A po fiton Kosova a Mali i Zi nga ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit? - Bota Sot
A po fiton Kosova a Mali i Zi nga ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit?

Opinione

E hënë, 24 shtator 2018

A po fiton Kosova a Mali i Zi nga ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit?

Nga: Ali Asllani Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 08:47
Ali Asllani

A e kanë pyetur këta deputetë veten ndonjëherë: Çfarë ndodhë me Kosovën dhe me kosovarët, nëse ratifikohet marrëveshja tejet e dëmshme për demarkacionin e kufirit Kosovë - Mali i Zi?

Nëse shqiptarët e Kosovës e fitojnë liberalizimin e vizave për 10 vite. A e kanë pyetur veten këta deputetë:  Çfarë ndodhë nëse pas dhjet vitesh liberalizimi i vizave prapë hiqet?

Të dashur deputetë, kjo i bie, se shqiptarët e Dardanisë, lëvizjen e lirë dhjetë vjeçare pa viza, po e paguajnë shumë shtrenjtë!

Kjo i bie se shqiptarët e Dardanisë, prapë do të GETOIZOHEN pas dhjetë vitesh, por tani në një TREVË të tkurrur për nja 82 km2 të sipërfaqes së saj TOKËSORE!!!

Të dashur deputetë të Parlamentit të Kosovës, a e dini se objektivi më kapital, dhe me rëndësi jetike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë në përgjithësi dhe për shqiptarët në veçanti duhët ta ketë për qëllim, zhvillimin ekonomik, promovimin e vlerave të komuniteteve që jetojnë në Kosovë në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veqanti. A e dini se objektivi më kapital dhe me rëndësi jetike duhët ta ketë për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë teritoriale dhe integritetin kombëtarë?

Lidhur me këtë deputetë të Kuvendit të Kosovës në përgjithësi, e atyre të komunitetit shqiptarë në veqanti, duhet t’ua përkujtojmë se: Mali iZi qën gaviti 1718, në Konferencën e Paqës së Pozharevcit ka okupuar teritore shqiptare! Kjo ndodhi nga marrëveshja midis aleatëve të Rusisë, Austrisë dhe Venedikut, nga njëra anë dhe Perandorisë Otomane nga ana tjetër. Këtu në llogari të Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë u shkëputën nga trungu shqiptar 5000 km2. Hapi tjeter i tkurjes u bë me Traktatin e Shën Stefanit, në Mars të vitit 1878. Sipas këtij Traktati Mali i Zi u zgjerua për 11000 km2 (?!).Kurse Serbia për 15000 km2. Hapi vijues i tkurjes së tokave shqiptare bëhet me Kongresin e Berlinit (Qershor-Korrik 1878 ku Trevave Shqiptare iu shkëputën rreth 24458 km2, (Mali i Zi u zgjerua për 4683 km2, Serbia për 10500 km2, e Greqia për 9275 km2.

Në vazhdim etnikumi shqiptarë tkurret akoma në Konferencën e Londres me 1912/13 me ç'rast trungut shqiptar në favor të Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi i shkëputën edhe 61518 km2, dhe me mbi tremilion banorë. Me ç’rast shtetit shqiptar ia lanë vetëm 28760 km2 me rreth 100 mijë banorë. Këtu duhet përkujtuar qytetet bregdetare - Ulqinin, Tivarin, Malësinë e Madhe etj. Në vazhdën e këtyre tkurrjeve të TREVAVE shqiptare, e që nuk kanë të ndalur:

Kohëve të fundit Mali i Zi do të zgjërohet edhe me 82 Km2, tokë shqiptare. Kjo sipas një marrëveshje TINZARE, të nënshkruar TINZISHTË nga disaTINZARË! Duke i marrë në konsideratë këto të dhëna historike më lartë, për të cilat unë besojë se janë tësakta. Kjo për arësyen se janë nxjerr ngaAgim Curri, një kolegë i respektuar, me të cilin kam punuar kohë më parë, që e çmoj mjaft, dhe e falenderojë për këtë punë. Këtu tani del një pyetje, për të cilën duhët gjetur një përgjigje:

Kujt po i nevoitet më shumë ratifikimi i marëveshjes për demarkimin të kufirit Kosovë - Mali iZi? Malit të ZI  PËR të hyrë në BE!?Apo, Kosovës për liberalizim tëVizave?!?Natyrisht, ata që kanë mendje dhe logjikë të shëndosh të menduarit, do thoshin, “dihet se, me ratifikimin e marveshjes për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i ZI, nga deputetët eKuvendit të Kosovës, do të ndihmohet Mali i Zit për të hyrë në BE! Por ka edhe të tillë që interesat e vendit i qujanë liberalizimin e vizave, por jo ruajtjen e tërësisë teritoriale dhe integritetit kombëtarë!?

Përse dikush me kaq shumë  këmbëngulje insistojm që Kosova t'i afalë 82 km2 tokë Malit të Zi!?

“A thua mos do të ishte më e udhës që ne ti kërkojmë ndonjë favor fqinjit tonë, që po e ndihmojmë të futet në BE!!?? Prandaj kujdes politikanë të Kosovës. Kujdes ju deputetë të Kuvndit të Kosovës. KUJDES si do të orjentoheni në këto momente me rëndësi JETIKE për zhvillimin historik të shqipëtarëve në vazhdim. Kujdes çfarë problematikash po julëni gjeneratave që po rritën. Mos i lëni tërritet me friken e konfliktit të vazhdueshëm me fqinjët e tyre!

Në fund fare: “Mos harroni se TURPI  jeton akoma më gjatë se VDEKJA. Me turpin që do ta bëni, nëse do ta RATIFIKONI marveshjen për demarkimin e kufirit Kosovë - Mali i Zi, ju po i detyroni edhe NIPAT e STERNIPAT e juaj të jetojnë me te!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test