Deri kur, Greqia e Serbia: të lazdruarat e Europes? !

Opinione

Deri kur, Greqia e Serbia: të lazdruarat e Europes? !

Nga: Qemal Musliu Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 14:10
Qemal Musliu

Kombi dhe Populli Shqiptarë kudo në trojet autoktone, të respektohet nga Europa dhe nga shtetet fqinje, jo si i lazdruar, por vetëm si popull vendas, meritor dhe paqedashës.

Lamartini “Ky  komb e ky popull nuk merret nëpër. këmbë... kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave... Homeri aty gjeti Akilin, grekët  Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”. Këto dy shtet që sillen mu ashtu si ua donë qejfi, pa kurrfarë sikleti, pa pengesa e pa frikë, pa turp madje edhe pa asnjë përgjegjësi e drojë, qoftë: juridike, civile, qytetare, fundja edhe njerëzore. Këto dy shtete njëra është në “sofrën” e BE-së, ndërsa tjetra është në “oborrin” e saj.

Në Siujdhesën ILIRIA (Ballkan), do të ketë rahati dhe zhvillim të mirëfilltë, atëherë kur të gjitha shtetet, që u krijuan në territorin e Saj, do të vetëdijesohen dhe ta kuptojnë realitetin historik, se kush është autokton. Respektimi i vlerës së autoktonisë është pikënisje për një mbarësi dhe mirëkuptimi dhe mbyllja e thash e thënave dhe shtrembërimit të fakteve historike. Fundja, autoktoninë askush nuk mundet ta shuaj, e as të blejë dhe as ta fitojë, thoshte i ndjeri Prof. Dr. Asllan Selmani. Europa si zëdhënëse e demokracisë, detyrimisht duhet ta mbroj këtë vlerë, që njëherit është e drejtë natyrore, dhe kulturë, që nuk guxon askush ta nëpërkëmbë shqiptarët.

Përkrahësit dhe autorët e krijimit të hileve të shumta në gjitha segmentet e jetës shoqërore, që bënë në këtë hapësirë gjeografike, ishin ata që donin vazhdimisht, të ketë grindje, de stabilizim, denigrim, përbuzje, pa e përjashtuar edhe luftërat e masakrat më çnjerëzore. E tillë ka qenë dhe është politika që vjen nga lindja.  E cila bëhet thjesht vetëm për interesa djallëzore të tyre dhe qëllimi i vetëm ka qenë dhe është që popullin më të vjetër, me larguar nga ky vend. Bashkë me këte djallëzi, edhe përkëdhelësit - Europa mori anën e gabuar dhe kjo e thelloi edhe më shumë urrejtjen ndërnacionale. Kjo u bë gjatë tërë periudhave të ndryshme kohore, dhe çdoherë popullit shqiptarë i u bënë shumë pa drejtësi të shumta, duke e copëtuar e terrorizuar në disa shtete ! E, për këtë padrejtësi, ka qenë, është dhe mbetet një dhimbje dhe plagë e pa shëruar, e cila do të shërohet atëherë kur respektohet vlera e pa shuar: AUTOKTONIA dhe ETNITETI shqiptarë si tërësi.

Me shumë të drejtë shkruan, Branisllav Nusic: “Shqiptarët janë autokton, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Kjo anomali e shndërruar në traditë, që edhe sot po vazhdon, duke përvetësuar për shkëputjen të trojeve tokësore e detare me forma më djallëzore. Duke kushtëzuar shtetet shqiptare me premtime të ndryshme, madje edhe pa kuptim. Ndaljen e kësaj “mode” mundet ta ndalë vetëm, SHBA-ja bashkë me disa shtete demokratike të Europës. Me ndihmën e këtyre miqve, do të duhet të vijë koha kur do të jepet llogarit edhe për këto. Atëherë kur palët bërekeqes ulen në tokën e bukës, dhe e pranojnë fajin duke marrë përsipër edhe dëmshpërblimin ndaj jetës njerëzore dhe ndaj pronës private, që janë të garantuara edhe me ligjet ndërkombëtarë.

Rolin e këtyre dy shtete, është dashur ta ketë kombi shqiptarë, si komb më vjetër, i bashkuar dhe të ishte në ballë të gjitha zhvillimeve shoqërore. Kombi shqiptarë është popull paqedashës, i cili respekton tej mase të huajin dhe është mirënjohës i vlerave njerëzore, sidomos në raport me të huajt !

Ndërsa Xhorxh Fred Uiliams, dikur shkruante se: Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh (Aleksandërin e Madh). E kanë gabim të gjithë ata që trumbetojnë në damë të së vërtetës.

Greqia e Serbia, ta pranojnë popullin shqiptarë, si faktor kryesor bashkë me vlerat e saj dhe jo duke bërë vazhdimisht përpjekje të ndryshme në përvetësimin e historisë dhe hapësirave të ndryshme gjeografik të saja. Ky do të jetë një veprim, njerëzor e kulturor e modernë dhe shumë i shëndosh e i mirëfilltë, kuptimplotë, që sjellë rahati ndër njerëzore në këtë hapësirën që sot po quhet Ballkan. Historiani. Serb,  Borivoje Drobnjakoviç pranon që ILIRËT, të parët e shqiptarëve  kanë qenë banorë te hershëm në G. ILIRIA (Ballkanik) Ilirët përfshinin territor të gjerë; truallin e ish Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë Veriore, disa pjesë të Panonisë deri në Vjenë, dhe disa pjesë Veriore dhe Jugore të Gadishullit Apenine.

Prandaj të vetëdijesohemi, se koha e shtrembërimeve të fakteve historike ka mbaruar dhe të ecim në hap me kohën duke respektohet vlera njerëzore. Të shuhet njëherë e përgjithmonë urrejtja ndaj kombit dhe popullit shqiptarë kudo. Pra siç thotë edhe Lamartini se: Ky komb e ky popull nuk merret nëpër. këmbë... kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat