Dilemë: Skënderbeu apo Adem Jashari?

Opinione

Dilemë: Skënderbeu apo Adem Jashari?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:32
Sulejman Mehazi

Sot e njëzet vjetë më parë historisë sonë iu shtua edhe një sihariq i madh flijues që do mbetet jo vetëm në mbamendjen e historisë sonë kombëtare, por edhe në atë ndërkombëtare botërore, e ajo është familja madhështore e Jasharajve të Prekazit. Po kush, cili e cilët më shumë kanë sakrifikuar për popull e vatan sesa Jasharajt, pa na tregoni miq të dashur? A s'është shembull botëror i një familje madhështore pesëdhjetë anëtarëshe flijuese shqiptare, legjendë biblike familjare, origjinale e argumentuese e historisë së re njerëzore.

Nuk e dimë a mba mend historia njerëzore, vetëm një familje, të kishte luftuar kundër një shteti armiqësor që gjithë arsenalin e armëve të sofistikuara të lëshonte mbi shtëpinë e kësaj familje të Adem Jasharit, për të bërë krimet më absurde e më të turpshme serbe millosheviqiane? Kur e tërë bota ishte në hall me politikën kriminele serbe të Millosheviqit, Ademi së bashku me Hamzë Jasharin luftonin familjarisht pa ndihmën e popullit të vet kundër kësaj gjëme të egërsuar serbe. Keni  dëgjuar, lexuar e parë që një familje e tërë, burra, gra e fëmijë tog, të luftonte kundër një shteti të fuqishëm, të prishur e pa etikë luftarake  siç ishte e është Serbia? Kjo do mbahet mend si luftë më e pabarabartë në rruzullin e kësaj bote njerëzore. Luftë që pas 100 apo 200 vjetëve do rrikthehet në legjendë apo mit luftarak familjar. Sikurse Skënderbeu që është bërë legjendë e gjallë e bashkimit të trojeve shqiptare, Adem Jashari së bashku me familjen e tij është bërë legjendë e freskët e sakrificës familjare shqiptare. Skenderbeu ishte vetëm mbrojtës i popullit të vet, kurse Adem Jashari me familjen e tij ishin martirë të popullit të vet,  themelues e krijues të Republikës së Kosovës. Pas vdekjes së Skënderbeut populli shqiptar u robërua e u pushtua nga Perandoria Osmani, ndërsa pas vdekjes flijuese të Jasharajve populli i Kosovës u çlirua nga Serbia, e fitoi lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Habitemi dhe me opinionistët, intelektualët, historianët, patriotët e gazetarët shqiptarë sa të padrejtë janë ndaj kësaj familje të Jasharajve kundrejtë Skenderbeut, sa shkrime elozhesh  ndaj Skënderbeut, e sa heshtje të qëllimshme minimizuese ndaj Jasharajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat