Femra duhet t’i gëzojë të gjitha të drejtat që ka mashkulli

Opinione

Femra duhet t’i gëzojë të gjitha të drejtat që ka mashkulli

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 5 mars 2018 Në ora: 21:39
Ramiz Dërmaku

Ajo që na bënë të mburremi ne me femrat tona, është nderi, morali, guximi, dashuria, besnikëria ndaj Atdheut.

Femra duhet ti gëzoj të gjitha të drejtat që ka mashkulli.

Femrat tona akoma nuk janë të afta.., që të marrin vendime pa u konsultuar me burrin, prandaj kjo na jep të kuptojmë se jemi largë shumë largë prej demokracisë. Deri sa të shkilen ne mënyrë drastike të drejtat e tyre për shkaqe të ndryshme. Kur femëra shqipëtare të punojë e pa penguarë nga askush aty mund të flasim se po punohet drejtë demokratizimit të shoqërisë dhe femrës shqiptare. Eshtë e vërtet që femrat shipëtare ishin e janë akoma edhe sot ne një farë mënyre të emancipuara.

Mirëpo si do që të jetë ne duhet të mburremi me nderin e femrës shqiptare ne përgjithësi. Ajo duhet të jetë e aftë për ti kryer të gjitha punët; si infermiere, edukatore, mësuese, industri, amvisëri..,etj. pra thënë shkurt ne të gjtha vendet e punës. Femra shqiptare është nje femër e dashurë, e fortë, punëtore, intelegjente, besnike e afërt, është një nëne e mrekullueshme.

Femrat jonë me sjelljet e tyre jo të mira, jo që shkelin mbi ligjin, por dëmtojnë të drejtat si dhe pengojnë zhvillimin e demokracisë . Disa femra të cilat po rriten në mërgim deshëm ne ta pranojmë apo jo, ato po bëhen shkasë për pengimin e zhvillimin e demokracisë. Ato sillen ne mënyrë arrogante, nuk punojnë por bredhin poshtë e lartë rrugëve të fshatit apo qyteit. Mirëpo aftësia, sjelljet e pjesës dërmuese janë të tyre jo të mira po i qesin në hije të keqe Femrës shqiptare. Po shumë shpeshë unë i kamë dëgjuar femrat tona duke biseduar për femrat (gratë) tjera, duke bërtitur ).

Ne Kemi shumë raste kur femrat tona shkelin vetë mbi Ligjin dhe Liritë e tyre duke mos logjikuar se ne të gjitha ligje t ek ne shqiptaret, sepse këtu është edhe esenca e moralit. Nuk e lakmoj e asë nuk e pëlqej në asnjë mënyrë jetën e një femre në] boten përendimore, edhe pse vet për momentin jetoi në Diasporë. Burri duhet të jetë burrë.., burri duhet te jetë burr, e gruaja grua. Femrat tona po bëjnë të pamundëren për të ecë përpara, me kohën. Femër e emancipuar është ajo që e ka kokën plot me aftësi intelektuale. Ajo duhet të dijë ti edukoj, rrisë fëmijët të organizoj e zhvilloj një jetë të mirë por çdo herë duke i respektuar, jetësuar e avansuar metodat demokraike për emancipimin e fëmijëve , shoqërisë. Femra shqiptare gjatë tërë kohës ; si në paqë ponjashtu edhe në luftë i dëshmoi aftësitë e saj.

Femra shqiptare, përkundër shtypjes, presionit, dhunës së madhe që ushtrohej nga rrethi ku ajo jetonte) në disa raste edhe nga bashkëshorti., etj, ajo arriti që tek fëmijët e sajë ta shtojë dashurinë ndaj atdheut, trimërin dhe guximin dhe në rast nevoje edhe flijimin e jetës për mbrojtjen e emancipimit. Prandaj edhe femra shqipëtare kudo që gjindet dhe kudo që vepron, duhet reaguar ërkuar por nëse ka nevoj edhe me ngritë zërin ndaj dukurive të tilla, sepse duke i dënuar ato Ne ecim përpara . Ne që jetojmë në mërgim kemi nevojë edhe për takime të shpeshta ,sepse demokracia ka format e saja të veprimit.

Nëse konceptohet drejtë, nuk e zhvesh femren por i jep asaj vlerat që i meriton.Femrat shqiptare edhe ne shekullin 21 akoma janë viktim e diskriminimit, si në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, pra themi lirisht ne të gjitha trojet etnike por edhe jashtë tyre. Vite më parë ne mendonim se shkakëtar kryesor ishte Kanuni. Kur themi Kanuni me keqëardhje themi se ai akoma edhe sot është penges kryesore për zhvillimin emancipimit tek femrat sidomos tek ato që jetojnë në fshatëra, akoma po vazhdon të ndikoj edhe sot. Por kur e krahasojmë gjendjen momentale të emancipimit të femrës shqiptare pa hamendje themi se akoma nuk ka arritur vendin e duhur në këtë drejtim. Deri vone të gjithë thonim një gjë të vërtetë, se femra shqiptare ne përgjithsi gëzon shumë më pak të drejta se sa mashkulli. Padyshim, këtu ka pas segregacion (ndarje) ne mes gjinive të ndryshme, ku mashkulli ka pas qasje ne shumë gjëra ne të cilat femres i ështe ndaluar.

Eshtë e vërtetë se kohëve të fundit edhe femrat tona po ecin me hapa të sigurt. Sot femren shqipëtare si në trojet etnike ajo ka filluar të inkuadrohet në realizimin e detyrave dhe metodave demokratike.Femra shqipëtare duhet të ecë e sigurtë drejtë femrës Europiane por edhe jashtë e gjejmë duke punuar të gjitha punët, si studente, punëtore në uzinë, arsim, amvisni, mjeksi, parrlament, qeveri .., ; ajo stuidion, punon , dhe merrë pjesë ne të gjitha punët që dikur i kryenin mashkujt. Sot më gëzon fakti se krahas burrit-mashkullit gjindet edhe femra jonë. Sot femrat tona me rezultatet e treguara deri më tani.., edhe pse në kushte e rrethana të vështira ato treguan se me të vërtet janë krahu i djathtë i mashkulllit ,pra pjesëmarrëse si në aksione vullnetare, punë, studime.., por edhe në LUFTE. është e vërtetë se femrat po kryejnë të gjitha punë që dikur i kryenin meshkujt. Sot është evidente se edhe femrat tona me shumice shkollohen nepër Univerzitetet lokale si dhe ato ndërkombëtare. Unë mendoi qe akoma edhe sot diku .., diku.., diku shkilen të drejtat e tyre. Mirëpo si do që të jetë ne mburremi me nderin e femrës shqiptare ne përgjithësi. Sot kërkohet që femra ti ketë të drejtat e barabarta me mashkullin, sidomos tek ne shqiptaret, sepse këtu është edhe esenca e moralit. Femra jonë sot është një femër e cila me hapa të shpejtë po arrin aty ku e ka vendin depërton shpejtë në arenën ndërkombëtare . Ajo çka na bënë të mburremi është nderi dhe morali i femrave tona. Femra shqiptare edhe pse jetoi ne kushte të vështira, ekonomike, materiale, kur asaj i shkileshin të gjitha të drejtat ne mënyrë drastike ato me vendosmëri dhe shumë sakrifica I tejkaluan të gjitha. Prandaj ne duhet tua japim të drejtat që u takojnë edhe me ligjë, sepse këto të drejta janë të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat