Kur u prish dasma…

Opinione

Kur u prish dasma…

Nga: Ali Asllani Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:22
AliAsllani

Në këto kohë të vështira për shqiptarët e Kosovës,ku, as që bëhet fjalë të joshemi dhe t’i themi njëri tjetrit si dikur, “Durim ore burrë se bëhet mirë”. Kështu e mashtronim dhe e pajtonim njëri tjetrin. Aso kohe kur ishim të përjashtuar nga çdo formë dhe mënyrë e jetës institucionale. Ishim të okupuar nga politika diktatoriale serbomadhe. Por prapë kishim shpresa,dhe e qetësonim njëri-tjetrin.

Por sot jo, vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim shqiptarë. Sot nuk mund të justifikohemi dhe joshemi,  ta pajtojmë njëri tjetrin në këtë mënyrë. Sot nuk mund ta mashtrojmë kështu njëri tjetrin me kësofarë lajkash:“Haj-hajt se bëhet mirë;hajt se Zoti është i madh , dhe ka me ia thy qafën të këqijve.

Ky është fjalorë të cilin e ka instaluar me kohe okupatori tinzarë otoman. Në këtë mënyrë, shqiptarët e mjerë i mbijetuan disa okupatorë  në robëri. Ndërkaq sot mund të bëjmë një krahasim tjetër, e ai duhet të jetë: “sot është keq, nesër do të bëhet më keq, pasnesër akoma më keq,…. e kështu vazhdon krahasimi”. 

Vetëm Zoti i Madhëruar na ruajt dhe na shpëtoftë nga e keqja më e madhe, e cila e ka katandisur këtë Kosovë të stërvuajtur, dhe shqiptarin në përgjithësi. Kjo e keqe, vetëm sa vjen e shtohet nga dita në ditë. As që ka të ndalur madje. Mu kujtuan disa fjalëtë urta dhe mençuri të pleqnarëve tonë: “Kur u Prish dasma pyesnin? … Kur ia nisi ishte përgjigja!” Sa më qetësuan këto mençuri të tyre. Ndaj, kështu e titullova këtë artikull, duke dhënë edhe përgjigjen menjëherë në rreshtin e parë pas titullit.

Athua kjo farë “dasme ” e Kosovës fillojë me patriotë e njerëz të ditur, të edukuar, të qytetëruar, të mençur, të sinqertë, të shkathët dhe meritorë, që kishin vullnet, që donin dhe dinin ta udhëhiqnin popullin dhe vendin! Apo, ndoshta dasma fillojë me njerëz të pa qytetërua, pa edukatë, krminelë, banditë, të pacipë, e të paditur, të cilët para syve të vendorëve dhe ndërkombëtarëve e kapën shtetin dhe pushtetin, duke vrarë kundërshtarët e tyre politik, dhe duke e frikësuar popullatën e mjerë e cila, ishte akoma nën presionin e frikës që e kishte mbijetuar luftën.

Duke parë se si po rrëmbehet, zhvatët dhe rripet e mjerohet shteti im sot. Duke parë se si po zaptohen  postet qeveritare me rëndësi kapitale për vendin dhe kombin, nga njerëz të pa shkolluar, të pa edukuar, të pa ditur, të pacipë, dhe të pa denjë,  me mu ngesë akade miko-intelektuale për postet të cilat po i zaptojnë e okupojnë. Atëherë, unë them, se ka ndodhur obcioni i dytë, sipas të cilit, shteti dhe pushteti u kap nga kriminel, mafiozë vendës e ndërkombëtarë nga spiunë të instaluar nga Greqia, Serbia e Rusia, dhe nga aleati i vazhdueshëm e tinzarë i Serbisë, Tataro-Turko-Arabistani. Atëherë këtu qenka meseleja e dasmës, e cila qenka prishur që në fillim të saj. Kjo po, pasha besën, kjo ka mundësi!?

Dhe menjëherëdel një pyetje këtu, që kërkon përgjigje emergjente: Ku na mbetën patriotët e çlirimtarët që lejuan të na prishet dasma, mu atëherë kur ia nisi,  të cilën e kishim pritur për 2000 vjet?Mos o Zot më keq, athua vet këta “patriotët e ”çlirimtarët ”, i paskan prirë dhe janë duke e udhëhequra koma këtë dasmë. A është e mundur që këta vete paskan prishur që në fillim të saj, dhe vazhdojnë tutje shkatërrimin e saj! Patriotët e duan dhe japin çdo gjë për Atdheun, Kombin  dhe Integritetin territorial të tij. Patriotët nuk ia falin të huajve tokën e vet të lagur me gjakun e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre. Ata nuk ia marrin atdheun çdo gjë për veten e tyre. Ata nuk e rrjepin dhe zhvatin Atdheun  dhe popullin për së gjalli. Ata nuk marin, patriotët japin çdo gjë, madje edhe jetën për Atdheun!

Vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim, më falni për gjuhën dhe këto fjalë, më falni ju lutem shumë. Nga hidhërimi dhe helmi që më ka kapluar shpirtin dhe zemrën këto ditë, u detyrova t'i shkruaj. Nga humbja e shpresës e cila përherë ik e fundit, e të cilën ma vrau dikush, u detyrova të shkruaj edhe kështu. Unë qofsha i gabuar … por!? Në këto momente, jam i detyruar ta derdhë gjithë vrerin e akumuluar për këto 10 vite ta pavarësisë së shtetit hibrid. Duke pritur, besuar dhe shpresuar në:“Hajt se bëhet mirë; Hajt se Zoti është i Madh dhe ka me ua thyer qafën …këtyre Kriminelëve dhe Hajnave”. A nuk është ndjenjë e robit kjo mënyrë e të shprehurit më lart, apo JO miq. Vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim, heshtja dhe durimi janë ndjenja të robërisë dhe robit. HESHTJA ËSHTË MIRATIM!

Nëse pajtohemi të gjithë se gjendja në Kosovë qenka keq, atëherë del një pyetje tjetër këtu, “A duhet ta bëjmë mirë pra. Nëse po, kush janë ata  që duhet ta bëjnë mirë”? E nëse ata që duhet ta bëjnë mirë, jemi ne, atëherë kë po e presim pra, përse nuk po e bëjmë mirë, kush po na ndalon?! Për ta bërë mirë, ka shumë mënyra. Unë po i përmendi disa:

E para është, “Kur të dilni në zgjedhje, dënoni këta mafiozë, këta kriminelë,këta djajë dhe lugetër me figurë të njeriut!

Në të gjitha zgjedhjet gjërë me sot, 60% e qytetarëve legjitim dhe me të drejtë vote nuk kan dalur në zgjedhje”. “Një popull që zgjedhë politikanë të korruptuar,  nuk është viktimë, por bashkëfajtorë!”

Pastaj, për ta bërë mirë:

Duhët ta mbrojmë dhe ruajmë vendin, tërësinë dhe integritetin territorial të tij. Kjo bëhet me punë, punë dhe vetëm punë!

Duhët ta ngrehim nivelin e kualitetit të shkollimit. Kjo bëhet me mësim- mësim dhe vetëm mësim!

Duhet ta zbatojmë dhe respektojmë sundimin e ligjit. Kjo bëhet me shtrirjen e sovranitetin në gjithë territorin e vendit, dhe besueshmëri të plotë dhe të ngushtë mes popullit e policisë!

Duhët ta duam dhe respektojmë njëri tjetrin, dhe ta përkrahim më tepër për njëri tjetrin!

Mënyrë tjetër është edhe protesta.

Ndaj të keqes duhet të protestojmë, vëllezër e motra. Kundër të keqes duhet ngritur zërin. Unë para shumë vitesh, kur policia serbe na nxori me dhunë prej shkollave tona, kam protestuar. Kam ngritur zërin lart për t'u futur në shkollat tona. Së bashku me kolegët dhe nxënësit protestonim. Ndjehesh i fortë kur i ke pranë të gjithë ata që mendojnë si ti. Ndjehesh akoma më i fortë, kur je i përkrahur nga gjithë ajo turmë njerëzish, të cilët kanë kauzë dhe ideale të njëjta!

Do të jesh i përkrahur dhe mbështetur edhe nga vet Zot i Madhërishëm kur Lufton për kauzë të drejtë.

Ju lutem shumë, a mund ta imagjinoni, si mund të ndjehet sot kjo kategori e mësimdhënësve, të cilët aso kohe ngritën zërin, protstojnë , u vranë, u torturuan së bashku me nxënësit e tyre. Të përkrahur nga gjithë populli shqiptarë që jeton në Kosovë në veqanti dhe nga të gjithë shqiptarët në përgjithësi!

A mund ta imagjinoni … o ju njerëz të mirë, padrejtëisnë  e cila sapo ju bëhet këtyre mësimdhënësve, të cilët dikur i quanin Heronjë të Kombit!

A mund ta imagjinoni, si mund të ndjehet soyt  një mësimdhënës i cili 28 vite më parë e kishte shpallur pavarësinë e Kosovës. Mjafton t’ia lëshoni një shikim dëftesave të viteve ’90-ta, të lëshuara dhe nënshkruar nga mësimdhënësit, dhe shum lehte do ta kuptoni nga vulosja e dëftesave, në të cilat shkruan “Republika e Kosovës”.

A mund ta kuptoni sa të vonshëm janë këta 2008-shat, në kuptimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës!A mund ta imagjinoni dhembjen e këtyre mësimdhënësve, e cila vie nga nëpërkëmbja, nënqmimi, injoranca dhe mënyra se si po e përdhosin dhe konsumojnë autoritetin e tyre. Kjo po ndodhë pikërisht nga disa prej atyre që dikur i mësuam falas dhe pa asnjë lek. Madje, me mund shumë të madh, por gjithsesi, me DASHURI akoma më të madhe. Shumë-Shumë shpesh duke i harruar madje, edhe fëmijët tonë! Këto thika pas shpine, po na vijnë pikërisht nga ata të cilët dikur i pajisëm me dituri dhe diploma e dëftesa të sinqerta dhe të pastërta si loti. Jo diploma falco dhe analfabetësh, sikur sot!

Këto diploma dhe dëftesa, këta i ndalën dhe i ruajtën për vete. Këto po na NOVOITEN po thonë. Por Paradoksk  “suigeneris” këtu është, se puna, për pasojë të së cilës rrodhën këto dëftesa e diploma të sinqerta, nuk po njihet, as që po pranohet, madje as sot e kësaj dite! JO, puna jo, por dëftesat e diplomat po u nevojiten?!

E keni ngritur ju zërin ndonjëherë. Keni protestuar për ndonjë kauzë të drejtë ndonjëherë!?

Dikush do thoshte, “Jo nuk kam protestuar, sepse nuk kam pasur nevojë ta ngrisë zërin dhe të protestojë”. E unë të tillëve, që nuk kan pasur nevojë ta ngrisin zërin dhe të protestojnë, do ju thoja, “Ok mirë shumë, por ama ta dini se ju që nuk keni nevojë të protestoni, numerikisht jeni neglizhent. Kjo për arsyen, se ju po e vidhni, zhvatni dhe rrjepni vendin, prandaj jeni të kënaqur me gjendjen, prandaj jeni numerikisht pak dhe neglizhent. Ju jeni ata që po e shisni dhe copëtoni vendin. Ju jeni Ata që e keni sjellur kët popull të mjerë në kufirin e egzistencës”.

DEMOKRACIJA DO TA PAGUAJ SHTRENJTË PËRGJIGJEN NË KËRKESAT E TË GJITHËVE!?

Të varfëritë do të duan pasurinë e të pasurve - DEMOKRACIJA DO TUA JAP KËT!

Të rinjtë do kërkojnë të trajtohen sikur të moshuarit - DEMOKRACIJA DO TUA JAP KËT!

Gratë do kërkojnë të bëhen sikur meshkujt - DEMOKRACIJA DO TUA JAP KËT!

Të huajt do kërkojnë të drejtat e autoktonëve  - DEMOKTRACIJA DO TUA MUNDËSOJË KËT!

Hajnat dhe MASHTRUESIT do të kërkojnë funksione të rëndësishme SHTETËRORE - DEMOKTRACIJA DO TUA JAP KËT!

Por, kur HAJNAT dhe MASHTRUESIT më në fund marrin pushtetin në mënyrë “DEMOKRATIKE”.  Atëherë do të vijë një TIRANIJË akoma më e madhe se koha e cilësdo MONARKI apo OLIGARKIJ! -  Sokrati (470-399 p.e.re)

Në fund fare, po ju lë me një foto porosi të filozofit më të menqur të të gjitha kohërave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat