Urime 7 Marsi dita e mësuesit!

Opinione

Urime 7 Marsi dita e mësuesit!

Nga: Milazim Maraj Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:56
Milazim Maraj

Të gjithë mësuesit në botë janë të mirë. Janë të domosdoshëm, janë ekspert për të i dhënë kuptim llojit njeri. Pa mësuesin njeriu nuk do të kishte kuptim të veçantë. Por mësuesi im është mbi të gjithë. Ai është prindi im i dytë. Është ndryshe nga mësuesit tjerë,është më i dashur, nuk mërzitej me mua edhe kur un isha i pa dëgjueshëm; më ledhatonte flokët dhe më kritikonte më shumë kujdes.” Je i mirë behu shumë i mirë” më thoshte. Ishte ky mësuesi im që kishte derdhur gjakun e vet që unë të kam alfabetin tim, në gjuhën shqipe.(DH: T). Në tavolinë më kishte vendosur abetaren më njolla gjaku. Auuu  mësues!? S’ka  gjë më thoshte mësuesi, kjo është ngjyra e kuqe shkruaje;” Ngjyra e kuqe si e zjarrtë dhe shqiponja më dy krerë e qëndisur më fill të artë, gjerë e gjatë bukur i prerë”(MG). Dhe ne e shkruanim. Por një ditë kur prindërit e pa shkolluar dhe të dezinformuar kishin dal kundër mësuesit tim, ai nuk u frikua dhe nuk u dorëzua por doli para prindërve më gjoks të hapur dhe me këto fjalë”Me vritni o shqiptar por ruani gjakun tim që fëmijët tuaj  të shkruajnë me te, shkronjat e bukura të gjuhës shqipe”.(Th M). Ky pra ishte mësuesi im s’ka kush në botë kësi mësuesi.

Një ditë mësuesin tim, e morën njerëz të ashpër  më uniforma i lidhen duart para nesh,  e ai ktheu kokën ka ne dhe na porositi:”Vazhdoni, ju do të jeni mësues të shkëlqyeshëm, mos u lodheni,mos u përkulni dhe mos u dorëzoni e ardhmja është e juaja,e ardhmja është e juaja, e ardhmja është e juaja”; jehonte zëri i mësuesit tim në korridorin e shkollës time. . Emrin e mësuesit tim tani e mban shkolla ime. Një ditë kur shkolla ishte e mbyllur mësuesi im erdhi në shtëpi të më mësonte.  Tani në prag të festës tënde mësuesi im më kujtohesh. Më kujtohet mësuesi dhe ndjej dhembjen për mësuesin tim, kësi mësuesi askush nuk ka në botë. Mësuesi më dha emrin shqip, më mësojë të lexojë shqip, të shkruaj dhe të kuptoj shqip. Ai më mësoj emrin babës, gjyshit dhe të stërgjyshit tim, më tregoj për vuajtjet, sakrificat dhe trimëritë e tij. Më tregoj për nderin, kujdesin dhe mirësinë e tij, për vdekjen dhe ngritjen e tij si feniks.

Më mësoj së ne kishim Universitet para 3000 viteve në Durrës, por e humbëm tani duhet ë kemi shumë universitete dhe nuk do të i humbim më kurrë. Mësuesi me tregoj edhe për fqinjët e tonë që i kishim dikur. Ata ishin: Gjermanet, Ruset, Turqit, Greket dhe Italianet. Tani është ndryshe më thoshte mësuesi, sepse e humbëm Universitetin e Durrësit. Mësuesi im që jetoj në burgje por nga burgu dërgoj porosi të nxënësit: Mësoni ju! Vetëm kur ju ë mësoni nuk do të burgoset truri shqiptar më thoshte mësuesi. Mësuesin e takova në luftë, po, më armë në dorë, më libër nën sqetull dhe laps në xhep. Ai na këshillonte; këtu duhet të tregoheni se jeni  shqiptar,të fort dhe të urtë. Robi i luftës nuk duhet të trajtohet si armik dhe as i rrezikshëm. Keni kujdes!  Mësuesi im është më i miri nuk ka fjalë. Ai më mbolli dashurinë për familjen, atdheun,të mirën, të bukurën, njerëzimin, florën dhe faunën, që ta kam orientim gjatë gjithë jetës. Më mbolli urtësinë në shpirtin tim që ta kamë si pajisje në kuvend. Ma mbolli durimin që ta përdori gjithmonë bashkë më guximin. Kjo është vepra e mësuesit tim. Kot mundohen parti e shoqata ta mashtroni mësuesin tim. Ai nuk njeh pengesë, nuk lodhet nuk frikohet, është i urtë , i vendosur ka plot entuziazëm, motiv dhe kurrë nuk e harron qëllimin. Nuk ka lodhje, në edukimin dhe arsimimin e nxënësve. Mësuesi imë fisnikëron gjeneratat e reja, krijon botën e mbarë, të qetë më plot dashuri dhe mirëkuptim. Të lumtë, të dua shumë mësuesi im.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat