Europa sot kundër Kosovës me Demarkacioniin ashtu si me 1880-ën me Ulqinin

Opinione

Europa sot kundër Kosovës me Demarkacioniin ashtu si me 1880-ën me Ulqinin

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 18:57
Skënder S. Kapiti

Europa e pafytyrë ; Europë  , pse mbete antishqiptare gjithmonë kur shqiptarët janë më të hershmit e Europës.

Europa, armik i madh i shqiptarëve  e cila ua coptoi trojet, e ndau dhe e përdori Shqipërinë  etnike si mall tregu duke ua falur dhe dhuruar trojet e saj shovinizmit ardhacak sllav e grek. A nuk u ngope Europë  me zullume dhe me padrejtësi që  u bëre gjithmonë  shqiptarëve.

Pse, e nuk je Ti Europë  që  e krijove Malin e Zi si shtet me troje shqiptare.

A nuk je Ti Europë ajo kur në  Vitin 1880 demostrove dhe kërcënove me floten tënde me anije franceze, britanike, gjermane, ruse, italiane dhe austrohungareze kundër shqiptarëve e që  bëre të  mundur dorëzimin e Ulqinit krejtësisht shqiptar Malit të  ZI,duke edhe i mashtruar shqiptarët    se do të  “shpërbleheshin” me të  drejta autonomiste, dhe përfundimisht a nuk je Ti Europë  që  në  kancelaritë  e tua bëre  pazaret, tradhetinë  dhe tragjedinë   mbi shqiptarët.

Ti je autorja e paturpësisë  që  i rrudhose trojet shqiptare dhe Shqiptaret në 1/3 e tokave të  tyre, dhe atë  Shqipëri që  t’i e njohe ,por që  edhe atë  gjithnjë  deshe me Konferenca të  Fshehta edhe ta zhdukësh nga harta.

Ja se si Ti Europë vazhdon të  sillesh akoma edhe sot si antishqiptare, dhe u bën presion shqiptarëve që  të  falin përsëri trojet e tyre, me Demarkacionin t’i japin Malit të  Zi edhe 8000 hektarë  tokë  , dhe madje u vë  kushtin shqiptarëve se pa demarkacionin nuk ka për ju liberalizim vizash. Kjo ishit dhe kjo mbetet Europa për Shqiptarët, gjithnjë  e pabesë  dhe  antishqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat