Letër e hapur elitës politike në Kosovë

Opinione

Letër e hapur elitës politike në Kosovë

Nga: Nazif Laçi Më: 5 mars 2018 Në ora: 22:44
Nazif Laçi

Ju, zotërinj që po e udhëhiqeni politikën e Kosovës qe 18 vite, po ua rikujtoj se armiku shekullor serb ka vra, dëbuar, masakruar, djegë, uzurpuar e dhunuar popullin që ju po e udhëhiqni aktualisht. Me gjakun e bijve e bijave të këtij populli dhe ndihmën e botës demokratike, në ballë me Amerikanët u çliruam dhe vendi është  tani në liri. Mirëpo  ju po e keqpërdorni besimin e dhënë prej popullit, duke u pasuruar në mënyrë të paligjshme si dhe kaluar me familjet e juaja jetë  tejet luksoze, pra jashtë çdo norme e rregulli shoqërorë e shtetëror.

Ju me veprimet e juaja gjithnjë të pa matura, apo ditura keni bërë shumë damë shtetit të Kosovës me lloj-lloj marrëveshje me armikun. Tash e keni pru punën aq keq që shteti gjendet para një falimentimi të përgjithshëm social, duke ia humbur vlerën e tij, sepse me fajin e juaj Kosova është varfëruar, është çorientuar në të gjitha segmentet e shtetit, këtu natyrisht se vend të konsiderueshëm gjenë vend (Arsimi, Shëndetësia, Drejtësia, Ekonomia, Politika Ndërkombëtare etj ).

Ju pa fije turpi keni shndërruar Parlamentin e Shtetit si organin m? të lartë në cirk, dhe përmes kësaj logjike negative sot  populli ka humbur çdo besim në atë. Ju, shpejt harruat se këtij populli i kishte ardhë thika në ashtë me të këqijat e armikut, e tashë i ka ardhur thikë në asht nga ju, kjo është e padrejtë dhe e paarsyeshme dhe për me keq po ndëshkon vazhdimisht qytetarët e gjorë, të cilët janë mbetur nën mëshirën e shpresës dhe fatit. Ju zotëri a e dini se rinia shqiptare e mrekullueshme ka mbetur rrugëve me diploma duke humbur çdo shpresë dhe perspektivë jetësori. Ju zotëri a e dini që gjysma e popullit gjendet në diasporë me sy drejtuar nga atdheu që nuk jep kurrfarë shprese, krejt me papërgjegjësinë  dhe  mos-konsistencën e  juaj që ishte dhe po tregohen në vazhdimësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat