Mësuesit ndihen të anashkaluar nga shteti

Opinione

Mësuesit ndihen të anashkaluar nga shteti

Nga: Ragip Guraziu Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:13
Ragip Guraziu

Në rast se duhet dikush të quhet hero i gjallë,për periudhën e viteve 90-99,atëherë jeni ju mësuesit,profesorët' ,të cilët në kushtet e okupimit të regjimit të kasapit të Ballkanit'Sllobodan Millosheviqit punuat dhe kontribuat në arsimin e Kosovës.

Asnjë pushtet deri tani nuk është lodhur me punën e mësuesit?!

Dhe sot askush nga Qeveria,edhe pasi jemi 19 vjet pas luftës,në liri, nuk lodhet që këtyre mësimdhënësve t'u siguroj një pagë dinjitoze apo një kompezim për këtë periudhë.Këta mësues duhet veç pagave edhe njohja e përvojes së punës së tyre gjatë viteve 90-99 t'u njihej bile- bile u takon sado pak shpërblim për kurajon e tyre dhe guximin patriotik,kombëtar,,që histiria nuk do harrojë kurrë shëmbëlltyren e tyre dhe mjerimin që ata tani po përjetojnë edhe 19 vjet pas kësauj liri gjysmake dhe pas 10 vjet të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tani jeni të anashkaluar nga shteti?!

Jemi në dijeni të dashur mësues se ndiheni të indinjuar dhe të anashkaluar nga shteti i juaj.Ndryshe,as MSHT-i dhe as Ministria e Arsimit që nuk bëren asgjë për mësimdhënësit e viteve të 90-99,nuk dua të besoj se nuk ka interesim për ta,por tani diçka është duke lëvizur,duke u bazuar në disa deklarata të qeverisë dhe ministrit të Arsimit,Arsim Bajramit,se kanë parasyesh tani këtë kohë se do të plotësojnë të gjitha kushtet të gjithë atyre që punuan dhe nuk u pajtuan që shkollave tona të vihen çelësat e mbylljeve,por ata vazhduan mu në kohën më të vështirë që ka mundur shumë lehtë dhe të rrezikohen me jetën e tyre.

Tani është koha që ata të mos injorohen dhe shumica e tyre janë në pension dhe po besoj se do të vijë ajo ditë shumë shpejtë që t'u buzëqesh fëtyra e tyre dhe familjeve të tyre.

Por shumica e tyre mësuesve nuk janë në këtë jetë,dhe vonesat 19 vjet pas lufte banen të veten ,fajtore te gjitha qeverit e pas luftes..

Këto ditë Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për ngritje të pensioneve, por jo të gjithë pensionistët e mirëpritën këtë hap qeveritar. Problemi kryesor doli të jetë përvoja e punës e pranuar institucionalisht.

Qeveritë e Kosovës së pasluftës, nga ajo e para e deri tek kjo e sotit, po e bëjnë një gabim të paprecedent dhe e keqja e madhe qëndron se akoma vazhdojnë me mosriparimin të këtij gabimi trashanik. Mospranimi i përvojës së punës nga ana e qeverive tona, të të gjithë atyre që punuan në kuadër të institucioneve të Republikës së atëbotshme të Kosovës të viteve 1990-99, është sa fatal për ata që punuan e sakrifikuan e aq mediokër e i poshtër për qeveritë tona.

Qeveria sot i ndan pensionet për pensionistët të gjithë atyre kontributdhënësve që punuan në kohën e Serbisë millosheviqiane, kurse atyre kotributdhënësve që punuan në atë periudhë për shtetin e Republikës së Kosovës nuk ua njeh kontributin si përvojë pune institucionale! Sikur duan të na thonë se Millosheviqi paska pasë të drejtë për veprimet antishqiptare! Mediokritet e injorim i skajshëm!

Arsimtarët shqiptarë që punuan në vitet ‘90-ta në kushte të shkreta shkollore, dhe këtë e bënë vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Serbinë millosheviqiane, ideal e kishin vetëm Kosovën e lirë dhe shtet të pavarur. Lëre që punuan pa lekë, po një këmbë e kishin në burg e një në dhe.

''Nëse dikush ka kontribuar për t'i dhënë Kosovës dritë dhe ideal për liri e pavarësi gjatë viteve 1990-1999, atëherë ata janë arsimtarët.''

''Nëse dikush i ka dhënë goditje më të fuqishme Serbisë përbrenda Kosovës gjatë viteve 1990-1999, atëherë ata janë arsimtarët.''

''Nëse dikush i ka bërë që shqiptarët ta ndjejnë se e kanë Republikën e vet gjatë viteve 1990-1999, atëherë ata janë arsimtarët.''

''Nëse duam ta dimë se cili resor i Qeverisë punoi e funksionoi përbrenda territorit të Kosovës gjatë viteve 1990-1999, atëherë ai është vetëm një, arsimi.''

''Nëse dikush i ka dhënë dije e orientim të drejtë gjeneratave e brezit të viteve 1990-1999, atëherë ata janë arsimtarët.''

''Nëse dikush e ka ruajtur me dinjitet, mençuri e trimëri indin e kombit shqiptar gjatë viteve 1990-1999, atëherë ata janë arsimtarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat