A po fillon një epokë e re post kësaj klase politike? - Bota Sot
A po fillon një epokë e re post kësaj klase politike?

Opinione

E mërkurë, 19 shtator 2018

A po fillon një epokë e re post kësaj klase politike?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:22
Skënder Mulliqi

Kosova po hyn në epokë të re të post kësaj klase politike. Një klase politike e cila nuk i realizojë gati as kerkesat elementare të qytetarëve, dhe besimin dhënë, një klase politike e cila u zhyt në krim të organizuar dhe korrupcion, në keqpërdorime, në pasurim të pa ligjshem…

Gjatë këtyre viteve të fundit partitë  janë duke përjetuar kriza të thella edhe strukturore. Qendruan gjatë në pushtet dhe shumë gjatë nuk punuan mirë. Bëhët fjalë për keqpërdorim të pozitës, për keqperdorime të buxhetit, për mos zhvillim ekonomik, për mos avansim të proceseve demokratike.Përsonat e caktuar në hiearkinë më të lartë shtetërore e partake u pasuruan në menyrë marramandese në kurriz të qytetarëve ,të cilët po përjetojnë ditë dhe netë shumë të vështira ekonomike -sociale, të sigurisë, krizë morale e kriza të tjera. Praktikisht këta u tregun lojtarë të dobët politikë, u treguan së janë  lakmitarë për pushtet apsolut si në komunizem.Punuan më shumë për vete, për familjët e tyre, për militanë partiakë ...Këta nuk e meritojnë më  të jenë në eshalonin e parë politik. Disa duket së shpejt do të largohen nga pozitat e larta qe i kan .Shumë kënd e ka kapur frika së kur të largohen të fuqishmit nga pushteti, nuk do të kënë më mundësi të qendrojnë në pozitat e larta shteterore e partake .Si pozita ashtu edhe opozita ia ruajtën mirë shpinën njera -tjetrës.Opozita në fakt është për ta kontrolluar punën e pozitës për këtë gjë nuk e bëri mirë .Dhe, natyrisht kur nuk kemi opozitë të fortë pushteti vrapon pas keqpërdorimeve ,pas realizimit të interesave  individuale.Këta nuk besuan në demokraci dhe as në pluralizëm. Gjendja në shoqëri dhe rruga nëpër të cilën po kalon është bërë rrugë e mbushur më plotë rreziqe. Nuk është veshtirë më deshifru situaten pse kemi një shumicë që po jetojnë në varfëri.

Votuesit nuk i kan menduar mirë punët, duke i votuar rregullisht strukturat e njejta partiake të cilat struktura si bartëse të pushtetit që ishin, qytetareve si kundëshpërblim për  besimin e dhënë , u dhan pak më shumë së një kore bukë! I lanë shumë familje më kuleta të zbrazëta, më frizhidera të zbrazët, I lanë më valigje të gatshme për ta braktisur vendin, duke mos i llogaritur këtu afër 20 përqind të popullatës të cilët po jetojnë sikur të ishin në Etiopi,  e jo në zemer të Evropës.Nuk kemi drejtësi dhe as ligje të cilat po e mbrojnë ashtu si duhet  njeriun e thjesht të këtij nënqielli. Ata të cilët kan menduar së do të kemi shtet të rregulluar, të zhilluar,  jetë më të mirë, shumë keq janë mashtruar.Kjo gjendje mund të zgjat më shumë që dikush ka mundësi të prêt. Askush nuk po mendon që këtë klasë politike  ta dergon në Allkatrazin famkeq , por që të skajohën duke iu lëshuar rrugë forcave progresive sigurisht së po. Largimi i tyre vullnetarë do të ishte akti më moral i tyre.

Pushteti nuk është i përjetshëm për askënd në këtë botë, siq nuk është e përjetshme  as vet jeta. Shumë  nga këta njerëz në krye të politikës  i ka shkelë koha.Shpjegimi  për këtë është i panevojshem.Veprimet për të shpëtuar demokracia e cila po vdes janë bërë të ngutshme, sikur që janë  bërë të ngutshme ndryshimet për të mirë në këtë vend. Demokracia  dhe sistemi shumpartiakë pluralist janë garë politike, e jo luftë, ku dominojnë para së gjithash vlerat, ku dominon e mira karshi të keqës …

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test