popullit,Marre të koftë ty qe trevite e zgjate ket qashtje te demarkacionit me te vetmin qellim te vijsh ne pushtet, dhe prap kerkon qe te njejten ta kaloni me qdo kusht qoftë edhe me forcë,marre të koftë ty qe po shkel mbi gjakun e vllezerve tu së pari dhe te gjithë të ramunve tjerë, per qellime të ulta personale(vetem mbetjen ne pushtet),marre të koftë ty qe e ofendove Murat Mehen dhe tani kerkon qe punen e tij ta fuqizosh,ndersa a duhet tani Murat Meha qe ta kthej dyfish dhe me deshmit  e rrejshme qe po perdor ti jap kokes te gjith atllasat.Marre ju koftë ty edhe gjith koalicionit tuaj qe po keqperdorni paran e popullit dhe po degradoni gjith të arriturat nga te tjeret por mos harroni se jeta do vazhdoj edhe pas jush dhe secili do i paguaj te bëmat  eveta herdokur.

Sa i perket kesaj situate dy fjalë edhe per presidentin i cili me nam alamet dekorata filloj te dekoroj edhe lopcaret nderkombëtar duke anashkaluar meritoret vendor, prandaj edhe nga disa nderkombetar po ju refuzohen dekoratat dhe po e ulni aq poshtë nivelin e institucionit të presidentit sa do vij koha kur pasardhësit tuaj kanë per të mallkuar çfarë i ke sjellë vendit dhe popullit nga ai post i blerë detyrimisht. Marre ju koftë te gjithë juve qepo e mbani peng popullin per qellime individuale,mbetje ne pushtet, Mallkuar qofshi nga zoti dhe populli per ket qfar po beni me popull dhe me paranë e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat