Nuk fyhet dot ikona e pavarësisë, Dr Ibrahim Rugova

Opinione

Nuk fyhet dot ikona e pavarësisë, Dr Ibrahim Rugova

Shefqet Avdimetaj Nga Shefqet Avdimetaj Më 26 shkurt 2018 Në ora: 00:06
Dr. Ibrahim Rugova

Në pamfletin-biografi për Hashimin,të shkruar nga dy"gazetarë" të huaj, të paguar me paratë taksapaguesve, fyhet rëndë figura e Dr Ibrahim Rugovës.

Pse u shkrua nga të huajt? Nuk kemi ne në Kosovë, gazetarë që mund ta bënin kët punë? Apo ndoshta, askush nuk pranoj, ta bëj kët punë të ndyrë? Do ishte vetë mrekullia,nëse është kjo e fundit.

Është, ky një tentim i Hashimit, por që kurrën e kurrë nuk do ja arrinë qëllimin.

Pse gjithë kjo xhelozi kundër Dr Rugovës?

Pse gjithë këto ofendime,të pa argumentuara?

C`ka dëshiron të arrijë me këtë Hashimi?

Për të sharë,ofenduar dhe për të qenë destruktiv ,është gjëja më e lehtë.Nuk kërkohet menquri as përmbajtësi,ngase xhelozia dhe ligësia dominojnë mbi arsyen dhe forcën e argumentit.

Kur një fenom i tillë, qfaqet të një person, në këtë rast Hashimi,është kjo shenjë e një të lodhuri ose të sëmuari,që ka nevojë për ndihmë.

Mua,personalisht,nuk më bëjnë aq shum përshtypje,ofendimet e pa argumentuara që i bëhen Dr Rugovës,në këtë pamflet propagandistik,por, jo sinqeriteti dhe fytyra e Hashimit prej hipokriti dhe tartufi.

Sa herë mbrenda vitit,përkulet dhe vënë lule mbi varrin e Dr Rugovës,ky hipokrit?

Hipokrizia është pjellë e projeksionit psikologjik.

Hashimi ka dështuar së vërejturi karakterin e ti të sëmurë- kjo është pasojë e këti projeksioni, nga i cili vuan,Hashimi.

Ky njeri gjithnjë i shmanget të vërtetës,dhe harron se e vërteta ekziston,mund të paramendohet vetëm gënjeshtra.

Në kët rast e vërteta është: Dr Ibrahim Rugova,ikona e pavarësisë së Kosovës, një ndër figurat më markante, që ka dhënë kombi shqiptarë.

Gënjeshtra,intriga dhe manipuluesi ordinerë është vetë, Hashimi.

Por,ajo që e bën Hashimin edhe më tragjik,është,se ai,ështe i vetëdijshëm(besoj)që të gjitha ato ofendime,në atë pamflet,janë të trilluara,imagjinuara,dhe se është, duke provuar të gënjej opinionin dhe popullin e Kosovës.

Populli,e di shumë mirë,se kush kush ishte Dr Rugova,ashtu sic e di,se kush është Hashim Thaqi.

Në minus 15-16 gradë c, me mijëra,e mijëra njerëz pritnin për ti dhëne lamtumirën e fundit,presidentit të tyre historik.

Mbi 60 burrështetas, muarën pjesë në varrimin e tij. Kishte të atillë që deklaruan, një varrim të tillë do e dëshiroja edhe unë në vendin tim...!

Prandaj, Hashimi,tani "president" i vendit,po të kishte vetëm pak dinjite(cka nuk e ka),dhe të udhëheqëj nga arsyeja,do të duhej të mendonte mirë e mirë,para se të lejojë që në atë pamflet,ti bëhen këto fyerje Presidentit tonë, Dr Rugovës.

Hashimi,mendoj unë, vuan edhe nga një fenomen tjetër-egocentizmi i tij,është i paskajshëm.Ky ka mungesë të aftësisë për të vështruar gjërat nga një këndëvështrim tjetër,nga ai i veti.

"Egoizmi është këshilltari më i keq"thoshte N.Bonaparta

Ky,duhet ta ketë një jetë të mjerueshme,ngase,vuan nga hakmarrja,xhelozia dhe karakteri i dobët.

Xhelozinë ndaj Dr Rugovës e ka nga frika e inferioritetit...!

Hashimi, nuk mund të përqëndrohet në të tashmen,por,përqëndrimi i tij, është i fokusuar në të kaluarën(e zezë)dhe në të ardhmen,për këtë edhe nuk mund të jetë i lumtur.

Ky është i përkulur...!

"C`do njeri që e ka përkulur vetën e vet,s`ka arritur asnjëherë ti drejtojë të tjerët"(Mensio)

Dr Rugova i dha shpirtë kombit,ju ja muarët...!

Dr Rugova,ishte,iniciatorë dhe realizatorë i projektit të pavarësisë së Kosovës.

Nuk mun ta fyeni...! Kot e keni...!

Ti, Hashim dhe shokët tuaj të LPK-s.së bashku me komplekset e juaja të sëmura,do të treteni dhe do të përfundoni si fundërrina të kombit...!

Ti dhe shokët tuaj,mjaftë e sulmuat Dr Rugovën,sa ishte gjallë, e sulmuat ngase ishit të ligjë.E përqeshët,ngase, ishi injorant.

Fyerjet që ja bëtë sa ishte gjallë(është i pavdekshëm)deri dikund mund të"justifikohen"ngase ishit të sëmurë për pushtet...!Por,tani,kur më fizikisht ,nuk është në mesin tonë, c`far doni,ore të mjerë...! Është njerëzore të tregohesh,i njerëzishem,për atë që nuk është i pranishëm.

Hamerling thoshte"Ekzistojnë dy mëkate të pafalshme,ligësia dhe egoizmi"

Këtë, populli nuk do ta falë.

Keq e keni filluar,përfundimi do të rezultoj,gjithashtu keq,apo sic thonin latinët"Mali principii malus finis"

Por, e vërteta mbeti. Dr Rugova,frymëzues i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës...!

E vërteta është e padiskutueshme...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat