Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku- qenka dorëzuar para Daçiqit

Opinione

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku- qenka dorëzuar para Daçiqit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 2 mars 2018 Në ora: 09:50
Vlora Çitaku

Në rastë se i referohemi  një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Vlora Çitaku tha se shumë herë gjatë fjalimeve të saja, i bie të dëgjojë tone të ashpra, madje edhe të shara nga  Ivica Daçiq.“Është një situatë shumë e pakëndshme, bashkëbiseduesi im nga Serbia është shumë i padurueshëm . Janë disa gjëra që nuk kapen nga kamerat dhe mikrofonat por ai tërë kohës sa unë flas ai bërtet. Ndonjëherë përdor edhe fjalë të rënda, gjuan fjalë në gjuhën serbe. Më thotë gënjeshtare, po rren, nuk është e vërtetë edhe shan, ndonjëherë edhe me tone të rënda”, tha Çitaku. Kësaj i thonë ''DORZIMI'', ndaj Daçiqit, ndoshta nuk i ka thënë e ndryshe, që do ishte edhe katastrofë.....

Daçiqi ja paska futë Vlorës-frikën në palcë

Çitaku tregon sjelljet jo të mira të Daçiqit karshi saj në Këshill të Sigurimit. Përveç përballjeve të nxehta në fjalimet zyrtare , Vlora Çitaku tregoi se Ivica Daçiq nuk është i sjellshëm as në kohën kur nuk shihet nga kamerat. Çka do thotë kjo?! Mos vallë edhe.....

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka përfaqësuar për disa vite Kosovën në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku përballet me përfaqësuesin e Serbisë, Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq. Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Vlora Çitaku tha se shumë herë gjatë fjalimeve të saja, i bie të dëgjojë tone të ashpra, madje edhe të shara nga Ivica Daçiq.

“Është një situatë shumë e pakëndshme, bashkëbiseduesi im nga Serbia është shumë i padurueshëm . Janë disa gjëra që nuk kapen nga kamerat dhe mikrofonat por ai tërë kohës sa unë flas ai bërtet. Ndonjëherë përdor edhe fjalë të rënda, gjuan fjalë në gjuhën serbe. Më thotë gënjeshtare, po rren, nuk është e vërtetë edhe shan, ndonjëherë edhe me tone të rënda”, tha Çitaku.

Lexoni edhe këtë, marrja që se-mbulon turpin

“A jeni myslimanë ju… a jeni shumica myslimane. I thash që po, ne jemi shumica myslimane por ne kemi edhe të krishterë, kemi edhe ortodoksë dhe mbi të gjitha ne e çmojmë aleancën me popullin amerikan dhe i tregova se si kemi reaguar ne pas sulmeve të 11 shtatorit. Ja thash rrëfimin që kam parë një det me njerëz, djem të ri që donin të shkonin për të luftuar, për ta mbrojtur amerikën”, tregoi Çitaku.

As kush nuk e ka të drejtë me reaguar domosdo pos autorit të këtij shkrimi?!

Çitaku-Daçiçit ; 8:2

NGA: RAGIP GURAZIU MË: 20 NËNTOR 2015

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i tha troç Daçiçit,ministit të Punëve të Jashtme të Serbisë, sy më sy,se Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran.Dhe i tha troç se Kosova, asnjë herë nuk do të diskutoj me Serbinë për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Pedantëria e Ambasadores Çitaku,i ka mahnit të gjithë të pranishmit në sallë

Një Ambasadore shqiptare në Amerikë,me dinjëtet të lartë kombëtar,me sy të patrebur përfaqësoi Republikën e Kosovës,në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ia ka bërë të qartë edhe një herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiçit, se Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran.Çitaku ja tha troç Daçiçit,se Serbia po mundohet në çdo aspekt ta pengoj Republikën e Kosovës drejtë rrugës së pakthyeshme në BE,së,si që ishte ajo e pranimit të shtetit të Kosovës në UNECSO,dhe ia përkujtoi Daçiçit se tre shtete nuk na mundësuan kësaj radhe pranimin ne UNESCO,por heren tjetër do të jemi aty pra,në UNESCO.

Por me besoni sa reagime kundër këtij shkrimi kap pasur publike,veq po mendojë se reagusit kanë pas sado pak konsiderat ndaj meje,që tani edhe nuk me kanë ofenduar edhe ndryshe,që tani po bindem se mu ata që unë shkrimet i bëjë veq për ta edhe në këtë moshë,pasi jam pensionuar,po dorzohem para tyre se vrejtjet edhe atëkohë i kam marrë si pozitive...

Reagimi i autorit ndaj Daçiqit....

Kosova nuk e ka vetëm një Vlorë-por ka Shota e Azema,dhe mos e teproni më tepër...

Daçiç dhe Serbia po harrojnë se e ka tepruar me Kosovën...

Bilanci i luftës në Kosovë, përfshin krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999: Vrasjet, masakrimet; dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova; varrezat masive; vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.; dhunimet e femrave; rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi; helmimet; rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.; shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera. Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare - 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion - 358; zyra të vendit - 71; shtëpi kulture – 30; biblioteka publike dhe shkollore – 93; objekte shëndetësore – 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe) – 215; kisha katolike – 5; objekte ndihmëse – përcjellëse - 88.101. Pasojat e luftës ishin: okupimi klasik i Kosovës; sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë; masakra të mëdha; vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra. Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999: janë vrarë 11.840 persona nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1450 banorë ende janë të pagjetur; janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë; 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA; pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Daçiç dhe Serbia po harrojnë se në Kosovë ka ndodhur gjenocid

Në raportin për Kosovën,”Human Rigst Watch” dëshmon “për krime lufte kundër njerëzimit”në Kosovë.Janë disa momente të cilat nuk mund të anashkalohen me rastin e bërjes publike të këtij raporti. Nuk mund të ketë dy bindje për një të vërtetë.Kriteri i së vërtetës nënkupton vlerësimin,pra gjykimin për të kontrolluar vërtetësinë ose gënjeshtrën e një pohimi,hipoteze,teorie ose parimi.E vërteta thotë se “në emër të stabiliteti rajonal”,Bashkësia Ndërkombëtare ka toleruar shkelje të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.Epilogu dihet”:në Kosovë u zhvilluan proceset me antipode “kundruall njerëzimit”;u zhvilluan aktet më dehumanizuese “që atakuan ekzistencën e njerëzve”;u përligjën masat “të cilat atakuan zhvillimin arsimor dhe shpirtëror të shqiptarve”;u nxorrën akte “që synuan shtypjen e vullnetit shoqëroro-politik dhe demokratik të shumicës dominuese shqiptare të popullsisë së Kosovës”.

Nuk e di pse ngurrojmë që çdo dukuri ta quajmë me emrin e vetë të vërtetë?Është thënë me të drejtë se ekzistojnë, së paku, pesë vështirësi gjatë shkrimit të së vërtetës.E para,”ai që dëshiron të luftojë gënjeshtrën,duhet të ketë guximin ta shkruaj të vërtetën”.E dyta,”mençurinë për ta dalluar atë”.E treta,”artin për ta bërë të përdorshme atë”.E katërta,”zgjedhjen e vërtetë të saj”.E pesta,”zotësinë për ta shpërndarë të vërtetën”.Në Kosovë ka ndodhur dhuna dhe terrori shtetëror e politik serb me përmasa të gjenocidit.Kjo dukuri nuk është e re.Po qe se do t’i bënim një vështrim sado të shkurtër “historikut të krimit dhe të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve”,do të mund të identifikonim “lashtësinë e tyre si dhe gjeneratorët e aktit të krimit gjenocidal,që kanë marrë fuqi që nga ‘Naçertania’e 1844-shit”.

Kompenenta tjetër e vështrimit nisej nga e vërteta se asnjë individ dhe asnjë formacion politik serb,me asnjë deklaratë dhe në asnjë mënyrë, nuk është distancuar nga veprimet e pushtetit serb në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta. Me në fund, komponenta e tretë nisëse e shqyrtimit ishte se ai përqendrohet në periudhën më të re dhe pretendon të dëshmojë në mënyrë të pakontestueshme, pasojat e zbatimit të akteve gjenocidale të pushtetit serb në Kosovë,veçanërisht ç’prej se u rrënua,në mënyrë jokushtetuese, autonomia e saj.Pushteti serb historikisht kishte synim për të asgjësuar “çdo gjë shqiptare”në Kosovë.Në të vërtetë,”krimi dhe gjenocidi i planifikuar,i përgaditur ‘shkencërisht’ dhe i zbatuar profesionalisht e institucionalisht”,ka filluar të zbatohet në Kosovë sistematikisht pas Luftës së Parë Botërore për të arritur kulmin në regjimin serb të Sllobodan Millosheviçit.

Së këndejmi,”promovimi i gjuhës së urrejtjes ndaj popullit shqiptar”, veçanërisht gjatë viteve të tridhjetë e të nëntëdhjetë të shekullit të kaluar,nuk mund të shpiente tjetër veçse në mohimin e së drejtës për ekzistencë të shqiptarëve.Dëshiroj të vë në dukje, më këtë rast, se nxitja, përgaditja, po sikurse edhe pjesëmarrja në gjenocid dhe fshehja e përgaditjes së tij, janë akte që i përkasin gjenocidit (Shih për këtë Konventën për Pengimin dhe Dënimin për Krimin e Gjenocidit të vitit 1948).Këto akte janë të dënueshme dhe i përkasin grupit të akteve”delictum uris gentium”.

Ç’është e vërteta, nxitja publike e akteve të urrejtjes dhe të armiqësisë,dhuna shtetërore ndaj shqiptarëve”përbëjnë një tërësi aktesh të ndërlidhura të cilat tregojnë karakterin ciklik të gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve”. Në përpjekjet për të minimizuar faktorin shqiptar dhe për të maksimalizuar faktorin serb që, së paku,nuk paraqesin “formulën e gjetur për Kosovën” ka, në fakt, angazhime për “imponime të ndërrimit të roleve” ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe “të prezantimit”të serbëve si “viktima”,përkundër gjithë asaj që kanë përjetuar shqiptarët.

Në vend se “të sulmojnë”,shqiptarët “detyrohen“ të kthehen “në mbrojtje”, ndërsa serbët, në vend se “të mbrohen”,po “stimulohen “që “të sulmojnë”.Liria për ata që kanë vrarë është ofendim për kujtimin e të vdekurëve.Kriminelët serbë,jo vetëm që mbahen të lirë,por mbajnë poste të larta ushtarake e policore,e Bashkësia Ndërkombëtare pohon se në Sërbi “ndodhi demokracia!”.Dakord me sugjerimin që “të shikohet përpara “, ”nga e ardhmja”,por jo edhe me rekomandimin që shqiptarët “të harrojnë të kaluarën”.Plagët tek shqiptarët janë ende të freskëta sa që “pajtimet pa kusht”janë të pamundshme.Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka të drejtë që të kërkojë prej shqiptarëve “që të falin gjërat që nuk mund të harrohen”.Problemi me ata për të cilët “nuk ka gjurmë“ bëhet gjithnjë e më i theksuar,për shkak të shantazheve që bën “pala serbe”për kërkimin e “të vetëve“,për “të barazuar rezultat” ose për ta paraqitur gjendjen në raport ”një me një“ ose “një për një''

Ndryshe, Serbia e ka të feksët Srebrenicen ku i vrau ushtria serbe 8000 boshnjak për dy 2 dit, e kalli shtëpia, xhamia e katedrale katolike e protestante ne Bosnje e Kroaci, dhe Daçiç ishte në atë kohë perkrah Millsheviqit, dhe Vlora kishte qenë mirë ti thoshe këtij krimineli; ‘ju e keni vendin në burg e jo këtu ku jeni ulur, në këtë karrige.....

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat