Lak(MANIA)mia e ca "pedagogëve" universitar, pengesë për reforma në arsim

Opinione

Lak(MANIA)mia e ca "pedagogëve" universitar, pengesë për reforma në arsim

Nga: Fadil Maloku Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:39
Fadil Maloku

1. Lakmia për të “pushtuar” majat dhe privilegjet që i ofroj pushteti i transicionit kosovar... ka rezultuar me ?o pasoja kogja negative, që jemi duke i përjetuar edhe si vend edhe si model shtetndërtimi.

2. Model ky, i cili në vend që të bëjë një seleksionim pozitiv të nevojave afatgjata të leverdisë nga koherenca zhvillimore dhe ajo emancipuese, me vendet dhe shtetet tjera që kishin probleme identike, është marrë me hiperproduksionin e elitave “shkencore” dhe sosh “akademike”;

3. Model ky, që përgjatë këtyre dy dekadave, në vazhdimësi e pati si imperativ "pushtimin" e magjisë së “fuqisë politike” (që siç thotë Maks Weber, në ndërdije e urdhëron vetveten të pushtohet nga mania e të poseduarit dhe të kontrolluarit të çdo gjëje?!) për të qeverisur turmën. Por, jo, edhe për të prodhuar cilësi edukativo arsimore në faza afatgjata për Republikën e Kosovës. S' këndejmi, lak(mania)mia për pushtet bëhet një pengesë serioze për reforma në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat